Realizohet një shenjë tjetër e fundit të botës: ”Këpuca e zgjuar”

Paralajmërimi i “Këpucës së Mençur” apo “Smart-Shoe” nga Profeti Muhammed (alejhi selam) si shenjë e Kijametit

Kohët e fundit është zbuluar e ashtu-quajtura “Smart-Shoe” e cila përmes teknologjisë i tregon njeriut (lexo: i flet) se në cilin drejtim duhet të shkojë.

Ajo çka është interesante në këtë zbulim është paralajmërimi që e ka bërë Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) për paraqitjen e kësaj këpuce, dhe se kjo është një shenjë tjetër e afrimit të Kijametit – fundit të botës. Ka thënë Muhammedi (paqja qoftë mbi të):

“Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do të vijë Kijameti derisa njeriut të mos i flet edhe nallja (këpuca) e tij”– Transmeton Ibn Habbani në Sahihun e tij

Për më tepër, ky është argument shtesë për ata që ende nuk janë bindur që Muhammedi (paqja qoftë mbi të) është i Dërguar dhe i mësuar nga Allahu i Madhëruar, Ai që e di të fshehtën, që e di të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen!

“Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” [Kur’an, 41:53]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne