Roberto Tottoli

Siç Alastair Hamilton ka deklaruar në vitin 2008 në Fruti i Ndaluar: Kurani në Evropën e Hershme Moderne, “disa libra ishin aq të frikshëm dhe të lakmuar, aq të urryer dhe të dëshiruar, si Kur’ani në Evropën e hershme moderne.” Polemikat fetare, aktivitetet tregtare dhe rrëfimet e udhëtarëve që reflektonin konfrontimin politik dhe social, kanë shënuar interesin e Evropës Kristiane për Islamin dhe librin e tij të shenjtë. Së bashku me jetën e Muhamedit, Kur’ani është një pjesë themelore në pikturën e Evropës për Islamin. Historia evropiane gjatë shekujve është përpjekur të studiojë Kur’anin, kryesisht në mënyrë që ta hidhte atë poshtë, por edhe për të avancuar një njohuri që po rritej prej asaj që teksti thotë.

Për këtë arsye, Kurani jo vetëm që është përkthyer, por edhe është diskutuar dhe sulmuar me polemikë, që nga shekulli i dymbëdhjetë. U studiua edhe origjinali i tij në gjuhën arabe përmes disa dorëshkrimeve që kanë arritur në Evropë – njohja e Kuranit ishte e ngjashme me hapin e fundit të dijetarëve që demonstronin aftësinë e tyre në arabisht. Interesi njerëzor në kthimin te burimet origjinale dhe zbulimi i shtypjes (printimit) i dha një vrull të ri interesit për Kuranin në shekujt XV dhe XVI. Në veçanti, shtypja dhe interesi i biznesit në prodhimin e librave nxitën përhapjen e kulturës. Për më tepër, Reforma theu unitetin e krishtërimit perëndimor, i cili i përdori referencat e Islamit për rivalitet të brendshëm dhe konfrontim. Papritmas, Kurani nuk ishte thjesht libri i armikut, por qëllimi i dijetarëve dhe i nxënësve të arabishtes dhe Islamit, dhe nevoja e tipografëve dhe tregtarëve. Kështu u krijuan dizajnet e para në arabisht dhe, librat e parë në gjuhën arabe, edhe pse ende një ndërmarrje e rrallë, u shfaqën. U botua gjithashtu edhe Kurani. Paganino dhe Alessandro Paganini shtypën për herë të parë Kur’anin në Venecia, në vitet 1537-1538, me iluzionin se ata mund ta tregtonin atë në Perandorinë Osmane. Përpjekja dështoi, dhe vetëm një kopje e këtij Kur’ani u zbulua, duke provuar ekzistencën në vitin 1987.

Në një Evropë tashmë të përshkruar nga luftimet ndër-kristiane pas Reformës, një numër dijetarësh të së ashtuquajturës Republika e Letrës kultivuan njohuritë e tyre për gjuhën arabe dhe Kur’anin dhe, në disa raste, gjatë shekujve gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë, u përpoqën të përkthenin dhe të shtypnin tekstin e tij arab. Vetëm disa përpjekje patën sukses në prodhimin e botimeve të pjesshme, me dizajne të mira ose jo aq të mira, por shumica dështuan, ashtu si edhe puna e Johan Zechendorfit (v. 1662). Kështu, botimet e plota të Kuranit në gjuhën arabe janë shtypur vetëm në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë, në sajë të përpjekjeve të Abraham Hinckelmann (v. 1694) dhe Ludovico Marracci (v. 1698).

Megjithatë, shfaqja dhe zbulimi i materialeve të reja tani janë duke e ndryshuar fushën. Jo vetëm që Kurani i Paganinit është tani nën interesin e dijetarëve, por edhe pesëmbëdhjetë dorëshkrimet personale të Marraccit dhe kopja e plotë e edicionit arab me përkthim interlinear latin nga Zechendorfi janë gjetur në Romë dhe në Bibliotekën Kombëtare egjiptiane në Kajro në vitet e fundit. Dorëshkrimet e sapo zbuluara të Marraccit tregojnë se ai ka kaluar dekada në studion e tij në Piazza dei Campitelli në Romë, në vendin e urdhërit të tij fetar, jo vetëm duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke marrë pjesë në politikën e Vatikanit në të cilën ai kishte ndikim, por edhe duke punuar me Kuranin. Ai prodhoi pothuajse 10,000 faqe të tekstit në arabisht, latinisht dhe italisht, duke u fiksuar në gjetjen e mënyrës më të mirë për ta kthyer Kur’anin nga arabishtja në latinisht. Ai madje pohoi në punën e tij (Padova, 1698) që ka përkthyer të gjithë Kur’anin katër herë, por fjalët e tij u menduan të ishin retorika tipike të një autori i cili dëshiron të promovojë produktin e tij. Në të vërtetë, dorëshkrimet e zbuluara i përfshijnë të katër versionet e ndryshme të Kuranit që ai ka prodhuar gjatë dekadave, ku shfaqen të gjitha dyshimet e përkthyesit, duke zbuluar ndikimet që fshihen prapa ndryshimeve, fshirjeve dhe rishkrimeve në vitet para se të shtypej versioni përfundimtar.

Kurani i Zechendorfit që gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit në Kajro, është një dëshmi për fatin e trishtuar të një viti të gjatë pune që nuk pati një fund të lumtur. Zechendorfi nuk arriti të gjente as një dizajn arabisht dhe as mbështetje ekonomike për shtypjen e edicionit dhe përkthimit të tij të Kur’anit. Në tokën evropiane dhe gjermane të shkretuar nga Lufta Tridhjetëvjeçare, ai mundi të prodhojë vetëm një palë broshurash që përmbajnë fragmente të vogla të përkthimit të tij, dhe një dizajn të tmerrshëm arab të gdhendur në dru.

Këto materiale dhe analiza e mëtejshme e produkteve të tjera të shekujve XVI-XVII provuan se qëndrimet polemike dhe kërcënimi i Perandorisë Osmane, të paktën deri në rrethimin e Vjenës në vitin 1683, nuk i kanë dekurajuar dijetarët e arabishtes nga përkushtimi i viteve të jetës së tyre në përpjekje për të zgjidhur pjesët e tekstit të shenjtë musliman. Ortografia e komplikuar Kur’anore dhe kuptimi i saktë i disa fjalëve dhe pasazheve ishin probleme të mëdha, pasi ato kishin disa komente, dhe as edhe një punë në leximet dhe recitimet Kur’anore nuk ishte në dispozicion në bibliotekat dhe koleksionet evropiane. Ata kështu prodhuan, ose u përpoqën të prodhonin modelet e para të Kuranit duke kapërcyer kundërshtimin dhe dyshimin e krishterë; mungesa e dorëshkrimeve arabe të cilat u sollën në numër të vogël nga tregtarët, diplomatët, dhe madje edhe nga luftëtarët si të vjedhura; dhe të gjitha vështirësitë e Kur’anit në arabisht iu paraqitën lexuesit. Aktivitetet e tyre janë kështu të rëndësishme për historinë e Evropës moderne, historinë e përkthimit të teksteve fetare si dhe për evoluimin e bursave evropiane për të studiuar Arabisht dhe Islam para shekullit të nëntëmbëdhjetë. Tani sfida për historianët bashkëkohorë është që të shohin se si sipërfaqja polemizuese fsheh një angazhim të thellë ndaj dijes përballë vështirësive të mëdha. Nga kjo perspektivë, gabimet dhe lapsuset, të cilat janë të nevojshme për të kuptuar më mirë përmasat e këtyre punëve dhe kufijve të tyre, janë në këtë rast jo tregues të një njohurie të kufizuar, por dëshmi e një epshi të shquar për dije në kushte shumë të vështira që me të vërtetë e bënë Kuranin jo vetëm një frut të ndaluar, por edhe diçka pothuajse të pakapshme përpara kohës bashkëkohore. / © Gazeta Impakt

128