Matilda, një film i diskutueshëm që flet për një histori dashurie gjatë jetës së Car Nikollës II, perandorit të fundit të Rusisë, ka mbushur Javën e Filmit Rus në Insitutin e Filmit të Britanisë së Madhe në Londër.

Filmi i cili tregon një lidhje mes të riut Nikolai II dhe balerinës gjysmë polake Matilda Kschessinskaya, shkaktoi në Rusi një debat intensiv. Në veçanti, aktivistët ortodoksë rusë u ofenduan me portretizimin që i bëhej Nikollës II, duke qenë se ai u kanonizua si një shenjtor nga kisha në vitin 2000. Ata e hodhën poshtë versionin e ngjarjes dhe thanë se afera nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe pretenduan se qëllimi i filmit ishte që “Rusia të bjerë në kaosin e gjakderdhjes.”

Megjithatë ditari i Kschessinskayas tregon se ajo kishte qenë e lidhur për tre vjet me Nicholasin, duke filluar nga viti 1890, kur ai ishte një dukë 22 vjeçar dhe ajo ishte një 17 vjeçare.

Çifti u takua pas performancës së saj të diplomimit, dhe marrëdhënia me sa duket vazhdoi derisa Nikolla u martua me Princeshën Alix të Hesse-Darmstadtit (më vonë Perandorja Alexandra Fyodorovna në vitin 1894, pak pas vdekjes së babait të tij Aleksandrit.

Sidoqoftë, interesi publik për Matildan ishte kaq i lartë saqë organizatorët u detyruan ta rishfaqnin në 26 nëntor, ditën e fundit e festivalit.

Alexey Uchitel dha një intervistë për Sputnik para shfaqjes së dytë.

Pyetje: Si dhe kur vendosët ta bënit filmin?

A: Vendimin e mora katër vjet më parë. Fillimisht mendova të bazohem vetëm tek biografia e Matilda Kschessinskayas, por më vonë vendosa për ta bërë protagonist perandorin e ardhshëm të Rusisë, Nikollan II.

Pyetje: Çfarë ishte e rëndësishme për ju në këtë histori?

A: Pjesa e rëndësishme për mua ishte se fati i Rusisë u vendos në atë moment. Për shkak të një sërë rrethanash, Nikolla II zgjodhi jo vetëm fatin e tij, por edhe fatin e shtetit. Në disa raste, disa prej tyre janë të përshkruara në filmin tim ku i thuhet Nikollës se ai duhet ta merrte në konsideratë postin e perandorit. Ka momente të tilla si rrëzimi i trenit të Carit, tragjedia e Khodynkas, kur shumë njerëz vdesin gjatë kurorëzimit të Nikollaut. Pati shumë simbolika.

Pyetje: A prisnit reagime të tilla? A i dëshët ato?

Përgjigje: Jo, jo vetëm që nuk e prisja por as që munda ta përfytyroja edhe në ëndrrat e mia më të këqija. Gjithçka në lidhje me filmimin ishte absolutisht transparente: biseduam shumë për idetë tona, biseduam me gazetarët, shpjeguam se historia përfshinte dashurinë midis balerinës dhe perandorit të ardhshëm. Rezistenca ndodhi papritur, kur të gjitha filmimet u bënë dhe filluam redaktimin. Unë nuk munda ta imagjinoj atë.

Q: Çfarë donit të bënit me filmin, çfarë stili keni imagjinuar, cilat filma të tjerë ju kanë frymëzuar?

A: Mendoj se është e dëmshme të shikosh filma të tjerë para se të filmosh: ai mund të ndikojë pa dashje në vizionin tënd. Unë besoj se [Matilda] është një histori origjinale, pavarësisht se ka shumë filma rreth familjes mbretërore. Doja të tregoja historinë vetë. Duke folur për stilin, është një përzierje e melodramës dhe dramës me shtesa mistike.

Pyetje: Çfarë ishte më e rëndësishme – faktet apo pjesa melodramatike?

A: Çdo film apo një libër, nëse nuk është një dokumentar, është gjithsesi pikëpamja e autorit. Unë u përpoqa të inkorporoj faktet kryesore historike në vecanti, psh marrëdhëniet e njerëzve, mënyrën se si sillen kur janë vetëm. Kjo është diçka që nuk mund të lexosh në asnjë libër. Natyrisht, është një pikëpamje e autorit. Qëllimi im ishte të përshkruaj Nikollën II jo si shenjtor apo ikonë, por si një njeri të gjallë; njeri që pavarësisht pozicionit të tij, mund të dyshojë, dhe mendoj se kjo është një cilësi shumë e mirë për një njeri që bie në dashuri, i cili kishte empati emocionale. Desha që shikuesit ta shohin atë jo thjesht si një figurë vendimmarrëse, por si një qenie njerëzore të gjallë.

Pyetje: Si mendoni se nga ku doli skandali? A janë këto lojëra politike, apo provokime fetare, apo ishte humor i vërtetë i masave?

A: Jo, kjo nuk është aspak gjendja e masave në asnjë mënyrë. Së pari, ka disa personalitete të tilla si Natalia Poklonskaya e cila në mënyrë krejt njerëzore ka thjesht dashuri për figurën e Nikollës II; Ndërkohë, ajo është një ligjvënëse dhe një ish-prokurore, dhe për fat të keq ajo i ka përdorur fuqitë e saj për të bërë shumë të këqija kundër filmit. Së dyti, kjo ndezi zemerimin e disa organizatave të vogla që pretendojnë se predikojnë krishterimin ortodoks, por në të vërtetë predikojnë versionin agresiv të krishterimit. Ata bënë thirrje për të djegur teatrot dhe makinat. Ata arritën ta bënin atë për një kohë, por për fat të mirë ata u kapën dhe përfundoi gjithçka. Ka edhe disa drejtues të Kishës që besojnë se përderisa Nikolla II është një shenjtor nuk duhet të tregohen detaje të jetës së tij private. Kjo është e gabuar si në aspektin historik ashtu edhe në atë gjyqësor sepse Nikolla II, ashtu si gjithë familja mbretërore, është shenjtor për shkak të martirizimit të tij dhe jo për shkak të jetës së tij. Kjo është arsyeja pse jeta e tij është absolutisht e hapur për diskutim.

Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për faktin se ka marrëdhënie të veçanta midis një pjese të Kishës Ortodokse dhe qeverisë ruse. A mund të përbëjë pengesë kjo për filmin?

A: Nëse filmi do të ndalohej në Rusi dhe vende të tjera, atëherë kjo do të ishte një situatë e keqe. Por filmi tani është në kinema dhe unë besoj se kjo është një fitore e forcave të arsyes. Megjithatë, cdo gjë duhet marrë parasysh.

Pyetje: Cili ishte reagimi në vendet e tjera?

A: Filmi tani është në kinema në shumë vende të Evropës. Do të jetë në Azi, në Kore, Japoni, Kinë, në SHBA. Është e mahnitshme për mua pasi interesi është i madh. Biografia e Nikolas II dhe vdekja e tij është një histori e njohur, por pjesa e biografisë së tij (që dokumenton marrëdhënien e tij të dashurisë me Matildan) mezi dihet, prandaj interesi është i lartë.

Pyetje: A e ndihmon promovimin e filmit në vendet e tjera skandali i Rusisë?

A: Jam skeptik për këtë. Mendoj se skandali është i njohur vetëm për rrethin e brendshëm të njerëzve të interesuar në kinematografi. Unë kam qenë në qytete të tjera të Rusisë ku shumica e njerëzve nuk e kishin idenë për këtë. Ndoshta skandali ndihmoi në përhapjen e fjalës, por unë mendoj se njerëzit do ta ndjekin filmin më së shumti ose për shkak të interesit të kësaj periudhe historike, ose per interesin në përgjithësi për filmat, ose për shkak të ndjenjës së kundërshtimit: nëse filmi do të ndalohet, duhet të shkojmë dhe ta shohim atë.

Pyetje: Cila është çështja më e rëndësishme për ju tani?

A: Ka shumë gjëra, por më të rëndësishmet mendoj se janë gjithë të afërmit e mi, miqtë dhe të gjithë njerëzit në botë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur dhe të mos ketë luftë në botë. Unë erdha dje në Londër dhe kur u largova nga aeroporti më thanë që nuk më lejohej vajtja përsëri në hotel për shkak të alarmit për sulm terrorist. Djali im ishte në hotel dhe ata nuk e lanë të dilte jashtë. Kjo është e frikshme./sputnik/Gazeta Impakt

20