Përveç reprezaljeve që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit nëpër të gjitha rrugët e Shqipërisë nga policia, njoftohet se edhe 1300 forca policie do të jenë sot kryeqytet të angazhuar për protestën e opozitës së bashkuar, e cila do të nisë në orën 11:00 në Tiranë.

Strukturat e policisë kanë nisur të vihet në zbatim plani i masave që në orët e para të mëngjesit. Në akset lidhëse me qytetet e tjera ka prezencë të shtuar të policisë rrugore.

Burime zyrtare thonë, se janë vendosur autobotet me ujë pas kryeministrisë, zjarrfikëse dhe ambulanca në rast të ndonjë emergjence. Pritet që të jenë 1300 efektivë policie në terren, 900 do të vendose para Kryeministrisë.

13