Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu bëri të ditur se si kundërpërgjigje për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, u bisedua për masat e nevojshme për përmirësimin e aftësisë së ushtrisë ruse.

Shoygu tha se në mbledhjen e Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin me autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Industrisë së Mbrojtjes, të zhvilluar muajin e kaluar në Soçi, u shqyrtua programi i armatimit të ushtrisë ruse deri në vitin 2027.

Në takimin e zhvilluar me Putin u vlerësua edhe vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, tha ministri rus dhe shtoi: “Në lidhje me planin për tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja biseduam masat e nevojshme, që nevojiten për rritjen e aftësisë mbrojtëse të njësive dhe forcave tona ushtarake”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kishte bërë të ditur se vendi i tij do të tërhiqet nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, e nënshkruar ndërmjet Amerikës dhe Rusisë.

Presidenti Trump kishte bërë të ditur gjithashtu se: “Amerika ishte pala që qëndroi në marrëveshje dhe treguar respekt për të, por për fat të keq Rusia nuk respektoi këtë marrëveshje. Për këtë arsye ne do t’a anulojmë atë dhe do të tërhiqemi nga marrëveshja”.

Marrëveshja e Amerikës me këtë vend, që synonte mbrojtjen e aleatëve në Evropë dhe Lindjen e Largët, u nënshkrua në Uashington në 1987.

Marrëveshja i ndalon Rusisë dhe Amerikës hedhjen, prodhimin dhe testimin e raketave të orientuara që hidhen nga toka me një trajektore prej 300-3400 milje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Rusinë se e shkel shpesh këtë marrëveshje./ trt

23