Rusia hap çështje penale kundër gazetarit i cili sugjeroi që të hidhej në erë ura e Krimesë

Komisioni hetimor rus (RIC) ka hapur një çështje penale kundër Tom Roganit, një gazetari nga Shtetet e Bashkuara, i cili i “rekomandoi” Ukrainës që të hidhte në erë urën e Krimesë, tha Svetlana Petrenko, përfaqësuesja zyrtare e RIC.

“Një çështje penale është hapur ndaj shtetasit amerikan Tom Rogan, i cili botoi një artikull të titulluar” Ukraina duhet ta hedhë në erë urën e Krimesë të Putinit”. Ai bëri thirrje për shkatërrimin e Urës së Krimesë me anë të bombardimit”, tha ajo.

Sipas hetimit, në artikull gjenden “thirrjeve publike për veprimtari terroriste brenda territorit rus, që është një krim sipas nenit 205 të Kodit Penal”.

Hetimi ka caktuar një ekzaminim të plotë psiko-linguistik; janë ndërmarrë veprime hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat rreth krimit.

Përveç kësaj, po zhvillohet edhe një kontroll para hetimor kundër redaktorit të revistës javore Washington Examiner pas publikimit të artikullit nga Tom Rogan, tha Petrenko. Më herët, gazetari amerikan Tom Rogan e këshilloi Ukrainën që të hidhte në erë një urë të ndërtuar kohët e fundit midis Gadishullit të Krimesë dhe Rusisë kontinentale.

Sipas autorit, “Ukraina tani duhet të shkatërrojë strukturën e urës”, sepse struktura në dukje është një fyerje e rëndë ndaj kredibilitetit të Ukrainës si shtet.

Gazetari gjithashtu insistoi që SHBA duhet të mbështesë Ukrainën në këtë çështje. Ai publikoi një artikull tjetër të titulluar “Mos u shqetëso, SHBA do ta fitojë një luftë bërthamore me Rusinë”.

Ambasada ruse në SHBA tha në një deklaratë se “liria e fjalës nuk mund të justifikojë nxitjen për të kryer akte terroriste” dhe se artikulli i Rogan shkon “përtej kufijve të etikës së gazetarisë”./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne