Sa do dënohej Jankullovksa në Shqipërinë e Edi Ramës?

Ish-ministrja e brendshme maqedonase,  Gordana Jankullovska u dënua me 6 vite burg për abuzim me detyrën në tenderin e blerjes së automjetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Akuza penale lidhet me shkeljet e një prokurimi publik, pasi ish-kryeminsitri e paracaktoi personalisht automjetin, duke shkelur procedurat me ndihmën e ish-vartësës së tij, Jankullovska.

Tenderi ishte në vlerën e 600 mijë eurove dhe krahas çmimit të konsideruar si fiktiv me qëllime përfitimi, ish-ministrja u shpall fajtore për prishje të procedurave të tenderit. Bëhet fjalë dënimin e një ish-ministre në një vend jo anëtar të Bashkimit Europian për abuzim me procedurat e një prokurimi publik, me gjasë të çertifikuara nga vetë ish-kryeminsitri.

Përtej momentit të vështirë që po kalon Maqedonia, po tregon se ka vullnetin dhe është aftë të çojë ish-ministrat në burg. Diçka që në Shqipëri është utopi. Ndaj dhe është legjitime pyetja sa do dënohej Jankullovska në Shqipërinë e Edi Ramës?! Apo thjesht, do të promovohej…?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne