Sa i “varfër” është Saimir Tahiri

Nga ish ministri më i suksesshëm i qeverisë Rama, në ish-ministrin më të komentuar dhe më të sulmuar të politikës.

Saimir Tahiri është vënë nën “lupë” të Prokurorisë për akuzat e rënda, mediave dhe politikanëve kundërshtarë të cilët kërkojnë burgosjen e tij.

Mbi të rëndojnë akuza të rënda si trafikim të lëndëve narkotike dhe korrupsion pasiv e nëse këto akuza vërtetohen nga Prokuroria e Krimeve të rënda ish-ministri i Brendshëm rrezikon minimumi 14 vite burg.

Përveç akuzave, u fol tepër edhe për syzet e Saimir Tahirit të cilat sipas një kërkimin në internet kushtojnë jo më pak se 10 mijë dollarë, shifër kjo e pajustifikueshme me rrogën e një ministri apo të një deputeti.

Ditën e sotme për herë të parë ish-ministri komentoi “akuzat” mbi syzet e tij duke ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe duke cituar që nuk janë aq të shtrenjta sa thotë ai.

Në galerinë më sipër mund të shikoni syzet e ish-ministrit të shoqëruar edhe me çmimin e kripur.

Por sa i pasur është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri?

Sipas të dhënave publike në Open Data ish-ministri Tahiri ka shlyer dy kredi gjatë vitit 2016.

Shlyer gjatë vitit 2016 -56 714 lekë për një kredi konsumatore, kredi e marrë me qëllim shlyerje të detyrimit sipas Vendimit Gjyqësor me palë të dëmshpërblyera Argita dhe Shkëlzen Berisha.

Kredia është marrë më 28.09. 2015 në vlerën totale 2 100 000 lekë, në datën 31 dhjetor 2016 rezulton pa paguar diferenca 253 535 lekë.

Kredia është kthyer pasi nuk është realizuar qëllimi i saj dhe pas marrëveshjes me zyrën përmbarimore u vendos që detyrimi të shlyhet çdo muaj në llogaritë e paditësve.

2) Shlyer gjatë vitit 2016 -3 571euro për një një kredi marrë nga bashkëshortja në Shkurt 2007, për të cilën mbeten papaguar më 31 dhjetor 4 145 euro.

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

Të ardhura nga paga si Ministër i Brendshëm (plus komisione dhe të ardhura të tjera), 1 566 456 lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1)Bashkëshortja Fatlinda Tahiri të ardhura nga puna si pedagoge pranë Universitetit të Tiranës, FSHS, 1 044 527lekë.

2) Bashkëshortja , të ardhura nga paga në Satfarma shpk, 826 560 lekë.

3) Bashkëshortja , të ardhura si drejtuese e bordit të qendrës TISS, 240 000 lekë.

4) Bashkëshortja , të ardhura nga puna pranë Save the children, 3 210 euro.

5) Bashkëshortja t ë ardhura nga shitja e librit ku është bashkëautore 150 000 lekë.

6) Bashkëshortja të ardhura si eksperte pranë CRCA 2 550 euro.

Të tjera

1) Gjendje llogarisë së pagës më 31 dhjetor 65 958 lekë, pakësuar me 91 210 lekë.

2) Llogari bankare në emër të djalit është shtuar me 605 158 lekë.

3) Llogaria e kursimit nuk ka ndryshim gjendje, pjesa takuese 50%.

4) Gjendje llogari rrjedhëse, 3 381 lekë.

5) Gjendje llogari rrjedhëse, 200 lekë.

6) Gjendje llogari rrjedhëse, 1 200 lekë.

7) Bashkëshortja, Znj. Fatlinda Tahiri, gjendje llogari kursimi, shtuar me 900 euro.

8) Bashkëshortja, gjendje depozitë bankare, shtuar me 52 497 lekë.

9) Bashkëshortja, gjendje depozitë bankare, shtuar me 327 euro.

10) Bashkëshortja, gjendje llogari kursimi e pandryshuar.

11) Bashkëshortja, gjendje llogari kursimi celur më 22.07.2016, 4 400 euro.

12) Bashkëshortja, gjendje llogari page, shtuar me 555 848 lekë.

13) Bashkëshortja, gjendje llogari page 403 510 lekë, shtuar me 224 578 lekë.

14) Bashkëshortja, gjendje depozitë bankare 24 mujore çelur më 27.09.2016, 350 000 lekë 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne