“Sanksionet e reja të Iranit janë punë e budallenjve, të cilat nuk do të funksionojnë”

Senatori amerikan, Rand Paul, ka paralajmëruar administratën e Donald Trump kundër vendosjes së sanksioneve të reja ekonomike ndaj Iranit, duke thënë se sanksionet e reja janë një punë e budallait dhe nuk do të funksionojnë.

Paul, një ish-kandidat republikan për president, i bëri këto deklarata në artikullin e titulluar “Mendoni dy herë përpara sanksionimit të Iranit”, që u botua të premten. Muajin e kaluar, Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë votoi në favor të legjislacionit që do të autorizonte Trump të vendoste sanksione të reja ndaj Iranit mbi programin e tij të raketave, të cilat Teherani ka thënë në mënyrë të përsëritur se kanë karakter mbrojtës. Ky Pr/ligj ka nevojë për miratimin e Senatit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentit Trump për t’u bërë ligj. Sipas njoftimeve të publikuara të hënën, udhëheqësi i shumicës së Senatit Republikan Mitch McConnell kërkonte nga Senati vendosjen e sanksioneve më të ashpra kundër Iranit. Senatori Paul i kërkoi qeverisë së SH.B.A.-së të mos vendos sanksione ndaj Iranit me pretekstin e programit të raketave balistike, që Irani thotë se ka karakter mbrojtës. Ai shkroi se nuk është e drejtë të ndëshkosh Iranin kur të gjithë fqinjët armiqësorë të Republikës Islamike si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli kanë programe të përparuara të raketave./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne