Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jimm Mattis rrëfeu se një pjesë e elementeve të organizatës separatiste terroriste PYD/PKK, që përdorin emrin “Forcat Demokratike Siriane” (SDF) e që përkrahen nga vendi i tij, është dislokuar në Afrin.

Sekretari Mattis bëri deklarata të rëndësishme për gazetarët që e shoqërojnë gjatë udhëtimit për në Evropë në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Duke vënë në dukje se lufta kundër DAESH-it në Siri vazhdon ende, Sekretari Mattis tha se disa nga elementet brenda Forcave Demokratike Siriane, të kryesuara nga organizata separatiste terroriste PYD/PKK, janë shpërqendruar për shkak të operacioneve në Afrin dhe janë dislokuar në këtë zonë.

“Aktualisht në Afrin kemi një situatë në vazhdim që shkakton shpërqendrim. Kjo situatë bën që një pjesë e madhe brenda Forcave Demokratike Siriane, duke mos qenë i saktë numri i tyre, të drejtohen në këtë vend. Ata besojnë se shokët e tyre në Afrin janë nën sulm. Në disa raste disa njësi u dislokuan në Afrin”, deklaroi Mattis.

Mattis gjithashtu tha se Turqia është vendi i vetëm ku vazhdon “kryengritja e armatosur”, ndërsa shtoi se “ajo ka shqetësime legjitime në lidhje me kufijtë e saj me Sirinë dhe ne nuk e mohojmë këtë aspak”.

Sekretari amerikan gjithashtu bëri të ditur se vendi i tij shprehë mirëkuptim për shqetësimet kufitare që kanë vendet si Izraeli, Libani, Jordania apo Turqia.

Pentagoni më herët kishte bërë të ditur se disa elemente të Forcave Demokratike Siriane janë dislokuar, por këtë e konfirmon për herë të parë në mënyrë zyrtare./ trt

41