SHBA-ja dhe Evropa kërkojne hetimin e “Facebook” për keqpërdorimin e të dhënave personale

Rrjeti social “Facebook” regjistroi humbje në bursë pas zbulimit të përdorimit të të dhënave personale të miliona përdoruesve nga një shoqëri e lidhur me fushatën e Donald Trump, një polemikë që, sipas ekspertëve, mund të kërcënojë modelin e tij ekonomik.

Rreth orës 18:00 GMT, “Facebook” pësoi një humbje prej 6,5% duke arritur në 173,06 dollarë.

Në Evropë dhe në SHBA shumë zëra kërkuan hetime pasi gazeta amerikane “The New York Times” dhe ajo britanike “Observer” konfirmuan këtë fundjavë se kompania britanike “Cambridge Analytica” (CA), e specializuar në komunikimin strategjik, kishte marrë pa miratimin e tyre të dhënat e 50 milionë përdoruesve për të krijuar një program, i cili mundësonte parashikimin dhe influencimin e votës së zgjedhësve.

CA-ja ka punuar për fushatën e kandidatit republikan, Donald Trump, zgjedhur president i SHBA-së në fund të vitit 2016.

“Facebook” njoftoi se kishte bllokuar qasjen e firmës britanike në platformën sociale, pasi kompania londineze nuk i kishte fshirë të dhënat e përdoruesve, siç kishte premtuar, të marra në mënyrë të gabuar. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne