Shëndetësia falas një iluzion mediatik, ja si shpërthen nëna e fëmijës me Sindromën Down

Qeveria shqiptare ka mëse 4 vjet që deklaron me të madhe se ka ofruar shëndetësi falas për të gjithë shqiptarët. Por realiteti është krejt tjetër, shëndetësia falas nuk ofrohet as për shtresat më vunerabël të shoqërisë. I tillë është rasti i Emanuela Pepkola Zaimi, themeluesja e Fondacionit Down Syndrome Albania, e cila tregon kalvarin prej ditësh për të bërë një analizë për fëmijët. Pas sorollatjeve në dyert e spitaleve, në fund kur mendoi se mbaroi punë, ajo shprehet se punonjësit i thanë se duhet të paguajë, pasi sipas tyre duhet rekomandim nga mjeku për një analizë të kërkuar nga çerdhja. Emanuela Pepkola Zaimi është nënë e një fëmije me Sindromwn Down.

STATUSI I EMANUELA PEPKOLA ZAIMIT:

Shtet m****. Ky eshte shteti dhe shendetesia falas, qe na ka pajisur dhe me karta shendeti kalamajsh. Zbor per te marre nje analize k**** kalamajsh per ne cerdhe.
1. Analiza duhet bere se s’ben ne shtet. Cudi!! Po kariotipin pse se beni ne shtet? Pse per analizen e kakes duhet te vijme ne shtet dhe per analiza gjenetike na coni ne privat?

2. Erdha te premten, eshte mbyll laboratori thane, punon 8-10. Po si tja bej po se bene ne mengjes kalamajte pyeta.? Ruaje ne frigorifer nga e shtuna ose e djel me thane. Dhe ashtu beme. Hapnim frigoriferin te merrnim djathe, por syte na shkonin ke kaka.

3. Sa kushton analiza pyeta? Nese ke karte shendeti te femijeve eshte falas me thane, nese jo 800 leke. Kam karta ju thashe.

4. Erdhi e hena. Erdha dhe une me kakat ne dore. Zura rraaaaaaaaaadhe, o sa rraaaaaaadhe. Me erdhi rradha me ne fund. Aaaa jo tha do paguash.duhet dhe rekomandim nga mjeku. Rekomandim? Po ma ka kerkuar cerdhja jo mjeku. Ooooo sa kam uleritur…..o kam tundur higjenen sot. Histerizmi im ne maksimum./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne