“Ship to Gaza” mbërrin në Kopenhagë

Kanë mbërritur në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, tre anijet, pjesë e nismës me emrin “Ship to Gaz”, që në 15 maj janë nisur nga Norvegjia dhe Suedia me qëllim për të çarë embargon që zbaton Izraeli në Gaza.

Kur mbërritën në portin “Islands Brygge” aktivistët u pritën nga përkrahës të shumë me flamurin palestinez në duar.

Mikkel Grünen, një prej aktivistëve të iniciativës “Ship to Gaza Norvegji”, tha se të hënën ishin nisur nga qytetin Bergen i Norvegjisë me anijen e peshkimit që mban emrin “Al Awda”, që në shqip do të thotë “kthimi”.

Të martën mbërritëm në qytetin Göteborg të Suedisë, ku u takuam me aktivistët e dy anijeve të tjera me emrat “Hurriyah” dhe “Mairead” dhe pastaj vazhduam lundrimin drejt Kopenhagës, sqaron Grünen.

Me anijen tjetër, që është nisur më 15 maj nga qyteti Stokholm i Suedisë, do të takohemi në qytetin Kiel të Gjermanisë dhe më pas rrugën drejt Gazës do ta vazhdojmë me 4 anije, shtoi aktivisti norvegjez.

“Peshkatarët në Palestinë po bëjnë gjëra shumë të rëndësishme në kushte shumë të rënda. Forcat izraelite i provokojnë ata edhe sikur të jenë brenda kufirit prej 6 miljesh, që u është lejuar atyre të hapen në det. Ne duam të tregojmë se jemi në solidaritet me peshkatarët palestinezë duke ua dhuruar atyre anijet tona”,- u shpreh Grünen.

Bllokada izraelite 11-vjeçare ndaj Gazës ka shkelur ligjet ndërkombëtare dhe kjo mund të konsiderohet krim kundër njerëzimit”,- nënvizoi ai.

Grünen sqaroi se financimi i iniciativës është siguruar me donacionet e mbledhura, ndërsa njoftoi se sot në portin Islands Brygge do të organizohet edhe një koncert në mbështetje të kësaj nisme.

Mësohet se anijet e iniciativës “Ship to Gaza” të martën në mëngjes do të lënë Kopenhagën për të shkuar në qytetin Kiel të Gjermanisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne