ANKARA – Shkencëtarët turq kanë zhvilluar një teknologji me mikroçip me çka mund të bëjnë diagnostifikimin e qelizave të kancerit përmes lëngjeve të trupit, siç janë pështyma, gjaku, gëlbazi ose urina.

Drejtori i Qendrës për Projektim të Biomaterialeve dhe Indeve në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (ODTU), Dr. Vasif Hasirxhi dhe studentja e tij Dr. Menekse Ermis Sen, synojnë të braktisin sistemin tradicional të diagnostifikimit përmes biopsisë i cili përveç që ka kosto më të lartë, shpenzon edhe kohë më tepër.

Hasirxhi tha për Anadolu Agency se aplikimi për një patentë ndërkombëtare do të bëhet së shpejti, për të shtuar se teknologjia me mikroskop e zhvilluar në sipërfaqet ekologjike, fillimisht shfaqte një përgjigje qelizore ndaj proceseve biologjike në qelizat kancerogjene dhe jo kancerogjene, që u ka mundësuar të masin ndryshimet.

Pas kësaj ata kishin filluar të bëjnë hulumtime për arsyet të cilat kanë detyruar ndryshimet në formën e qelizave, për çka shkencëtarët po bëjnë ndërlidhjen mes formës dhe llojit të qelizës.

Hasirxhi tha se ata fillimisht filluan kërkimet për një çip për zbulim të kancerit në eshtra dhe tumorin beninj, për të shtuar se tashmë janë duke ekzaminuar qelizat e kancerit të gjirit, duke krahasuar indet e shëndetshme me qeliza të ndryshme kancerogjene.

Teknologjia speciale mikropaterne së shpejti pritet të testohet mbi pacientët.

“Qëllimi ynë është që në në sistemin me çip të injektojmë lëngjet trupore për të bërë analizë të automatizuar, që mundëson para-diagnostifikim të kancerit”, tha Hasirxhi, për të shtuar se kjo procedurë fillimisht ka për qëllim që pacientët të para-diagnostifikuar të dërgohen në spital për ekzaminime të detajizuara.

“Në metodën tonë, nuk vihen në përdorim kemikaliet, vetitë fizike siç janë qelizat, fillimisht fotografohen dhe llogariten përmes algoritmeve tona për të përcaktuar nëse ka qeliza kancerogjene ose jo”, tha ai.

Hasirxhi shtoi se metoda të cilën ata e kanë zhvilluar, ka një jetëgjatësi më të madhe sesa metodat kimike.

Dr. Menekse Ermis Sen, nga ana e saj tha se dallimi mes qelizave të shëndosha dhe atyre kancerogjene mund të përcaktohet përmes hapësirës dhe madhësisë që kanë.

“Parimi themelor i sistemit tonë është se për të parë rezultatin e ekzaminimit nuk do të ketë nevojë për një opinion eksperti”, tha ajo.

Ajo shtoi se kanë zhvilluar një teknologji të re e cila do të jetë e para e këtij lloji në mbarë botën dhe do të revolucionarizojë metodat e diagnozës klasike.

28