Truri i njeriut ende funksionon pas vdekjes e që nënkupon se e dini që jeni të vdekur, thonë studimet e reja.

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar se për pak sekonda pas ndërprerjes së zemrës, aktiviteti i trurit funksionon ende, njofton Klan Kosova.

Ekspertët thonë që kjo do të thotë që një pacient do të ishte plotësisht i vetëdijshëm për atë që po ndodhë me të, ndërsa vetëdija e tij vazhdon të punojë.

Për një kohë të shkurtër pas vdekjes, personi do të ishte i zënë në ‘kurth brenda trupit të tyre të vdekur, ndërsa truri ende funksionon, thonë shkencëtarët, raporton Daily Mail.

Të mbijetuarit e sulmeve në zemër ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte rreth tyre, ndërkohë që ata ishin klinikisht “të vdekur” para se të ‘ktheheshin në jetë’ dhe mund të përshkruanin se çfarë po ndodhte rreth tyre pasi zemrat e tyre ndaluan së rrahuri, zbulon studimi i ri.

Të vdekurit mund të jenë madje në gjendje të dëgjojnë veten duke u shpallur të vdekur nga mjekët.

Dr Sam Parnia dhe ekipi i tij nga Shkolla e Mjekësisë në Stony Brook University në Nju Jork, ekzaminuan vetëdijen pas vdekjes duke studiuar rastet e sulmit të zemrës në Evropë dhe SHBA.

33