Shqipëria është e mbytur me naftë, por qeveria Rama ia fal amerikanëve

Shqipëria është prodhuesi më i madh i naftës së papërpunuar në Ballkanin Perëndimor, sipas Institutit të Energjisë për Evropën Juglindore. Shoqata Shqiptare e Energjisë (AEA) vlerëson se vendi ka rezerva relativisht të larta të naftës deri në 400 milion ton, megjithëse kërkohen investime të mëtejshme për kërkime dhe zhvillim.

“Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Evropës në rezervat e hidrokarbureve,” tha Erlet Shaqe, kryetari i AEA-s.” Që nga viti 2004 janë nënshkruar 16 marrëveshje në total për prodhimin e naftës dhe gazit, prej të cilave vetëm pesë janë në fazën e prodhimit: Bankers, Transatlantic, Transoil, Sherwood dhe Phoenix. Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës (MIE), 90 përqind e prodhimit të naftës së papërpunuar në 2016 i përkiste Bankers Petroleum.”

Pse atëherë nuk po përfiton vendi nga industria e naftës? Sipas z.Erlet Shaqe, është një çështje që lidhet me menyren se si janë bërë marrëveshjet.

“Edhe pas 15 viteve, kompanitë që investojnë në këtë industri nuk kanë arritur të mbulojnë kostot përkatëse, dhe si pasojë Shqipëria ka përfituar më pak se 2 për qind të vlerës së prodhimit deri më tani,” thotë Erleti. “Ky fakt tregon jo vetëm mungesën e përgatitjes dhe zbatimit, por edhe kontrollin e dobët të inspektimit, monitorimit, kontrollit dhe auditimin e subjekteve publike: MIE, AKBN dhe Albpetrol ShA.”

Kontrolli i Lartë i Shtetit i Shqipërisë (KLSH) përfundoi auditimin e performancës për “Procedurat dhe rezultatet e Marrëveshjeve Hidrokarbure në Shqipëri” në fillim të vitit 2017, duke vënë në dukje se ndikimi në ekonomi i përdorimit të aseteve nëntokësore ka qenë minimal si në aspektin e punësimit edhe në atë të të ardhurave buxhetore.

“Shqipëria vlerësohet të ketë shumë rezerva nafte të llogaritura diku më shumë se 277 milionë fuçi, ndërsa zona nafte mbajtëse Patos-Marinëz-Kolonjë njihet si fusha më e madhe e naftës në Evropën kontinentale. Pavarësisht kësaj vetëm 2.18 për qind të saj u shfrytëzuan nga mesi i vitit 2010 deri në 2014,” thotë Erlet Shaqe.

Por ka edhe zhvillime pozitive. “Korporata The Pennine Petroleum ka përfunduar një marrëveshje në lidhje me Bllokun Velca”, shton z. Shaqe. “Ata kanë marrë miratimin e qeverisë, e cila ka hapur rrugën për procedura të tjera. Marrëveshja bazohet në ndarjen e prodhimit, hulumtimit, zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve dhe është e lidhur me kompaninë shtetërore të naftës nën menaxhimin e Bllokut Velca. Sipas vezhgimit, edhe kompania Shell është gjithashtu aktive, pasi ka investuar mbi 270 milionë dollarë në Shqipëri pas një zbulimi shumë pozitiv në fushën e naftës Shpiragu-2 “, përfundon ai./emerging- europe/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne