Shqiptarët duan më shumë Enverin sesa Skënderbeun

Nga Isa Myzyraj

Edhe pse kanë kaluar 27 vite nga shembja e komunizmit, dhe 32 vite nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha, ne Shqipëri vazhdojnë debatet për komunizmin dhe antikomunizmin.
Por ndërsa debati publik duket se është fituar nga antikomunistët, një histori tjetër ndodh me simbolet made in Albania.

Dritare.net ka qenë dy nga 3 pikat e një dyqani suveniresh në kryeqytet, në të cilin gjenden shumë suvenire me imazhin e Skënderbeut, Nënë Terezës, Ismail Qemalit, Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Pronarët e dyqanit kanë treguar për dritare.net se ҫdo suvenirë që ka fytyrën e Enver Hoxhës është produkti më i shitur në të gjithë dyqanet.


Në fillim ata kishin menduar që fotografitë e Berishës, Ramës dhe Hoxhës t’i stampojnë vetëm në gota, por duke parë kërkesat e mëdha, ata vendosën që imazhin e Enver Hoxhës ta përdorin edhe në suvenire të tjera, dhe porositën buste të tij.
Shitësit e dyqaneve tregojnë se të huajt kryesisht gjermanë dhe italianë e blejnë shumë Enver Hoxhën, kjo sipas tyre për arsye se ai është një personazh që e njohin më shumë, dhe meqenëse shumica vijnë me grupe në Shqipëri janë njohur paraprakisht me historinë e tij nga gudia.
Gjithashtu ata rrëfejnë se edhe Nënë Tereza është mjaft e shitur, kjo për arsye se Nënë Tereza është një person i cili njihet gjerësisht në botë, dhe ata e dinë që ajo është shqiptare, dhe kur të vijnë këtu duan ta blejnë në vendin e origjinës së saj, ata shtojnë se Nënë Tereza blihet edhe për arsye të besimit.


Sa i përket figurës së Skënderbeut ata thonë se blihet kryesisht nga shqiptaret.


Nga ana tjetër, ka shqiptarë që blejnë Enver Hoxhën , ka edhe nga ata që pyesin “pse e mbani këtu”.
“Përveҫ Hoxhës, shqiptarët blejnë më shumë gjëra me motive të tjera kombëtare. Shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e blejnë edhe Berishën, Ramën dhe Ismail Qemalin.”-thonë për dritare.net shitësit e dyqaneve të suvenirëve.


Ata shtojnë se nëse një shqiptar blen një suvenir për biznesin e tij, ata zgjedhin një figurë kombëtare, Nënë Terezën, Skënderbeun ose Ismail Qemalin. Nëse e blejnë për shtëpi zgjedhin Enver Hoxhën, dhe nëse e blejnë për dhuratë zgjedhin Edi Ramën dhe Sali Berishën.


Përse se Enver Hoxha është imazhi më i shitur?
Sipas shitësve përveҫ se janë të huaj ata që e blejnë, blerësit shqiptarë janë kryesisht të moshave të mëdha ata duan ta kenë në shtëpinë e tyre Enver Hoxhën, sepse në një rast ose në një tjetër janë të lidhur me të shkuarën komuniste.
Përsa i përket origjinës së produkteve ata shprehen, se në vendin tonë ndodhen shumë pika që na furnizojnë.

Bustet sipas tyre janë më të shtrenjta dhe në fillim e kishin vështirë të porositnim Enver Hoxhën në disa versione, por tani sipas tyre pikat që merren me këtë gjë, idenë e kanë të gatshme, ata prodhojnë sipas kërkesave të të gjithë pikave në vend.
Pronarët rrëfejnë për dritare.net se nëse një suvenir gjendet me shumë fytyra të njohura për shqiptarët rreth 90% e blerësve vendas dhe të huaj, zgjedhin suvenirin me imazhin e Enver Hoxhës, 10% tjetër blejnë figurat e tjera, ku përqindja që zënë Berisha dhe Rama është fare e vogël.  / Dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne