Ish kryeministri dhe ish-sekretari i shtetit i Katarit, Sheik Hamad bin Xhasem al-Thani në një fjalim të tij zbuloi se mbështetja ushtarake e ofruar nga Katari dhe Arabia Saudite për grupet e armatosura në Siri mbërrinte në Turqi në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha armatimet janë shpërndarë nga forcat amerikane në rajonin e LM.

Duke pasur parasysh këto deklaratave të ish Kryeministrit dhe ish-Ministrit të Jashtëm të Katarit, në dy emisione do të analizojmë ndikimin e strategjive të katër vendeve në intensifikimin e luftës terroriste në Siri dhe në emisionin e parë do shqyrtojmë, në veçanti, rolin e Katarit.

Sheik Hamad bin Xhasem kritikoi Arabinë Saudite për ndryshimin e qëndrimit të saj ndaj krizës siriane dhe nga qëllimi për të rrëzuar nga pushteti presidentin sirian Bashar Asad, por nuk e informoi Katarin për këtë ndryshim, dhe tha: “Ju ishit në një anë me ne dhe luftuam së bashku për të gjuajtur prenë, por preja iku nga duart tona dhe ne filluam të gjuajmë njëri-tjetrin”. Këto deklarata dëshmojnë shprehimisht se këto vende, duke ndërhyrë në protesta popullore siriane, i kthyen këto protesta në një luftë terroriste dhe u përpoqën ta rrëzonin Asadin nga pushteti. Çështja kryesore është se si qeveria e Katarit shqyrtoi dhe zbatoi masat për të hequr Bashar Asadin nga pushteti?

Protestat anti-qeveritare në Siri filluan më 15 mars 2011. Colin Kal dhe Mark Lynch në vitin 2013 botuan në një artikull n ë Uashington Post ku shkruan: “Dallimi më i rëndësishëm midis protestave siriane dhe vendeve të tjera arabe ishte se për shkak të pozicionit strategjik të Sirisë në ekuilibrin e forcave në Lindjen e Mesme dhe vendosjen e vendit në boshtin e rezistencës anti-izraelite, zhvillimet në Siri, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të fuqive rajonale dhe ndërkombëtare, u shndërruan në ‘luftë shkatërrimtare’ ku grupet terroriste ishin një pjesë e rëndësishme e luftës”. Duke pasur parasysh këto kushte, presidenti sirian Bashar Asad e quajti krizën në Siri “një komplot i të huajve”. Ndërkohë që Siria dhe Katari kishin marrëdhënie miqësore para vitit 2011, Katari, me idetë e tij të gabuara rreth zhvillimeve në botën arabe, besonte se rendi i ardhshëm i Lindjes së Mesme do të ishte rendi i Vëllazërisë së drejtuar nga Doha, prandaj Katari u bë mbështetësi më i rëndësishëm i opozitës siriane, ndaj regjimit të Bashar Asadit. Kryeministri i atëhershëm i Katarit, Sheik Hamad bin Xhasem, e akuzoi regjimin sirian për “gjenocid” dhe deklaroi: “Ajo që po ndodh në Siri nuk është luftë civile, por është një gjenocid”. Deklaratat e fundit të Sheik Hamad bin Xhasem dhe njohja e rolit të Katarit, Arabisë Saudite, Turqisë dhe përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në krizën siriane tregojnë se ky gjenocid nuk ishte kryer nga regjimi sirian, por nga këto katër vende. Katari kishte për detyrë organizimin e përpjekjeve ndërkombëtare kundër Sirisë. Në krizën siriane, Katari u përpoq të bashkonte opozitarët e qeverisë së Bashar Asad, nëpërmjet formimit të Koalicionit Kombëtar Sirian. Koalicioni Kombëtar Sirian njoftoi ekzistencën e tij në Nëntor 2012 në Doha. Katari ishte vendi i parë që financoi koalicionin. Ndërkohë, Katari ka luajtur një rol në formësimin e takimeve të grupit të ”Miqve të Sirisë”, dhe Doha ka qenë organizatore e një prej këtyre takimeve. Lina Khatib, një studiuese e lartë e çështjeve të Katarit, në vitin 2014, tha se Doha priti udhëheqësit e “Ushtrisë së Lirë Siriane “, të përbërë nga ushtarë dhe oficerë të shkëputur nga ushtria siriane”. Katari, përveç rolit të organizimit të përpjekjeve ndërkombëtare kundër regjimit sirian, si në format “institucionale” dhe “individuale”, ndërhyri në krizën siriane, dhe forma e ndërhyrjes katariote ishte si më poshtë”:

Ndërhyrja e Katarit në krizën siriane në formë institucionale

Ndërhyrja institucionale e Katarit në krizën siriane u zhvillua në kuadrin e përdorimit të kapaciteteve të Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit arab. Ndërhyrja e Katarit në krizën siriane u zhvillua në kontekst të përdorimit të aftësive të OKB-së dhe më shumë nëpërmjet kanalit të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate. Katari ka qenë pionier në nxjerrjen e rezolutave nga Asambleja e Përgjithshme e OKB kundër Sirisë. Katari, përveç potencialeve të OKB-së, gjithashtu përdori kapacitetet e brendshme të komunitetit arab për të ushtruar presion mbi qeverinë e Bashar Asadit në Siri. Më 12 nëntor 2011, anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe u pezullua me propozimin e qeverisë së Katarit. Pas pezullimit të anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe, komuniteti arab vendosi të zbatonte sanksione ekonomike kundër Sirisë, dhe gjithashtu pioniere në këtë drejtim ishte qeveria e Katarit. Emiri i Katarit, Hamad bin Khalifa al-Thani, në janar 2012, bëri thirrje zyrtare për dërgimin e ushtarëve arabë në Siri.

Ndërhyrja individuale e Katarit në krizën siriane

Qeveria e Katarit, së bashku me ndërhyrjen në punët e brendshme të Sirisë nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare dhe rajonale, gjithashtu ka kundërshtuar individualisht qeverinë e Bashar Asadit. Politikisht, Katari ishte shteti i parë i Gjirit Persik që mbylli ambasadën e vet në Damask në korrik 2011 dhe ishte shteti i parë arab që tërhoqi ambasadorin e tij nga Damasku. Ekonomikisht, ndërkohë që Katari ishte investitori më i madh në Siri para vitit 2011 dhe investoi 5 miliardë dollarë në Siri në vitin 2008, pas vitit 2011 faktori ekonomik i Katarit u vu në shërbim të kundërshtarëve të Bashar Asadit dhe të qeverisë së Sirisë. Nga aspekti ekonomik, Katari kishte kontribuar më shumë se 3 miliardë dollarë për opozitën siriane deri në vitin 2013. Katari përdorte faktorin financiar për të zgjeruar rrjetin e njerëzve besnikë midis kundërshtarëve të Asadit. Në vitin 2014, Elizabeth Dickinson, në një artikull të shkruar në revistën amerikane ’Foreign Policy’, e quajti strategjinë ekonomike të Katarit në Siri një “sistem ankandi”, sepse Katari u përpoq të krijonte aleancë me kundërshtarët e Asadit duke përdorur levën financiare. Dickinson beson se ky “sistem ankandi” çoi në korrupsion, sepse “ndërmjetësit kryen ekzagjerime mbi aftësinë e tyre dhe morën shumë dhurata nga Katari”. Ajo shkruan: “Ndërmjetësit në grupet opozitare siriane shpesh përmendnin deri në 3,000 emra për të marrë rroga nga qeveria e Katarit, por në fakt vetëm ato grupe kishin 300 deri në 400 anëtarë. ” Nga aspekti logjistik, Katari ishte midis furnizuesve kryesorë të armëve dhe municioneve për opozitën ndaj qeverisë së Bashar Asadit. Në lidhje me këtë, Elizabeth Dickinson shkroi: “Katari dërgoi në Siri më shumë se 3,500 ton pajisje ushtarake me ndihmën e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në vitet 2012 dhe 2013.”

Mbështetja mediatike e opozitës siriane është një pjesë tjetër e strategjisë ndërhyrëse të Katarit në krizën siriane, në të cilën Al Jazeera ka luajtur një rol të rëndësishëm. Mark Gerkowitz, Ami Mitchell dhe Matsa Katrina, në vitin 2013 në një artikull të titulluar “Si e menaxhoi Al Jazeera krizë siriane?” shkruajtën: “Lajmet, raportet dhe programet e Al Jazeera-s ishin të tilla që inkurajonin luftën kundër regjimit sirian dhe kjo politikë u forcua me kalimin e kohës. Al Jazeera, ishte e para që pretendoi se regjimi sirian përdorte armë kimike kundër opozitës më 20 gusht 2013. Al Jazeera, ashtu si CNN dhe Fox News, ka pasur inkurajuar më së shumti angazhimin e SHBA për të sulmuar Sirinë për shkak të akuzave se qeveria siriane përdor armë kimike. Dega e Al Jazeera-s në SHBA, ka transmetuar gjithsej 321 raporte dhe 26 orë lajme dhe biseda mbi krizën siriane, nga 5 gushti deri më 31 gusht 2013. ”

Pavarësisht nga përpjekjet e bëra nga Katari dhe vendet e tjera për të përmbysur regjimin e Bashar Asadit dhe për të krijuar një sistem të ri në Siri, jo vetëm që Asad nuk u largua nga pushteti, por ish emiri i Katarit, Hamad bin Khalifa al-Thani u largua nga pushteti në verën e vitit 2013, dhe një nga arsyet për largimin e tij ishte kriza siriane. Ndonëse prej ardhjes në pushtet të Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, mbështetja e Katarit ndaj grupeve terroriste në Siri u zvogëlua, deri në fund të vitit 2016 Katari ishte ende një mbështetës i grupeve terroriste. Nga fundi i vitit 2016, me dështimin e përpjekjeve për të përmbysur Bashar Asadin nga pushteti, qeveria e Katarit gradualisht e ndali mbështetjen e saj për grupet terroriste dhe pas tensionit që u zhvillua ndërmjet Katarit dhe Arabisë Saudite në qershor 2017, qasja e qeverisë katariote ndaj krizës siriane ndryshoi gjithashtu. Në këtë kuadër, rrjeti Al-Jazeera i Katarit në gusht 2017 transmetoi për herë të parë në shtatë vjet fjalët e Bashar Asadit për të bërë të qartë se Katari po mendon për një epokë të re në marrëdhëniet me popullin sirian dhe Sirinë, ndërsa Bashar Asad jo vetëm që është në krye të pushtetit, por pozita e tij është më e konsoliduar dhe më e fuqishme se kurrë./PT

59