Sirianët janë të vendosur të përballen me izraelitët

Një analist politik në një intervistë të zhvilluar të shtunën me kanalin Press TV, u shpreh se sulmi i fundit raketor i Izraelit në një bazë ushtarake në Damask ishte një “shkelje” e sovranitetit të Sirisë, duke shtuar se sirianët kanë çdo të drejtë për të mbrojtur territorin e tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ushtria siriane goditi të paktën katër raketa ajër-tokë të lëshuara nga avionët agresorë izraelitë pasi regjimi izraelit nisi një sulm kundër një një baze ushtarake siriane në një fshat perëndimor të kryeqytetit sirian Damask. “Sirianët kanë dhënë një mesazh shumë të qartë, nuk janë të frikësuar nga izraelitët dhe ata janë të gatshëm të përdorin të gjitha mjetet për të mbrojtur sovranitetin e tyre. Dhe nëse izraelitët vendosin të hakmerren më tej, mendoj se mesazhi është shumë i qartë. Tani situata është më e ndryshme, sesa ajo që ishte dikur. Sirianët janë të vendosur të përballen me izraelitët, ” tha analisti politik Kamel Vazni për kanalin televiziv iranian Press TV.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne