Sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula ishte e ftuar këto ditë në Shën Petërburg, ku ofroi një masterklas për këngëtarët e rinj rusë dhe mori pjesë, si mysafire speciale, në ceremoninë e dytë të ndarjes së Çmimit Kombëtar Operistik “Onegin”.

“Është vërtet e mrekullueshme që vajza e nënës ruse Nina dhe babait shqiptar Avni, Inva Mula vazhdon të shkëlqejë në skenat e Rusisë, duke u pëcjellë brezave të rinj të artistëve sekretet e artit të saj të papërsëritshëm. Urime më të përzemërta!” – shkruan Ambasada e Rusise ne Tirane ne Facebook.

9