Përgatitja për Botëror nuk është e lehtë për asnjë lojtar. Duhet të jesh në gjendje të përkryer fizike dhe në gjendje të duhur mendore, e gjithë kjo në fund të një sezoni futbollitik mjaft të mundimshëm.

Për futbollistët e besimit islam, kampionati vijues në Rusi është edhe më i komplikuar.

Muaji i shenjtë i Ramazanit – një kohë kur të devotshmit nuk pinë e nuk hanë mes syfyrit dhe iftarit – ka bërë që trajnerët dhe nutricionistët të hulumtojnë plane të veçanta për t’u siguruar që lojtarët mund t’ia dalin me kompleksitetet e të luajturit në garën më të madhe të futbollit në një kohë me rëndësi kaq të madhe fetare.

Disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit, përfshirë Mohamed Salahun, Mesut Ozilin dhe Paul Pogban janë prej tyre që kanë vendime për të marrë për këtë, kurse vende si Arabia Saudite, Maroko, Tunizia, Egjipti dhe Irani kanë sfidën më të madhe që të sigurohen se do të kujdesen si duhet për lojtarët.

Kjo periudhë pritet që të përfundojë në mes të Botërorit, kështu që, si do t’ia dalin ekipet e lojtarët që të gjejnë baraspeshën e duhur mes përkushtimit ndaj besimit dhe futbollit?

Menaxhimi i kërkesave

Gjatë përgatitjeve për Botëror, Tunizia është një prej ekipeve që është më së shumti “e ndikuar” nga Ramazani, pasi që shumë prej lojtarëve të kësaj kombëtareje kanë vendosur që të agjërojnë.

Sidoqoftë, ata kanë gjetur një mënyrë për të mbajtur lart nivelet e energjisë në ndeshjet e fundit ndaj Portugalisë dhe Turqisë.

Në të dyja ndeshjet, në kohën kur agjërimi “prishet” në kohën e iftarit, portieri Mouez Hassen rrëzohej në fushë, le të themi, me lëndim të lehtë. Ndaj Portugalisë, ai u la duke mbajtur këmbën e majtë pas një intervenimi direkt, kurse ndaj Turqisë, ai u rrëzua në fushë duke mbajtur krahun pas një kontakti fizik.

Në të dyja rastet, lojtarët që kanë agëjëruar vrapuan te stoli për të marrë ujë dhe ushqim për të rikthyer nivelet e shtypjes së gjakut. Duket një lëvizje e mençur e cila shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Tunizia ka edhe një ndeshje përgatitore para fillmit të Botërorit dhe gazetari tunizian, Souhail Khmira sqaroi për Bleacher Report këto veprime.

“Në kohën kur do të zhvillohet Botërori, Ramazani do të përfundojë, por kjo ka ndikim të madh te lojtarët”.

“Është një lodhje fizike. Kjo pasi dikush që agjëron, më lejoni që t’iu siguroj, se vështirë se ja dalim me gjërat e përditshme, e lëre më me stërvitje intensive. Pothuajse të gjithë lojtarët janë muslimanë dhe shumë prej tyre praktikues të devotshëm, kështu që ata falen pesë herë në ditë e kështu me radhë. Në një mënyrë, kur ata vendosin që të agjërojnë, është ndoshta për shkak se ata duan që t’i përmbushin obligimet ndaj Zotit dhe të bekohen ose shpërblehen me një paraqitje të mirë”, u shpreh Souhail Khmira.

Agjërimi është vendim personal dhe përjashtimet mund të bëhen përgjatë udhëtimit larg prej shtëpisë ose nëse një person është keq me shëndet.

Salah “e shfrytëzoi” opsionin e udhëtimit para finales së Liverpoolit në Kiev të Ukrainës duke mos agjëruar. Dhe në Botërorin e fundit, reprezentuesi gjerman, Ozil, u tha gazetarëve: “Ramazani fillon të shtunën, por unë nuk do të jem pjesë e tij sepse po punoj”.

Të tjerë lojtarë të profilit të lartë pritet që të marrin një qëndrim të ngjashëm për ktë kohë edhe pse shumë të tjerë e konsiderojnë zgjedhje private.

Mendim pozitiv

“Natyristh, periudha e Ramazanit mund të jetë sfiduese për lojtarët muslimanë pasi që profesioni në të cilin ata janë është fizik dhe kërkues”, sqaron Islam Momani, bashkëthemelues dhe drejtor i Shoqartës së Futbollistëve Muslimanë, një rrjet për lojtarët që të lidhen dhe të ndajnë përvojat e tyre.

“Sidoqoftë, aspekti shpirtëror dhe mendor, në shumë mënyrë, mund të inspirojë dhe motivojë futbollistët tutje, duke u mundësuar që të jenë mtë fokusuar. U jep fuqi mentale e cila mund të luaj rol të mirë që ata të tejkalojnë sfidat tjera fizike me të cilat do të përballen”.

Një mungesë e energjisë dhe forcës nga mos ushqimi dhe mos prija e ujit shpesh është mendimi i parë i atyer që nuk agjërojnë, por e kundërta ndodh kur argumentohet nga ata që agjërojnë.

Në blogun nga The Renegade Pharmacist ekziston një sqarim si një periudhë pa ushqim “na largon nga mendja jonë në një gjendje më të ndërgjegjshme, ku ne i observojmë mendimet, emocionet dhe sensacionet në një nivel më të thellë”.

Artikulli shkon më tej duke precizuar se të ngrënit një herë ose dy në ditë e bën të mundur veprimin më me shumë qartësi dhe me më pak emocion.

Ky lloj sentimenti duket se paraqitet rregullisht tek ata që agjërojnë gjatë Ramazanit.

Nuk ka konflikt mes besimit dhe futbollit

Abdel – Zaher El – Saqaa është një ish-reprezentues i mbrojtjes së Egjiptit që ka 112 paraqitje për vendin e tij dhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij profesionale futbollistike në Turqi.

“Unë gjithmonë kam luajtur mirë gjatë agjërimit, nuk kam sqarim për ëktë, por mendjo se është ndihma dhe vullneti i Zotit”.

“Ndeshjet më të mira i kam pasur në Ramazan, një herë madje është dashur ta prishi agjërimin gjatë një neshje kur erdhi koha e Adhan al-Maghreb”.

“Lojtarët e ejiptit, përfshirë Salahun, natyrisht, kanë përvojë duke luajtur gjatë agjërimit ose duke thyer agjërimin gjatë Ramazanit, sepse është një gjë që ata e bëjnë me vite e vite të tëra”, shprehet El – Saqqa për Bleacher Report.

Muaji i shenjtë i Ramazanit filloi më 16 maj dhe agjërimi bëhet gjatë ditës.

Nathan Ellington, një ish-sulmues i Ligës Premier me Ëigan Athletic i besimit islam, beson se vështirësitë e të luajturit gajtë Ramazanit ndonjëherë janë të ekzagjeruara.

“Të jem i sinqert, nuk është aq vështirë. Ka shumë keqinterpertime për këtë. Njerëzit mendojnë se myslimanët agjërojnë për të torturuar veten, si dëshmi e devotshmërisë ndaj besimit – por kjo nuk është e vërtetë. Ne e bëjmë këtë për të lënë prapa shprehitë e gabuara dhe për t’u bërë myslimanë më të mirë”, ka thënë Ellington për FourFourTwo.

Momani nga shoqata e lojtarëve myslimanë shtoi për Bleacher Report: “Nuk ekziston konflikt mes të qenurit futbollist profesionist dhe mysliman i devotshëm. Vetëm shikoni suksesin e futbollistëve myslimanë në të kaluarën dhe në të tashmen të cilët kanë vënë në prioritet besimin pa nevojë për të bërë kompromise tjera”.

Një kuptim i ri

Lojtarët e ditëve moderne e kanë ushqimin, ujin dhe gjumin të monitoruar me kujdes nga specialistët.

Dr. Zafar Iqbal është udhëheqësi i mjekësisë sportive te Crystal Palace dhe një këshilltar sporti dhe i mjekësisë së ushtrimeve.

“Natyrisht se lojtarët me të cilët kam punuar e të cilët kanë agjëruar më kanë thënë se ata mendojnë se agjërimi u ndihmon mendërisht dhe se ata ndihen më të disiplinuar dhe falënderues për atë që kanë”, sqaroi ai.

“Disa lojtarë do të agjërojnë gjatë stërvitjeve dhe jo gjatë ndeshjeve, e do t’i kompensojnë më vonë, sidomos nëse ata do të udhëtojnë. Sërish, është vendim krejtësisht personal që duhet të merret”.

“Unë e kam gjetur këtë edhe te sportistët myslimanë në sporte tjera si kriketi dhe rabgi, ku individualisht agjërojnë gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve dhe ndjejnë se u ndihmon mendërisht”.

Federatat sportive bëjnë informacione mbështetëse çdo vit para Ramazanit për t’ua bërë të ditur trajnerëve dhe menaxherëve se disa lojtarë mund të zgjedhin që të agjërojnë. Tash ka më pak konfuzion dhe më shumë mirëkuptim për muajin e shenjtë se sa në të kaluarën.

“Disa menaxherë më të cilët kam punuar e kanë kuptuar këtë”, sqaron Dr. Iqbal.

“Gjatë para-sezonës disa vite më parë, kur agjërimet ishin më të gjata, menaxherët i kanë lejuar këta lojtarë që ishin duke agjëruar që të stërvisin vetëm një sesion dhe më pas një sesion në palestër si kompensim për sesionin që është dashur të bëhej jashtë me bashkëlojtarët”.

“Po ashtu jam prekur nga disa gjeste të bashkëlojtarëve mirëkuptues. Kur isha te Liverpooli, Luis Suarez vazhdimisht vinte dhe më kujtonte se është perëndimi i diellit dhe se është koha që të ha, e po ashtu bisedonim për Ramazanin, pasi ai ka pasur bashkëlojtarë në Ajax që agjëronin”.

Fokusi bën diferencën

Impakti i Ramazanit është një gjë me të cilën njerëzit në Egjipt, vendlindja e Salahut, janë mjaft të familjarizuar.

Mohamed Aboul-Ela, mjeku i përfaqësueses, përshkruan se si agjërimi funksionon gjatë agjendave të ngjeshura të futbollit, si për shembull Botërori.

“Është një situatë e komkplikuar. Ne gjithmonë tentojmë që të përgatitemi në kushte më të mira për lojtarët agjërues. Për shembull, ekipi jonë do tëp ërballet me Uruguain në Kupën e Botës pas 30 ditëve të agjërimit, kurse lojtarët do të jenë të mësuar nga sasia e vogël e ushqimit dhe pijeve gjatë ditës”.

“Lojtarët kanë nevojë për më shumë kohë që trupi i tyre të kthehet në gjendje normale. Por, kurrë nuk kërkojmë nga një lojtar që të thyejë agjërimin, por sqarojmë se çka duhet të bëjnë në aspektin e nutricionit dhe nga një pikëpamje mjekësore”.

Gazetari i Filboal, Fady Ashraf, thotë se agjërimi nuk do të thotë se niveli i paraqitjes te një lojtari bie.

“Lojtarët janë të ndryshëm dhe në vitet e kaluara, kombëtarja e Egjiptit ka luajtur shumë ndeshje gjatë Ramazanit kur disa lojtarë edhe kishin thyer agjërimin dhe disa të tjerë i qëndruan besnik përkushtimit fetar.

“Por, kjo kurrë nuk ishte indikator se si një lojtar luante. Por, përgjatë viteve, rallë ndonjë lojtar nuk performoi mirë ose kolapsoi për shkak të lodhjes gjatë Ramazanit”, tha ai.

Botërori do të shtyjë lojtarët përtej kufinjve të tyre teksa ata do të tentojnë që të bëjnë emër për vete në skenën më të madhe të futbollit. Për ata që agjërojnë, fokusi do të duhet të jetë më i mprehtë se kurrë më parë.

39