Stamboll – Gjykata pranon aktpadinë kundër pjesëtarëve të FETO-s të sjellë nga Kosova

Prokuroria në Turqi ka ngritur aktpadi kundër 6 pjesëtarëve të organizatës terroriste gyleniste (FETO), të sjellë në Turqi nga Kosova vitin e kaluar me një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës.

Aktakuza ndaj të dyshuarve Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Huseyin Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është përgatitur nga Zyra e Prokurorisë së Stambollit për Terrorizmin dhe Krimet e Organizuara.

Dokumenti është pranuar nga ana e Gjykatës se Krimeve të Rënda të Stambollit, ndërsa për të dyshuarit tashmë në paraburgim kërkohen dënime me burg nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj, me akuzat për “drejtim të një organizate terroriste të armatosur” dhe për “spiunazh ndërkombëtar”.

Kujtojmë se më datë 29 mars 2018, në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës, MIT-i solli në Turqi 6 pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO. / AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne