Studentë nga Turqia vizitojnë institucionet shqiptare dhe turke në Shqipëri

Një grup i përzgjedhur studentësh nga universitete të ndryshme të Turqisë, zhvilluan një vizitë disaditore në Shqipëri në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të Përvojave 2018” që organizohet nën përkujdesjen e agjencisë turke TIKA.

Një grup i përzgjedhur studentësh nga universitete të ndryshme të Turqisë, zhvilluan një vizitë disaditore në Shqipëri në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të Përvojave 2018” që organizohet nën përkujdesjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Ndër vizitat që zhvilloi ky grup studentash ishte vizita në fondacionin ALSAR, ku gjatë kësaj vizite dhe takimi të zhvilluar në një frymë të ngrohtë e miqërore, kryetari i fondacionit, Mehdi Gurra, i paraqiti miqve të nderuar një prezantim të veprimtarisë së Fondacionit, duke hedhur dritë mbi arritjet, përpjekjet dhe angazhimet e tij për të ofruar dhënien e kontributit në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe ruajtjes e zhvillimit të vlerave të traditës, kulturore e kombëtare.

Ndër të tjera, ai vlerësoi maksimalisht edhe kontributin e çmuar të Agjencisë Shtetërore Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), që operon në Shqipëri duke e konsideruar atë si një nga shembujt konkretë e më shprehës të dashamirësisë, miqësisë dhe aleancës strategjike që ka populli, shteti dhe politika e Turqisë me Shqipërinë. Ajo renditet si një nga donatorët kryesorë, që ka ndikuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë, në dy dekadat e fundit.

Me fondet e TIKA-s janë rehabilituar spitale, ujësjellës, kopshte e shkolla, duke i ofruar njëherazi një kontribut e ndihmë të pakursyer edhe kategorive të njerëzve në nevojë, ndër të cilët edhe fëmijët jetime, ku nëpërmjet ndihmës së çmuar të TIKA-s, dhe mbështetjes së saj bujare, janë realizuar një sërë projektesh të suksesshme të dhurimit të pakove ushqimore, veshmbathjeve dhe çantave shkollore si ndihmë për 3500 fëmijëve jetimë në mbarë Shqipërinë.

Në përfundim të fjalës së tij, z. Gurra rishprehu mirënjohjen e tij të thellëpër mbështetjen e vazhdueshme të popullit vëlla turk për popullin shqiptar.

Studentët e ardhur nga Turqia në vijimësi të këtij programi, vizituan objektet e trashëgimisë kulturore në qytete të ndryshme të Shqipërisë që po restaurohen nga TIKA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne