BRISTOL: Një studente pakistaneze në Universitetin West England (UWE) vjen me një teknologji të fundit për të kuruar pacientët që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.
https://youtu.be/jCbxjNzJw8U
Zgjidhja e shërimit të sëmundjes së Parkinsonit mund të vije nga një shkop i sapo zbuluar tashmë, nga i cili mund të përfitojnë mijëra pacientë anembanë botës.

Gjatë studimeve të saj në universitet, Neha Chaudhary shpiku këtë shkop i cili është në gjendje të ndihmojë vetëm në Britani 12.500 pacientë të Parkinsonit. Shkopi nxit lëvizjen e muskujve të ngrirë duke i mundësuar pacientët të ecin përsëri. Për të mos terhequr shumë vemendjen e njerëzve, dizajni i shkopit është lënë i thjeshtë.

Duke qenë dëshmitare e sëmundjes nga afër pasi anëtarët e familjes së saj vuanin nga sëmundja, Neha shpiku këtë shkop. Në veçanti babai i saj, pësoi lëndime serioze dhe nuk mundi dot të ecte për shkak të problemeve me muskujt e tij.

Krenare për arritjen e saj, Neha gjatë një interviste tha se suksesi i kësaj shpikje është arritja e saj më e madhe deri tani. Sëmundja e Parkinsonit është një nga sëmundjet që akoma nuk e ka kurimin e duhur dhe ilaçet i shtyjne përkohësisht efektet e sëmundjes. Ajo tha se këtë projekt e filloi në vitin e fundit të universitetit, në vitin 2014.

Shkopi në Angli është testuar në shumë njerëz . Shërbimet Kombëtare të Shëndetit (NHS) dhe organizata e Parkinsonit në Angli kanë treguar një interes mjaft të madh për projektin e pabesueshëm të Nehas.

Veç kësaj, Neha madje themeloi kompaninë e saj me emrin ‘Walk to Beat’. Sipas Nehës, kur pacientëve u është dhënë shkopi, ata janë gëzuar shumë dhe shprehën kënaqësinë që shkopi vërtet funksionon mjaft mirë.

Shkopi plastik nuk është i rëndë dhe përdoret lehtësisht. Ka në brendësi të instaluar sensorë të teknologjisë së lartë. Sensorët aktivizojnë muskujt e vdekur dhe në këtë mënyrë i ndihmojnë pacientët të lëvizin përsëri./ Gazeta Impakt

burimi:thenews

51