Sa vjen e rritet numri i ekspertëve të cilët nuk besojnë më te datat e skadencave te ngjitura nëpër kutitë e ilaçeve.

Por, sipas autoriteteve amerikane të kësaj fushe ”Food and drug aministration” (FDA), duhet të respektohen udhëzimet, pasi ilaçet e skaduara përveç joefikasitetit, mund të rezultojnë të dëmshme për organizmin.

Ndërsa disa grupime dhe shoqata mjekësh theksojnë se duhen shtyrë afatet e skadencës.

Deri më sot vetëm në rastet fatale te shpëtimit të jetës FDA ka lejuar përdorimin e ilaçeve të skaduara, siç ishte ai i shpëtimit të jetës ne rastin e ilaçit antiepileptik, vitin e kaluar, ose të Tamiflusë në vitin 2013 ose në raste përdorimi serumesh spitalore.

Shumë prej mjekëve janë shprehur nëpërmjet mediave se këto ilaçe duhet të vazhdohen të përdoren, pavarësisht skadencës.

”Besoj se të gjithë vazhdojnë t’i përdorin këto ilaçe”, thekson toksikologia e një spitali fëmijësh në Kansas, Jennifer Lowry.

”Me siguri hedhim në kosh ilaçe, thënë ndryshe 60-70 miliardë dollarë çdo vit”, thekson Ajaz Hussain, president i Institutit Kombëtar dhe ish-zyrtar në FDA, i cili shpeshherë konsumon personalisht ilaçe të skaduara.

Shumë prej studimeve kanë arritur në konkluzionin se shumë prej ilaçeve, sidomos pilulat, nëse konservohen në temperatura jo të larta dhe në errësire nuk e humbasin efikasitetin e tyre për disa vite.

Në disa raste është verifikuar se disa ilaçe staminale të viteve ’60 të shekullit të kaluar kanë demonstruar të kenë akoma efikasitet. (ATSH)

29