Prej 60 vitesh ky person ka pirë duhanin pa ndërprerje. Sot ndodhet në Sanatorium, dhe me pasoja të rënda. Vuan nga kanceri i mushkërive. Duhanin e ka lëne, por tashme është tepër vonë.

I bindur se i ka shkaktuar një dëm të madh jo vetëm vetes, por i ka sjellë stres edhe familjes, pacienti banor i Durrësit, ngurron të flasë përballë kamerës, por kjo nuk e pengon të tregojë historinë e tij.

“Duhanin e kam filluar në moshën 15 vjeç. Kam qenë i vogël fare. Kam pirë gjithmonë. Por kam pasur vështirësi në frymëmarrje, lëvizje. Jam penduar që nuk e kam lënë më herët”, thotë ai për Vizion Plus.

Pneumologia Silvana Bala thotë se vetëm vitin e kaluar u diagnostikuan me kancer të mushkërive 600 persona. Sipas saj është shumë e gabuar që të thuhet se duhani përdoret si antistres.

“Është tërësisht e gabuar për një person që konsumon duhan dhe e lidh konsumimin e duhani me stresin. Është një lodër apo mjet justifikimi që ai e përdor këtë për tu shkëputur nga një pikë dominonte, që është tek ky person, një provim, një problem pune dhe ai mendon se konsumi i duhanit do t’ia lehtësojë këtë. Përkundrazi, duhani rrit gravitetin e stresit”, thotë ajo për Vizion Plus.

Sipas Studimeve te Institutit te Shëndetit Publik, rreth 4 mije vete vdesin çdo vit nga kanceri, nder te cilët 12 % nga sëmundja e shkaktuar prej duhanit./Dritare.net

125