Të rinjtë dhe sfidat moderne

nga pikëpamja e ajatullah Sejjid Ali Hameneit

Titulli i origjinalit

Mladi i savremeni izazovi s

gledišta ajatollah Sejjid Ali

Hamenei

Autori

Alija Adel

Titulli

Të rinjtë dhe sfidat moderne

nga pikëpamja e ajatullah

Sejjid Ali Hamneit

Recensent

Senad Ahmedi

Redaktori

Lektori

Botues

Të rinjtë dhe sfidat moderne

nga pikëpamja e ajatullah Sejjid Ali Hameneit

Mesazhi për të gjithë të rinjtë në shtetet e Perëndimit

U.G. “Mozaiku i ri”

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Parathënie

Njëra nga temat e cila në mënyrë konstante tërheq vëmendjen e liderit të Republikës Islamike të Iranit, ajatollah Ali Hamneit, është çështja e të rinjve dhe roli i tyre konstruktiv dhe veprues në lëvizjen e shoqërisë përpara. Në vazhdën e kësaj ajatollah Ali Hamnei politikanëve zyrtarë dhe liderëve fetarë vazhdimisht iu ka treguar se duhet patjetër që kujdesin e tyre ta orientojnë drejt problemeve reale të të rinjve dhe duhet patjetër të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e problemeve të tyre. Rreth një vit më parë ajatollah Hamnei ua drejtoi dy mesazhe historike, arsimore dhe orientuese të rinjve të Evropës dhe Amerikës Veriore me çka iu bëri thirrje që në mënyrë të drejtpërdrejtë të njihen me Islamin dhe të kenë kujdes në politikën hipokrite dhe të dyfishtë të cilën pushtetarët dhe politikanët zyrtarë udhëheqin ndaj Islamit. Edicioni që keni para vetes duke trajtuar këtë problematikë bën përpjekje që të shqyrtojë rëndësinë e diplomacisë shpirtërore të liderëve fetarë dhe rolin e tyre konstruktiv e veprues në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave bashkëkohore përmes popullatës së re.

~ 5 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

~ 6 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Mesazh i liderit iranian, ajatollah Hamenei, për të rinjtë e Evropës dhe Amerikës Veriore

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Ngjarjet e fundit në Francë dhe ngjarje të tjera të ngjashme në disa vende të tjera perëndimore, më kanë bindur që të flas direkt me ju në lidhje me këto ngjarje. Ju drejtohem juve (rinisë), sepse e ardhmja e kombeve dhe shteteve tuaja do të jetë në duart tuaja dhe për faktin se e ndjej se kureshtja dhe dëshira për të ditur të vërtetën është më e zjarrtë në zemrat tuaja. Nuk po ju drejtohem politikanëve dhe funksionarëve tuaj, për shkak se besoj se ata me ndërgjegje të plotë e kanë ndarë rrugën e politikës nga rruga e drejtësisë dhe e të vërtetës.

Do të doja të flas me ju në lidhje me Islamin e në veçanti mbi imazhin e Islamit që po ju prezantohet juve. Gjatë dy dekadave të fundit e sidomos që prej shpërbërjes së ish-BS, janë bërë përpjekje të shumta që kjo fe e madhe hyjnore të paraqitet si një armik i tmerrshëm dhe i dhunshëm. Provokimi i ndjenjës së frikës, urrejtjes dhe terrorit dhe shfrytëzimi i kësaj ndjenje për qëllime të caktuara ka një dosje të gjatë në historinë politike të Perëndimit. Këtu, pra, nuk dua të flas për fobitë e ndryshme me të cilat janë indoktrinuar popujt e shteteve perëndimore. Një analizë e thellë e studimeve themelore në fushën e historisë do të dëshmojë për ju faktin se trajtimi hipokrit dhe i pasinqertë i kulturave dhe i popujve të tjerë nga ana e qeverive perëndimore, është censuruar në historiografitë e reja. Historitë e SHBA dhe Evropës janë të turpëruara nga skllavëria, nga periudha e errët e kolonializmit dhe nga shtypja e egër e njerëzve me ngjyrë dhe e jo-kristianëve. Studiuesit dhe historianët tuaj janë thellësisht të turpëruar nga gjakderdhja mizore në emër të fesë mes katolikëve e protestantëve, apo në emër të nacionalizmit dhe racës gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

~ 7 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Ky qëndrim i tyre është i admirueshëm, duke përmendur një aksion nga lista e gjatë e veprimeve të përgjakshme të perëndi- morëve, nuk synoj të rishikoj historinë, por do të doja që ju të pyesni intelektualët tuaj se përse ndërgjegjja publike në Perëndim zgjohet pasi kanë kaluar disa dekada dhe shekuj. Pse bëhen kaq shumë përpjekje për të evituar njohjen e popujve me një çështje kaq të rëndësishme si trajtimi i kulturës e mendimit islamik? Ju e dini mirë se poshtërimi dhe përhapja e urrejtjes dhe frikës fiktive nga “të tjerët” ka qenë tipar i përbashkët i të gjithë shtypësve. Do të doja që ju të pyesnit veten se pse fobia e urrejtja po sulmojnë Islamin dhe muslimanët me një intensitet të paparë? Pse struktura e pushtetit në botë dëshiron që mendimi islam të luftohet dhe izolohet? Cilat koncepte e vlera të Islamit shqetësojnë programet e superfuqive dhe çfarë interesash mbrohen duke luftuar Islamin? Tani, kërkesa ime e parë është: Studioni dhe hulumtoni se cilët janë nxitësit që fshihen pas valës së gjerë të përpjekjeve për të dëmtuar imazhin e Islamit.

Kërkesa ime e dytë është që në vend që të reagoni dhe të ndikoheni nga vala e paragjykimeve dhe fushatave dezinformuese, përpiquni të njiheni direkt me fenë islame. Logjika e shëndoshë e kërkon që ju të kuptoni natyrën dhe esencën e asaj nga e cila ata ju frikësojnë dhe nga e cila duan t’ju mbajnë larg. Nuk insistoj që ju të pranoni fjalët e mia apo fjalët e fesë islame Ajo që dua të them është: Mos lejoni që realiteti dinamik dhe efektiv i botës së sotme t’ju imponohet me anë të shpifjeve, manipulimeve dhe paragjykimeve. Mos i lejoni ata që në mënyrë hipokrite terroristët e rekrutuar nga vetë ata, t’ua prezantojnë si përfaqësues të Islamit. Njihuni me Islamin përmes burimeve të tij primare dhe origjinale. Merrni informacion mbi Islamin nëpërmjet Kur’anit dhe jetës së Profetit të madh të Islamit.

Dua t’ju pyes, a e keni lexuar direkt Kur’anin e muslimanëve?

A keni studiuar mësimet e Profetit të Islamit dhe doktrinat e tij etike dhe humane? A e keni marrë ndonjëherë mesazhin e Islamit nga burime të tjera përveç mediave? A e keni pyetur ndonjëherë vetveten se mbi bazën e cilave vlera Islami ia arriti të krijojë

~ 8 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

civilizimin më të madh shkencor dhe intelektual në botë dhe krijoi shkencëtarët dhe intelektualët më të famshëm për shekuj me radhë? Nuk dua që me fjalët e mia të krijoj një distancë emocionale mes jush dhe realitetit dhe të evitoj mundësinë e një gjykimi të paanshëm nga ju. Sot, mediat e komunikimit kanë fshirë kufijtë gjeografikë, prandaj mos lejoni që ato t’ju rrethojnë me kufij mendorë e të fabrikuar. Megjithëse askush nuk mundet që individualisht të mbushë hendekun e krijuar, secili nga ju mund të ndërtojë një urë mendimi dhe mirësie për të ndriçuar veten dhe ambientin që ju rrethon. Ndërkohë që kjo përballje e planifikuar mes jush dhe Islamit është e padëshirueshme, ajo mund të krijojë pyetje të reja për mendjet tuaja kurioze dhe hulumtuese. Përpjekja për të gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’ju ofrojë një rast të çmuar për të zbuluar të vërteta të reja. Prandaj, mos e humbni rastin për të fituar një kuptim të drejtë, të saktë e të pa manipuluar të Islamit dhe shpresoj që në saje të ndjenjës së përgjegjësisë që keni ndaj të vërtetës, brezat e ardhshëm do të mund t’a shkruajnë historinë e kësaj përplasjeje mes Islamit dhe Perëndimit me një ndërgjegje më të pastër dhe me më pak pendim.

Sejjid Ali Hamenei

21 Janar 2015

~ 9 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Mesazhi i Liderit suprem të Republikës Islamike të Iranit drejtuar të rinjve në vendet perëndimore

Në emër të Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Ngjarjet e hidhura të cilat terrorizmi i verbër i shkaktoi në Francë, më shtynë që edhe njëherë të bisedoj me ju të rinjtë e vendeve perëndimore. Për mendimin tim, është për të ardhur keq që të tilla ngjarje të hidhura të bëhen shkak i bisedës, por e vërteta është se nëse çështjet e dhimbshme nuk krijojnë kushte për të menduar, reflektuar dhe reaguar, dëmet do të jenë dyfish më të mëdha. Vuajtja e çdo njeriu në çdo cep të globit, vetvetiu bëhet shkak për hidhërimin e njerëzve të tjerë në mbarë botën. Vështrimi i një fëmije që jep shpirt para njerëzve të tij të dashur, i një nëne, gëzimi i familjes së të cilës kthehet në zi, i një bashkë- shorti që varros trupin e pajetë të bashkëshortes së tij, apo i një spektatori i cili nuk e di se çastet që po kalon janë çastet e fundit të jetës së tij, këto janë pamje që tronditin ndjenjat dhe shpirtrat e njerëzve. Kushdo që ka provuar dashurinë dhe humanizmin, preket nga vështrimi i këtyre skenave të dhimbshme, qofshin ato në Francë, Palestinë, Irak, Liban apo Siri.

Padyshim, ndjenjën e këtillë e kanë edhe 1 miliard e gjysmë myslimanë të botës të cilët urrejnë autorët e këtyre krimeve dhe fatkeqësive. Por, çështja është se në qoftë se vuajtjet e sotme nuk shërbejnë si bazë për ndërtimin e një të nesërme më të mirë dhe më të sigurt, ato do të humbasin në memorien e kujtimeve të hidhura. Unë kam besim se jeni vetëm ju të rinjtë që duke nxjerrë mësime nga zhvillimet e hidhura të aktualitetit të sotëm, do të gjeni rrugë të reja për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të bllokoni rrugët që e kanë çuar Perëndimin në gjendjen aktuale. Vërtetë, sot terrorizmi është dhimbja e përbashkët e jona dhe e juaja, por duhet ta dini se pasiguria dhe trazirat që keni përjetuar në ngjarjet e fundit kanë dy ndryshime themelore me vuajtjet që kanë përjetuar popujt e Irakut, Jemenit, Sirisë dhe

~ 10 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Afganistanit gjatë disa viteve. Së pari, bota islame në përmasa shumë më të gjëra, në vëllime shumë të më mëdha dhe për një periudhë shumë më të gjatë, ka qenë viktimë e dhunës dhe e barbarizmit dhe së dyti, fatkeqësisht këto akte të dhunshme e barbare gjithmonë janë përkrahur nga disa fuqi të mëdha me metoda dhe forma nga më të ndryshmet. Sot, janë të paktë njerëzit që janë të informuar për rolin e SHBA në krijimin apo në forcimin dhe armatosjen e Al-Kaedas, Talibanëve dhe ndjekësve të tyre të kobshëm. Përveç kësaj përkrahje direkte, përkrahësit e hapur e të njohur të terrorizmit takfirist, edhe pse kanë sistemet politike më të prapambetura, gjithmonë janë radhitur në mesin e aleatëve të Perëndimit, në një kohë që idetë më të ndritura e më progresive që rrjedhin nga demokracitë progresiste në rajon, janë shtypur në mënyrë të pamëshirshme. Qëndrimi dyfytyrësh i Perëndimit ndaj valës së zgjimit në botën islame është një shembull i qartë i kundërthënieve në politikat perëndimore. Kjo kundërthënie vërehet qartë edhe në përkrahjen e Perëndimit për terrorizmin shtetëror të Izraelit. Populli i përvuajtur i Palestinës më shumë se 6 dekada po provon llojin më të keq të terrorizmit. Në qoftë se njerëzit në Evropë prej disa ditësh janë mbyllur në shtëpitë e tyre dhe nuk mund të jenë të pranishëm në tubime të ndryshme apo në qendra të populluara, një familje palestineze për dhjetëra vite kërcënohet madje edhe në shtëpinë e saj nga makina vrasëse dhe destruktive e regjimit sionist. Sot, cila dhunë është më destruktive dhe mund të krahasohet me ndërtimin e kolonive sioniste nga regjimi sionist? Ky regjim që asnjëherë nuk është kritikuar seriozisht nga aleatët e tij të fuqishëm apo të paktën nga organizmat në dukje të pavarura ndërkombëtare, çdo ditë shkatërron shtëpitë e palestinezëve dhe tokat e tyre bujqësore, madje pa u dhënë rast familjeve palestineze të mbledhin sendet e jetesës apo produktet bujqësore të tyre dhe të gjitha këto ndodhin përballë syve të tmerruar e të përlotur të grave dhe fëmijëve që janë dëshmitarë të keqtrajtimit të anëtarëve të familjes, të cilët në shumë raste mund të burgosen e të torturohen në mënyrë çnjerëzore. A njihni në botën e sotme ndonjë rast tjetër të kësaj

~ 11 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

dhune intensive e me përmasa kaq të gjëra dhe kaq afatgjatë? Çfarë është pushkatimi i një vajze në mes të rrugës nën akuzën se ka protestuar ndaj ushtarëve të armatosur deri në dhëmbë, në qoftë se nuk është terrorizëm? Meqë këto barbarizma kryhen nga forcat ushtarake të një shteti pushtues, nuk duhet të quhen ekstremizëm? Apo ndoshta ngaqë këto imazhe i kemi parë në pamjet e televizionit për 60 vite, tashmë nuk duhet të vrasin ndërgjegjen tonë?

Agresionet e viteve të fundit ndaj botës islame që shkaktuan viktima të panumërta, janë një tjetër shembull i logjikës kontra- diktore të Perëndimit. Vendet që ishin viktima të agresionit, përveçse pësuan humbje të shumta njerëzore, humbën edhe infrastrukturat ekonomike dhe industriale të tyre. Lëvizja e tyre drejt zhvillimit dhe progresit u ndërpre apo u ngadalësua dhe në disa raste këto vende u kthyen dhjetëra vite më pas. Megjithatë, në mënyrë prepotente atyre u kërkohet të mos e konsiderojnë veten si viktima. Si është e mundur që të shkatërrosh një shtet, të rrafshosh qytetet dhe fshatrat e tij dhe më pas t’i thuash, të lutem, mos e konsidero veten viktimë? Në vend që të bëhen ftesa për të mos kuptuar apo për të harruar tragjeditë, a nuk është më mirë që në mënyrë të sinqertë të kërkohet falje? Vuajtjet që ka pësuar bota islame gjatë këtyre viteve nga hipokrizia e agresorëve nuk janë më të pakta, sesa dëmet materiale.

Të rinj të dashur!

Unë shpresoj se ju, tani apo në të ardhmen, do ta ndryshoni këtë opinion negativ që është krijuar, opinion, arti i të cilit është fshehja e qëllimeve afatgjata dhe zbukurimi i tendencave dinake. Për mendimin tim, faza e parë në krijimin e sigurisë dhe qetësisë është reformimi i këtij mendimi që mbjell vetëm dhunë. Derisa në politikat e Perëndimit të sundojnë standarde të dyfishta dhe derisa terrorizmi në pikëpamjen e përkrahësve të fuqishëm të tij të ndahet në terrorizëm të mirë e të keq dhe derisa interesat e shteteve të jenë mbi vlerat humane dhe morale, rrënjët e dhunës nuk duhen kërkuar diku tjetër. Për fat të keq, këto rrënjë për shumë

~ 12 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

vite dhe gradualisht janë forcuar në thellësinë e politikave kulturore të Perëndimit, duke krijuar një agresion të butë dhe të fshehtë. Shumë vende të botës krenohen me kulturën e tyre kombëtare, kultura të cilat janë rritur dhe zhvilluar dhe për qindra vite kanë ushqyer bashkësinë njerëzore me vlera humane dhe morale. Këtu nuk bën përjashtim as bota islame. Por në epokën aktuale, bota perëndimore duke shfrytëzuar mjetet e sofistikuara, po këmbëngul në njësimin dhe në simulimin e një unifikimi kulturor në nivel global. Unë, imponimin e kulturës perëndimore ndaj popujve të tjerë dhe injorimin e minimizimin e kulturave të pavarura, e konsideroj si një dhunë të fshehtë dhe shumë të dëmshme. Poshtërimi i kulturave të pasura dhe ofezat ndaj pjesëve më të respektuara të tyre ndodh në një kohë kur kultura zëvendësuese në asnjë mënyrë nuk ka potencialin për të zëvendësuar kulturën e pasur kombëtare. P.sh. dy elementë,

“agresiviteti” dhe “degjenerimi moral”, që për fat të keq janë kthyer në bazat kryesore të kulturës perëndimore, kanë pozita të lëkundura edhe në vetë djepin ku kanë lindur dhe nuk mund të kenë vend në kulturat e popujve të tjerë. Tashmë shtrohet pyetja se, nëse ne nuk duam një kulturë agresive, të degjeneruar e të pakuptimtë, jemi fajtorë? A jemi fajtorë nëse pengojmë valën shkatërrimtare që drejtohet drejt të rinjve tanë në kuadrin e produkteve pseudo-artistike? Unë nuk hedh poshtë rëndësinë dhe vlerën e lidhjeve kulturore. Kur këto lidhje kryhen në kushtet e natyrshme dhe duke respektuar traditat dhe kulturat e shoqërive, ato dhurojnë rritje, zhvillim dhe pasurim kulturor. Por, lidhjet e imponuara e të papërshtatshme janë të pasuksesshme dhe të dëmshme. Me shumë keqardhje duhet të them se grupe destruktive si ISIS janë pjellë e këtyre lidhjeve të pasuksesshme me kulturat e importuara. Nëse problemi do të ishte vërtetë në besim, të tilla fenomene do të duhej të vëreheshin në botën islame para periudhës së kolonializmit, por historia dëshmon të kundërtën. Dokumentet e qarta historike dëshmojnë qartë se si lidhja e kolonialistëve me një mendim ekstremist e të devijuar në zemër të një fisi beduin, mbolli farën e ekstremizmit në këtë

~ 13 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

rajon. Përndryshe, si është e mundur që nga njëra prej feve më të moralshme dhe më humane të botës, në bazën themelore të së cilës vrasja e një njeriu konsiderohet si vrasje e gjithë njerëzimit, të dalin plehra si ISIS?

Nga ana tjetër, duhet pyetur se përse njerëz që kanë lindur në Evropë dhe janë edukuar në ambientin mendor dhe shpirtëror të atjeshëm, tërhiqen nga këto lloj grupesh? A mund të besohet se njerëzit duke udhëtuar një apo dy herë në zonat e luftës, befas bëhen aq ekstremistë, saqë masakrojnë edhe bashkatdhetarët e tyre? Sigurisht, nuk duhet harruar ndikimi i një jete me ushqim të ndotur kulturor në një ambient që inkurajon agresivitetin dhe dhunën. Në lidhje me këtë duhet kryer një analizë e përgjithshme që të diagnostifikojë ndotjet e hapura e të fshehta të shoqërisë. Ndoshta urrejtja e thellë që është mbjellë në shtresat e shoqërive perëndimore gjatë viteve të lulëzimit industrial dhe ekonomik për shkak të pabarazive dhe diskriminimeve ligjore e strukturore, kanë krijuar komplekse që herë pas here shfaqen dhe zgjerohen në formën e sëmundjes.

Sidoqoftë, jeni ju që duhet të hapni shtresat e dukshme të shoqërisë tuaj, të zbuloni dhe të zgjidhni ngërçet dhe problemet që shqetësojnë shoqëritë. Më pas, të analizoni dhe hulumtoni edhe në shtresat më të thella të shoqërisë. Një gabim i madh në luftën kundër terrorizmit janë reagimet e nxituara që i shtojnë problemet ekzistuese. Çdo lëvizje emocionale dhe e nxituar që izolon apo kërcënon bashkësinë e muslimanëve që jetojnë në Evropë dhe Amerikë dhe që përbëhet nga miliona njerëz aktivë e të përgjegjshëm dhe që i privon edhe më shumë ata nga të drejtat e tyre qytetare dhe i eliminon nga skena shoqërore, jo vetëm që nuk do të zgjidh problemin, mirëpo do të zgjerojë dhe thellojë edhe më shumë hendekun e ndarjes dhe të urrejtjes. Reagimet dhe masat sipërfaqësore veçanërisht kur marrin karakter ligjor, përveçse e zgjerojnë polarizimin e shoqërive, hapin edhe rrugën për kriza të tjera në të ardhmen. Sipas informatave më të fundit, në disa vende evropiane janë marrë disa masa që i detyrojnë qytetarët të spiunojnë kundër myslimanëve. Këto sjellje janë të

~ 14 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

padrejta dhe të gjithë e dimë se dashur ose padashur, padrejtësia është e kthyeshme. Edhe atë ditë kur perëndimorët ishin miq në tokën islame dhe i qepën sytë në pasuritë e panumërta të kësaj toke, edhe atë ditë kur ishin pritës dhe shfrytëzuan punën dhe mendimin e muslimanëve, nuk panë gjë tjetër veçse dashuri dhe bujari. Si rrjedhim, nga ju të rinjtë kërkoj që në bazë të një njohje të drejtë, me realizëm dhe duke shfrytëzuar përvojat e hidhura, të hidhni themelet e një bashkëjetese të drejtë, paqësore, të ndershme e dinjitoze me botën islame. Në këtë rast, në një të ardhme jo të largët do të shihni se ndërtesa e vendosur mbi këto themele të fuqishme do të shtrijë hijen e sigurisë dhe besimit tek arkitektët e saj, do t’u dhurojë atyre ngrohtësinë e sigurisë dhe qetësisë dhe do të reflektojë shpresën e së ardhmes së ndritur për të gjithë botën.

Sejjid Ali Hamenei

29.11.2015

~ 15 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

KOMENTI I LETRËS SË IMAM HAMENEIT PËR RININË E EVROPËS DHE AMERIKËS VERIORE

(ISLAMOFOBIA, PSE DHE SI?)

Hyrje

Revolucioni islamik në Iran i udhëhequr nga Imam Homeini, r.a., nënkupton rivitalizimin e Islamit të pastër të Muhammedit, a.s., në botën moderne. Ky ishte fillimi i një rrjedhe të mendimit dhe diskursit i cili themelohet në natyrën burimore të njeriut dhe i cili rolin qendror ia jep mendjes së njeriut, përkundër diskursit modern dhe modernist, i cili e sundon botën. Vazhdimësia e kësaj rrjedhe burimore, autentike dhe të themeluar në mësimet Hyjnore është parë në konceptin e prezantimit të saj botës bashkëkohore, konceptit të fotografuar në mendim, me fjalë dhe vepra të Imam Homeinit, r.a. Pas gjithë këtyre komploteve të frontit hegjemonist dhe imperialist dhe agresionit kulturor që ka për qëllim të neutra- lizojë vlerat të cilat i ka trashëguar revolucioni islamik, kjo rrjedhë edhe pas tre deceniesh me shumë ngritje dhe rënie arriti të forcojë vitalitetin e vet dhe pati jehonë pozitive te popujt dhe shoqëritë tjera. Në këtë dritë duhet vështruar edhe valën e fortë të zgjimit islam. Jehona e diskursit të përmendur dhe formësimi i qëndresës autentike islame në mbarë botën islame dhe më gjërë janë të njohur si nxitje serioze për rendin ekzistues botëror, duke sjellë atë në udhëkryqin historik të llojit të vet. Prandaj fronti hegjemonist ka bërë shumë plane dhe ka shfrytëzuar të gjitha potencialet e tij për ta nxirë Islamin dhe për ta prezantuar në një figurë të dhunshme dhe iracionale.

Letra e thellë historike e ajatollah Hamneit drejtuar të rinjve të Evropës dhe Amerikës Veriore paraqet kthesë për t’iu kundërvënë komploteve të tyre. Kjo, kërcënimin e gjërë dhe të sofistikuar të islamofobisë dhe luftën kundër Islamit (antiislamizëm) do të mund ta kthejë në rast për të menduar dhe gjurmuar pas Islamit. Kjo letër e shkurt, por mjaft përmbajtjesore krijon një potencial krejtësisht të ri për të shqyrtuar raportet mes Islamit dhe Perëndimit. Për një

~ 16 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

gjë të tillë ka nevojë shumë hapësirë dhe kohë. Por, këtu do të ofrojmë një koment të shkurtër për letrën e përmendur duke bërë përpjekje që t’i japim kontribut frontit kulturor të pastër islam të Muhammedit s.a.v.s. në realizimin e qëllimeve të tij historike. Më parë, me analizën e brendshme tekstuale kemi shfrytëzuar edhe tregime tjera të ajatollah Hamneit ashtu që vetë tekstin e letrës ta shqyrtojmë në dritën e kontekstit të gjërë të qëndrimeve dhe mendimeve të tij sistematike dhe konsistente.

Tregimet e tjera të ajatollah Hamneit

Kapaciteti i të rinjve:

Të rinjtë e gjallë, të kthjellët, të ndershëm me plot shpresë dhe optimizëm mund të jenë garantues të një historie të tërë.

I riu, për nga natyra e tij, është kundër padrejtësisë, dhunës dhe arrogancës. I riu, për nga natyra e tij, është kundër qeverive të atilla, të cilat janë të themeluar në shtypje dhe padrejtësi.

Rinia është fuqi lëvizëse e proceseve të mëdha në shoqëri. Ata janë fuqia motorike e vendit.

Armiku ka bërë plane për rininë tonë. Këto plane bazohen në pikat e dobëta të të rinjve. Megjithatë, të rinjtë kanë shumë më tepër veti pozitive sesa dobësi.

Të rinjtë dhe ardhmëria:

Të rinjtë, rinia janë plot me aftësi dhe talente. I riu është ardhmëria. Rinia e mirë, do të thotë, ardhmëria e mirë.

Ardhmëria ime e dashur, fëmijë të mi të vlefshëm! Bëhuni gati për të nesërmen më të mirë, për të fituar mejdane të reja. Juve ju takon ardhmëria.

Ju, o rini, e sidomos studentët, ju jeni shpresa e ardhmërisë më të mirë.

Ju, o rini, përgatituni për përgjegjësitë e mëdha dhe të rënda që do t’i merrni.

~17 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

I riu dhe ndjekja e të vërtetës:

Shfrytëzojeni rininë tuaj që i ofron mundësi shpirtit tuaj hulumtues që të zhvillohet, përdoreni kureshtjen tuaj dhe kohën që e keni në disponim.

E vërteta i ka armiqtë e vet. S’është lehtë të thuhet e vërteta.

Armiqtë e të vërtetës e sundojnë botën, kanë fuqi, janë të ashpër dhe arrogantë, kështu ka qenë edhe gjatë historisë njerëzore.

Mbi Perëndimin:

Një nga vetitë e mira të evropianëve është gatishmëria e tyre për t’iu ekspozuar rrezikut. Ky është një nga burimet kryesore të suksesit të tyre… Më tej, ata janë punëtorë, nuk ikin nga puna…

Shkencëtarët dhe hulumtuesit më të mëdhenj dhe më të vlefshëm në Perëndim ishin njerëzit që me vite kanë pasur jetë modeste dhe të rëndë. Nga dhomëza modeste do të arrinin zbulime të mëdha. Duhet lexuar biografitë e tyre që të shihet se si kanë jetuar ata.

Kundërshtimi i qytetërimit perëndimor nga besimtari mus- liman nuk nënkupton kundërshtimin e progresit të tyre shkencor dhe largimin e besëtytnive as themelimin e të gjitha raporteve shoqërore mbi standardet shkencore. Jo. Ne jemi vetëm kundër mungesës së shpirtërores dhe virtytit në atë botë.

Politikanët dhe sundimtarët në Perëndim:

Kërcënimi më i madh për regjionin dhe tërë botën sot janë Amerika dhe regjimi sionist. Ata pa kurrfarë kontrolle dhe pa iu përmbajtur normave më themelore që na porosit bota njerëzore po edhe feja, ndërhyjnë në çdo pjesë të botës ku vlerësojnë se ka nevojë. Dhe i vrasin njerëzit. Ngjarjet e kobshme në Jemen dhe përkrahja që Amerika dhe Perëndimi i japin agresorit në atë vend janë shembull të sjelljes që e rrezikon sigurinë globale.

Qeveria e SHBA-ve dhe satelitët e sa vërtet nuk tregojnë aspak senzibilitet kur është në pyetje vrasja e njerëzve. Jo vetëm këtë, ata madje i mbrojnë dhe i përkrahin kryerësit e krimeve të

~18 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

tmerrshme dhe të frikshme – siç është rasti me krimet në Gaza, të themi.

Politikanët perëndimor, ata që kanë fuqi ndikimi, për fat të keq, në të shumtën e rasteve janë nën ndikimin e sionistëve, sot të gjitha aktivitete e tyre i kanë sjellë në shqetësimin e opinionit publik, përhapjen e rrenave, bërjen e parullave false. Nga këta shefa shtetesh kërkoj vetëm të mos rrejnë shumë. Që Amerika, Anglia dhe ende ndonjë qeveri evropiane të mos e shqetësojnë aq opinionin publik.

Sot në botë shohim se qeveritë dhe fuqitë që më së shumti thirren në drejtësi dhe ndershmëri, në fakt, nuk kanë as drejtësi as ndershmëri, përveçse brenda kufijve ku kjo është në harmoni me politikat e tyre shtypëse zemërngushta dhe të kufizuara.

Padrejtësia në Perëndim:

Sot në vendet të cilat mburren me demokracinë, ka më shumë padrejtësi se sa diku tjetër. Ja, në Amerikë. Kanë kaluar shumë vite nga shpallja e barazisë së zezakëve dhe të bardhëve. Po edhe sot e kësaj dite atje vetëm në baza racore mbizotëron diskriminimi. Në disa shtete evropiane po ashtu shohim diskriminim. Atje ende është aktuale çështja racore. Edhe sot e kësaj dite në ato vende, përfshirë Amerikën, çdo individ ose grup, që marrin guximin t’i kundërvihen fuqisë absolute kapitaliste, pa mëshirshëm heshten…

Ata që i përcjellin mediat dhe shtypin edhe sot iu kujtohet se si para disa vitesh në SHBA njerëzit u dogjën të gjallë! Shtatëdhjetë- tetëdhjetë njerëz, gra, burra dhe fëmijë, në Amerikë u dogjën në mes të ditës, para syve të mbarë botës.

Po në atë të njëjtën Amerikë thuhet se mbrohen maksimalisht bile edhe të drejtat e kafshëve, e nëse dikush i bën dëm qenit ose maces së vet do të ndiqet penalisht. Në të njëjtën kohë, po e njëjta Amerikë e përkrahë shtetin dhe pushtetin më terrorist në botë- regjimin sionist.

~ 19 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Historia politike e Perëndimit

Njëra nga veprat më tragjike në botën bashkëkohore është

“Kolibja e Xha Jovit”, libri i cili përshkruan jetën e robërve në

Amerikë. Mendoj se ky libër është shkruar gati para dyqind vitesh dhe ende është aktual. Po, kjo është Amerika. Ky është pushteti amerikan. Ky është ai shembulli të cilin sistemi amerikan i ofron botës tjetër? A liria, a barazia? Cila barazi? Ju ende zezakët dhe të bardhët nuk i konsideroni të barabartë. Ja, edhe sot e kësaj dite gjatë pranimit në shërbimin shtetëror në çdo nivel njerëzve ua merrni për të keq, nëse sadopak “tërheqin” në “flokëkuq!”

Shumë vende, shumë kombe, në Lindje dhe Perëndim – në Azi dhe Afrikë- me fuqinë e shkencës perëndimore janë zhdukur, robëruar, kolonizuar. Zezakët e sotshëm të Amerikës janë fëmijë të skllevërve afrikanë të sjellë nga vendet e kolonizuara. I kanë gjuajtur si kafshët dhe i kanë marrë nga vatrat, plantacionet dhe arat dhe i kanë punësuar që për to t’i bëjnë punët më të vështira fizike. Kanë punuar në tërë botën, duke përdorur edhe shkencën. E kanë keqpërdorur këtë dhuratë të madhe të Zotit për njeriun që t’i nënçmojnë dhe shtypin krijesat e Zotit dhe për një afat të gjatë të zhdukin jetët e tyre. Më tej, duke u ngjitur shkallëve të shkencës arritën edhe deri te bomba atomike, armët kimike – me çka ata zhdukën gjenerata të tëra njerëzish. Në fund, bota sot duket ashtu si duket, shikojeni gjeografinë e sotshme politike, bota është e ndarë në zotërinj dhe skllevër të fuqisë, zullumqarë dhe sakrifica të zullumit. Ndarja mes tyre dita ditës po bëhet gjithë e më e thellë.

Islamofobia

– E shihni sot në Evropë dhe Amerikë propagandën e fortë kundër muslimanëve. Këtu nuk flasim për atë se pse muslimanët në shumë vende nuk gëzojnë lirinë e domosdoshme. Flasim për atë se pse s’kanë madje as sigurinë e pastër biologjike. Ja, shikoni këtë film holandez. Në këtë film, në fakt, i nxisin jomuslimanët që t’i torturojnë muslimanët kudo që të arrijnë. Mua bile kështu

~ 20 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

ma kanë treguar. Unë vërtet nuk e kam parë atë film. Në Islam kjo është e papranueshme. Islami thërret në drejtësi dhe ndershmëri.

– Për ta s’ka dallim mes sunitëve dhe shiitëve. Cilido person, grup ose shoqëri që i përmbahet fortë Islamit, për ta është më i rrezikshëm. Po, kanë të drejtë, Islami është me të vërtetë rrezik për qëllimet dhe synimet hegjemoniste të arrogancës botërore, por jo edhe për kombet jomuslimane. Por, ata e prezantojnë pikërisht të kundërtën. Ata përmes mediave, artit, politikës, propagandojnë se

Islami është kundër popujve dhe feve tjera. Kjo s’është e saktë.

Motivet e Islamofobisë

Të mësuari mund të jetë i dëmshëm sa edhe injoranca. Sot posaçërisht mendoni se përse politikat perëndimore e iniciojnë islamofobinë? Cili element i fuqishëm politik i Islamit i motivon sot magnatët lakmitarë dhe fuqitë arrogante që t’i kundërvihen, siç është rasti me Iranin?

Një nga temat më të rëndësishme të cilën sot e shfrytëzojnë prodhimet më të njohura artistike botërore, pra, është frikësimi i njerëzve me Islam. Pse? Sepse Islami është kërcënim për grykësit e mëdhenj botëror. Ajo që formojnë grupe të caktuara me emrin islam, i quajnë shtet islam, i pajisin, i armatosin dhe i ndërsejnë në njerëz të pafajshëm rrezikojnë sigurinë e shteteve… e tërë kjo tregon fuqinë e mesazhit islam. Ata, në fakt, kanë frikë nga Islami i vërtetë.

Islamofobia ekziston. Me Islam frikësojnë popullin, rininë, opinionin. Kush janë ata që e bëjnë këtë? Nëse pak shikojmë nën sipërfaqe dhe me kujdes analizojmë këtë çështje, do të shohim se ato janë pakica hegjemoniste dhe shfrytëzuese e të fuqishmëve dhe të pasurve të pangopur të cilët i frikësohen Islamit politik, i frikësohen pranisë së Islamit në jetën shoqërore. E pse kanë frikë? Për atë se prania e Islamit i kërcënon interesat e tyre. Islamofobia në fakt është përkthim i frikës dhe brengosjes së fuqive botërore. Ky është thelbi i gjërave. Ju këtu keni bërë përpjekje të mëdha, kombi iranian është munduar, ka luftuar dhe në pushtet e pruri

~21 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

një rend islam. Ky rendi islam u përforcua, u stabilizua dhe u bë imun ndaj intrigave të ndryshme, duke u bërë për çdo ditë gjithë e më i fortë. Kjo i frikëson fuqitë botërore. Islamofobia të cilën e shohim sot, në realitet, është refleksion i brengosjeve të tyre. Ky është vetëm vërtetim se kemi përparuar, se Islami mund të bëjë një lëvizje të tillë të suksesshme.

Takimi i Islamit me religjionet e tjera

– Islami nuk është kundër feve tjera. Islami është fe që e kanë lavdëruar dhe mëshirën e së cilës e kanë admiruar edhe pjesëtarët e religjioneve tjera në viset ku kanë sunduar muslimanët. Ja, mu në zonën e Shamit (Leventë) muslimanët i kanë lëvduar hebrenjtë dhe krishterët indigjenë për sjelljen së tyre të mëshirshme. Islami është religjion i butësisë dhe mëshirës. Pejgamberi i Islamit është mëshirë për botët. Islami krishterëve u thotë: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush!” (Ali Imran: 64). Islami thërret në atë që e kemi të përbashkët, e jo në atë që do të ishte objekt i përçarjes.

Ardhmëria e islamofobisë

– Këto përpjekje të tyre kundër Islamit, nxitjet e islamofobisë do të shkaktojnë kundërefekt, d.m.th., do të bëjnë që Islami të jetë në qendër të vëmendjes te të rinjtë. Pra, nëse njeriu i thjeshtë pak interesohet, nëse i tërhiqet vëmendja, ai menjëherë do të nisë të mendojë dhe do të pyetet: Pse mediat sioniste, TV stacionet e varura nga zotërinjtë e fuqisë dhe parave, aq shumë e sulmojnë bash Islamin? Kjo hapë pyetjen që për mua bartë me vete mirësi të caktuara. Kjo pyetje kërcënimin mund ta kthejë në rast.

Urrejtja e terroristëve

– Ne i urrejmë dhe na vjen neveri nga ata që sulmojnë civilët, gratë e fëmijët. Njerëzit e tillë nuk dinë as për vetëdije njerëzore as për Islam.

~ 22 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

– Cilido qoftë dhe kudo qoftë, në cilindo fshat ose qytet në këtë botë që vendosë bombë në rrugë ose diku tjetër dhe me të vret njerëz të pafajshëm, të pambrojtur, civilë, gra dhe burra, ai është terrorist. Këta kurrë nuk i kemi përkrahur as që do t’i përkrahim.

Rryma tekfiriste kundër Islamit

Rryma tekfiriste ia ka nxirë fytyrën Islamit. E ka dëmtuar atë. E tërë bota në formë të spektaklit televiziv ka shikuar se si atje e ulin njeriun dhe ia presin kokën.

Çka thotë Kur’ani për këtë:

“All-llahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, All-llahu i do të drejtët. All-llahu ju ndalon t’i bëni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, dhe mbështesin të tjerët që t’ju dëbojnë” (Mumtehine: 8-9). E si sillen këta? Pra, pikërisht kundër urdhrave kur’anor. Vrasin muslimanë, si dhe jo- muslimanët e pafajshëm, të cilët nuk e luftojnë Islamin. I presin kokat para syve të tërë botës. E tërë bota shikon se si dikush në emër të Islamit e vret njeriun e pafajshëm, ia çanë gjoksin, nxjerr zemrën e tij dhe e kafshon me dhëmbë. Bota këtë e ka parë dhe këtë ia ka faturuar Islamit. E Islami është religjion i mëshirës, i arsyes e logjikës. Islami ndalon vrasjen e njerëzve të pafajshëm. E ata kështu ia prezantojnë botës. A ka krim më të madh? A ka intriga më të këqija? Kjo është rryma e tekfirit.

Rryma tekfiriste -terroristë që i kanë punësuar e angazhuar liderët politikë perëndimorë

Këtë rrymë tekfiriste, e cila sot vepron në Irak dhe Siri, dhe në disa shtete në regjion, e cila është e drejtuar kundër të gjithë muslimanëve, e jo vetëm shiitëve, e kanë themeluar kolonialistët. Ata janë ata të cilët e kanë krijuar Al-Kaidën dhe ISIL-in që t’i kundërvihen Republikës Islamike dhe valës së zgjimit islam. E sot ajo rrezikon edhe krijuesit e saj. Por, nëse shikojmë pak më

~ 23 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

mirë do të shohim se tendencat e Amerikës, partnerëve të saj aleatë në të ashtuquajturën “luftë kundër ISIL-it” më tepër janë të drejtuara në kanalizimin e orientimin armiqësive ndër muslimanë se gjoja në zhdukjen e ISIL-it. Ata nxisin muslimanët njërin kundër tjetrit, në këtë si ekzekutues i punëve iu ndihmon kjo rrymë tekfiriste fanatike, injorante, rigide, marionete. Ata përpiqen të tërheqin vëmendjen e muslimanëve nga armiku i vërtetë

Më kanë lajmëruar se aeroplani transportues amerikan i ka dërguar të ashtuquajturit ISIL në Irak me mjete dhe pajisje të duhura. I kanë hedhur ato nga ajri në qendrat e ISIL-it në Irak. Të themi, ndoshta është gabim. Por, kjo pastaj u përsërit. Unë e di se pesë herë. Dhe të pesë herët ishte gabim. E pastaj, e krijuan të ashtuquajturin koalicion kundër ISIL-it! Kjo është rrenë e kulluar. Ata kanë qëllime tjera të fëlliqura. Ata duan këtë intrigë ta mbajnë në jetë. Të përçajnë dhe mbajnë kontinuitet të luftës ndërmuslimane. Ky është qëllimi i tyre. Por, ta dini se s’do të mund ta bëjnë.

Kur’ani

Rini e dashur, ta dini se në Kur’an ka urtësi, dritë dhe ilaç.

Në të kuptuarit e parimeve islame për bazë duhet marrë tekstet burimore islame, e jo qëndrimet dhe shijet e mëparshme personale, ose mendimet e këtij apo atij njeriu. Kështu që fryti i përpjekjeve dhe kërkimeve intelektuale do të jenë “islame”. Në këtë drejtim Kur’ani është dokumenti më i besueshëm dhe më i përkryer ku mund të mbështetemi. Ky është libri në të cilin nuk kemi dyshim, ky është grurë pa byk, dritë e cila ndriçon të gjitha gjërat. Natyrisht, për një ndërmarrje të tillë duhet nivel dinjitar i mendjemprehtësisë dhe maturisë në të cilën na thërret Kur’ani.

Me Kur’an mund të zgjidhen të gjitha problemet në çdo shoqëri. Njohuritë kur’anore ndihmojnë zgjidhjen e problemeve.

Kur’ani u ofron bijve të Ademit rrugë për zgjidhjen e vësh- tirësive jetësore. Këtë Kur’ani e ka premtuar, e këtë e tregon edhe historia islame. Nëse rinia islame afrohet me Kur’anin dhe gjen

~24 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

kohë për të shqyrtuar dhe për t’u thelluar në tekstin kur’anor, shumë çështje të armikut do të humbnin efektin e tyre.

Pejgamberi i Islamit

Pejgamberi s.a.v.s. është sjellë mirë me njerëzit. Në mesin e njerëzve përherë ka qenë i çiltër. Pikëllimin, trishtimin e brengën e ka treguar kur ka qenë vetëm. Nuk ka lejuar që tjerët t’a shohin me fytyrë të pikëlluar. Ishte i gëzueshëm. Gjithmonë i pari jepte selam kur e takonte dikë. Nëse dikush ndoshta edhe e hidhëronte, as që bënte fjalë. E ai vetë kurrë nuk e bënte këtë. Ishte i butë me fëmijët, i sjellshëm ndaj grave, sidomos i sjellshëm me të dobëtit.

– E jeta e të Dërguarit Fisnik s.a.v.s.? Fëmijëria e tij, rinia e tij. Para pejgamberisë ka qenë i dëgjuar në mesin e kurejshive dhe arabëve me sinqeritetin e tij dhe të gjithë e kanë quajtur el-Emin– besnik. Falë drejtësisë dhe sinqeritetit të tij kur fiset arabe ishin në konflikt rreth asaj se kush do ta vërë “Gurin e zi” u pajtuan që bash ai të vendosë edhe pse ishte tashmë djalosh i pjekur. Kjo flet për namin e qëndrimeve të tij të sinqerta me të gjithë njerëzit. Ishte përherë i sinqertë dhe besnik. E pas pejgamberisë, sa vetë- mohime, durime, luftëra dhe ngulmime. Të gjithë ishin kundër tij, por i përballoi. Sa të vështira ishin ato vite. Gjatë trembëdhjetë vjetëve në Mekë. Aq shumë shtypje përballoi. Ky ngulmim i tij bëri muslimanë të fortë dhe të besueshëm që nuk iu nënshtruan shtypjes së askujt. Të gjitha këto janë mësim për ne. E pastaj (në Medinë) formoi një bashkësi qytetarësh dhe pushtet që vazhdoi vetëm dhjetë vjet. Themeloi binanë e cila nëpër shekuj do të jetë çati e botës në shkencë, civilizim, shpirtëri e moral, dhe pasuri.

Mediat sioniste

– Të rinjtë duhet të jenë të parët që do të tregojnë rezistencë ndaj mashtrimit dhe intrigave të kobshme të armikut, ndaj pro- pagandës që synon të mashtrojë rininë tonë.

~ 25 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

– Sot gati të gjitha mediat më të rëndësishme globale janë në dorë të magnatëve financierë. Ata drejtojnë edhe shumë qeveri. E ata zakonisht janë ose sionistët ose aleatët e tyre.

Mendimi dhe kultura islame

Kemi mësuar nga Islami që ndaj ithtarëve të religjioneve tjera duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë. Këtë Islami na e porositë. Komandanti i besimtarëve Ali ibën Ebu Talibi sa i përket sulmit në qytetin Anbar, thotë: Dëgjova se i sulmojnë shtëpitë me gra, muslimane dhe jomuslimane (hebraike dhe krishtere) dhe i mal- tretojnë! S’do të duhej të qortohet muslimani që do të çmendej nga pikëllimi për këtë! Kështu fliste komandanti i besimtarëve. Edhe ky është Islam. Ky është qëndrimi Islam për jomuslimanët.

Transmetohet se i Dërguari fisnik, Muhammedi s.a.v.s., ka thënë: “Zoti nuk iu ka ndarë robërve të Tij asgjë më të vlefshme se arsyeja”. Të gjitha begatitë që shijojmë, uji, ajri, ushqimi, jeta, të gjitha janë nga Zoti dhe të gjitha Atij i takojnë. Sipas fjalëve të Pejgamberit të All-llahut s.a.v.s. arsyeja është më e vlefshme nga ato begati. Pejgamberi s.a.v.s. thotë: Zoti nuk e dërgoi asnjë të dërguar as lajmëtar, vetëm se me qëllim të plotësimit, përkryerjes së arsyes. Kurse Imam Aliu në Shtegu i Elokuencës thotë se Zoti

iLartësuar dërgoi të dërguar që në mes njerëzve të inkurajojnë zbulimin e thesarit të arsyes. E për çka na shërben arsyeja? Për gjetjen e rrugëve jetësore. Duhet me fuqinë e mendimit, analizës dhe pjekurisë të hulumtohen rruga jetësore.

Islami erdhi dhe dielli i njohurive islame ndriçoi zemrat dhe mendjet. Përkundër mbizotërimit të injorancës së asaj kohe dhe rrethanave mjaft të pavolitshme, karvani i ngjitjes dhe progresit të njeriut shpejt përparoi. Nuk kishin kaluar as pesëdhjetë vjet nga dërgimi i Muhammedit, e tashmë gjysma e botës së banuar ishte nën mbrojtjen e Islamit. Kjo nuk është gjë e vogël. Kudo që arrinte, Islami pritej mirë nga masat e popujve të atjeshëm, forcat arrogante lehtë hiqeshin. Çfarë është ajo që i dha aq shumë fuqi Islamit dhe bëri që më vonë të lind civilizimi islam, i cili arriti të

~26 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

mbijetojë madje edhe dekadencën e fuqisë politike të Islamit. Ky civilizim arriti të ndikojë në kulturën dhe shkencën e tërë botës.

Njerëzia sot ka shumë nevojë për dy doreza të rëndësishme që dalin nga pejgamberia: njëra është ringjallja e arsyes dhe nxitja që të mendojë, e tjetra është pastërtia morale. Kjo, pastaj, do të nënkuptonte kënaqjen e aspiratave shekullore të njerëzisë dhe do të sillte drejtësinë, lumturinë dhe mirëqenien. Problemi thelbësor i njerëzisë është pikërisht ky. Njeriu ka dhunti dhe predispozitë kolosale, madhështore për mendim. Por, kur nuk mendon, nuk sajon, nuk lexon, nuk thellohet në shenjat e Zotit kur nuk mendon për të kaluarën e tij, për historinë, për ndodhitë e ndryshme që i kanë ndodhur njerëzimit, për problemet e kaluara dhe të tashme të gjinisë njerëzore, kur nuk i shqyrtojmë faktorët e suksesit dhe të mossuksesit të kombit, atëherë mbetemi mangët nga thesari shpirtëror që Zoti i Madhëruar e ka mbjellë te ju. Sot njeriut, siç duket, mendja dhe morali i duhet më tepër se kurdoherë tjetër.

Interaksioni kulturor është sikur takimi i njeriut me sofrën në të cilën ka fruta të llojllojshëm dhe shumë haje, dhe merr atë që i pëlqen syrit të tij, shijes së tij, atë që e kënaq natyrën e tij. Kështu është edhe me kulturën. Kur shihni te tjetri, te një komb tjetër, diçka të bukur, çka ju kënaq, ku nuk ka asgjë të keqe as të dëmshme për ju, atë edhe merrni. “Kërkoni diturinë, po edhe në Kinë”. Kështu na ka mësuar Pejgamberi s.a.v.s. para njëmijë e katërqind e sa vjetësh.

Veçoria e Islamit të pastër të Muhammedit

– Duhet të përpiqemi botës t’ia prezantojmë Islamin e pastër,

Islamin që e mbron të shtypurin dhe e kundërshton shtypësin. Djaloshi që jeton në Evropë, Amerikë ose diku tjetër do të ndjehet i ngazëllyer nëse njoftohet me faktin se Islami është fuqi, energji, vullneti dhe mendimi që tenton të mbrojë të shtypurit në luftën kundër shtypësve, për këtë ka plan, dhe e konsideron obligim të tij. Ky është Islami i arsyes, Islami i mësimeve të thella filozofike, Islami i përpjekjeve intelektuale, Islami, libri i të cilit Kur’ani, një

~ 27 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

hapësirë të gjerë ia kushton arsyes, mendimit, opinionit, urtësisë.

Këtë Islam t’ua prezantojmë njerëzve. Islamin e kombeve, e jo

Islamin apatik të ngurtë, formal, të besëtytnive dhe të imagjinuar. T’u themi njerëzve se ky është Islami. Po, Islami ka edhe qëndrim përgjegjës ndaj jetës së shthurur dhe liberalizmit rigid që thërret rininë në jetë të shthurur dhe liri të plotë. Islami kërkon nga njeriu përgjegjësi, ndaj vetes dhe të tjerëve, ndaj jetës. Po, ky Islam do që të jetë i pranishëm në jetët e njerëzve, në shoqëri. Përkundër Islamit shekullar që i ngjanë krishterimit shekullar të tërhequr e të strukur, të robëruar në skaj të kishës. Sot disa njerëz thirrin në Islamin e izoluar, shekullar që s’do të përzihet në jetët e njerëzve. Ata i thërrasin muslimanët t’i kryejnë ritet e tyre, në xhami ose në shtëpi dhe kaq.

Jo, t’ua prezantojmë njerëzve Islamin e gjallë e aktiv, Islamin e mëshirshëm ndaj të dobëtëve dhe të fuqishëm ndaj tiranëve.

– H. Ali ibën Ebi Talibi iu drejtua të rinjve dhe tha: Ruajeni nderin dhe dinjitetin tuaj me edeb, e fenë tuaj me dituri. Kjo është shumë me rëndësi. Dija e ruan fenë. Kjo është logjika islame.

Qytetërimi islam dhe dijetarët muslimanë

Shikoni mirë shekujt sipas Hixhrit. Libri “Civilizimi Islam në shekullin e katërt sipas Hixhrit”, vepra e Adam Metsit tregon se në atë kohë mjedisi islam ka qenë një treg i madh i diturisë dhe shkencës. Sidomos Irani. Po, Isfahani, Reji, Shirazi, Horasani, Hurati, Mervi… ishin qendra të mëdha të shkencës botërore.

Pejgamberi për dhjetë vjet në Medinë bëri aq shumë saqë njerëzimit kurrë s’do t’i duhet një pejgamber i ri. E çka ka bërë?

Njerëzve ua prezantoi një fe të përkryer që përfshinë të gjitha orientimet kryesore të jetës dhe i zbatoi në jetën e tij. I mbështetur në arsye dhe dituri. Që në mbështetës po të mos ishte theksuar aq shumë roli i dijes dhe arsyes, ai ndoshta s’do të mund të mbetej

izbatueshëm në jetën e njeriut. Qasja e arsyeshme parimeve të fesë dhe shkencës islame mundëson kuntinuitetin e tij. Pejgamberi s.a.v.s i ka nxitur njerëzit të shfrytëzojnë arsyen në çdo gjë edhe

~28 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

në komentimin e mësimeve islame. Pra, flasim për Pejgamberin s.a.v.s., e në fakt, vetë është Zot ai i cili në shpalljen e tij e tregoi këtë rrugë, rrugën e njohjes, dijes e arsyes. Kjo që i jepet shumë rëndësi dijes dhe shkencës bëri që muslimanët marrjen me shkencë ta konsiderojnë obligim, farz – detyrim i rreptë fetar. Ky ishte një garant për zhvillimin e shkencës në botën e atëhershme. Sigurisht këtë e keni dëgjuar, e nuk e di se ju, o rini, sa e keni studiuar këtë temë. Disa shekuj pas paraqitjes së Islamit muslimanët ishin të vetmit bajraktarë të shkencës në botë. Deri në shekullin e pesë- mbëdhjetë. Deri para pesëqind ose gjashtëqind vitesh shkenca në Evropë, e cila sot konsiderohet djepi i shkencës, merrej kryesisht me dorëshkrime të përkthyera nga gjuha arabe që kishin shkruar muslimanët ose me ndonjë vepër në greqisht, për shembull, vepra e Aristotelit. Porse këto kryesisht ishin vepra filozofike. Veprat shkencore të cilat atëherë ishin në qarkullim shumicën e kishin shkruar muslimanët. Librat e Havarizmit, Ibën Sinasë, Raziut, i kanë ruajtur me kujdes si margaritarë dhe me to janë shërbyer të dijshmit evropianë. Pishtarin e shkencës e kanë bartë muslimanët tetë ose nëntë shekuj nga ardhja e Islamit. I gjithë ky është fryti i asaj që Pejgamberi s.a.v.s. bëri në ato dhjetë vjetët në Medinë. Thamë se vetëm për gjysmë shekulli drita islame ndriçoi gatë tërë botën. Në atë kohë paraqiten themelet e perandorive të mëdha botërore. Mbretëritë e mëdha u përkulën para Islamit, Egjipti, Roma, Persia. Vendet e tyre tashmë ishin në duar të muslimanëve. Vetëm dhjetë vjet i Dërguari jetoi në Medinë. Kjo është muxhize.

– Edhe sot e kësaj dite qëndrimet shkencore të Havarizmit dhe Ibni Sina-së janë valide në botë. Çka i motivoi muslimanët në ato kohëra që kështu me ngulm t’i kushtohen shkencës? Feja e tyre, Islami, pa dyshim. Në periudhat e mëvonshme kemi shken- cëtarët muslimanë të cilët më parë ishin shkencëtarë fetarë, por gjithsesi merreshin edhe me shkencë si Shejh Bahaiu, të themi.

~ 29 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

KOMENTI (SHPJEGIMET)

Kujt i drejtohet letra?

Duke pasur parasysh se motivi i shkrimit të kësaj letre ishte në fakt përpjekja e autorit që t’iu ndihmojë të rinjve për të dalë nga atmosfera kulturore dhe e mediave e kontaminuar me urrejtje dhe me aspiratat e fundit ndaj Islamit dhe muslimanëve në Perën- dim, dhe të demaskojë planet dhe komplotet e sionizmit, të cilët në mënyra të ndryshme përpiqen që Islamin ta tregojnë në dritën më të shëmtuar kjo letër i është dedikuar, jo vetëm rinisë, por të gjithë njerëzve në Evropë, Amerikë, e gjetiu, që janë nën ndikimin e kësaj atmosfere, e duan ta dinë të vërtetën dhe Islamin ta njohin në origjinë.

Letra nuk i është drejtuar ndonjë shtrese të veçantë njerëzish, ndonjë grupi të veçantë, por të gjithëve dhe ithtarëve të të gjitha religjioneve, po edhe agnostikëve dhe ateistëve.

1. Ndodhitë në Francë

Më 7 janar të 2015 ndodhi sulmi i armatosur në redaksinë e gazetës Charlie Hebdo me mbarimin fatal. Sipas informatave të organeve gjyqësore franceze janë vrarë 12, e plagosur 10 vetë. Siç lajmëruan agjencitë franceze në mesin e të vrarëve ishin dy policë, 4 karikaturistë dhe redaktori i javores së përmendur. Dy burra me maskën e zezë në fytyrë dhe me pushkë kallashnikovë në duar hyrën në lokalet e gazetës së përmendur në Paris, gjuajtën në të pranishmit dhe ikën. Për këtë ndodhi ekziston në internet edhe incizim amator i videos. Policia informoi se sulmi u krye gjatë kohës së mbledhjes së redaksisë Charlie Hebdo, e sulmuesit gjatë daljes nga ndërtesa bërtitën “All-llahu ekber”. Thonë se kjo ishte hakmarrje për karikaturat mbi Pejgamberin. Më vonë jepet lajmi se policia i ka gjetur fajtorët e kësaj ngjarje dhe pas ndeshjes dy-ditore të njëjtët vriten. Familjet e pikëlluara si dhe anëtarët e mbijetuar të redaksisë u tubuan më vonë para selisë së gazetës

~ 30 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

ditore “Libration” dhe e ndanë numrin e ri të Charlie Hebdo me titullin “Falje për të gjithë”, kurse në faqen e parë sërish u botua karikatura e Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. me titull “Je suis Charlie”. Ky veprim hasi në pakënaqësinë e muslimanëve të tërë botës.

2. Ndodhitë e ngjashme në Perëndim

Pas Parisit ngjarja e njëjtë u bë në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë. Siç lajmëroi Royters në sulmin në Kopenhagë u vranë dy civilë, e u plagosën pesë policë. Sulmi ndodhi së pari të shtunën kur u gjuajt në pjesëmarrësit e tubimit mbi islamizmin dhe mbi lirinë e fjalës, me theks të veçantë, karikaturat mbi Pejgamberin s.a.v.s. Sulmuesi e vrau një person dhe plagosi tre policë, pastaj iku nga vendi i krimit dhe po atë natë u gjet i vrarë nga policia daneze. Më parë ndodhën raste të shkaktimit të frikës dhe rrezikut të përgjithshëm në Kopenhagë. Katër suedezë të natyralizuar, disa njerëz me origjinë marokene, pastaj disa prej tyre nga Lindja e afërt, më 2010 planifikuan sulm të armatosur në lokalet e gazetave daneze ku më 2005 u publikuan karikaturat e Pejgamberi të All-llahut s.a.v.s. Këto persona në vitin 2012 u akuzuan dhe u gjykuan. Më pastaj më 10 shkurt të vitit 2015 tre studentë amerikanë, muslimanë të moshës 19-25 vjeç u qëlluan me plumba në kokë, në Karolinën Veriore. Dy ditë më vonë në Miçigan, në një vetëshërbim, një amerikan me prejardhje arabe e sulmuan në mënyrë të pamëshirshme dy të bardhë. Më 13 shkurt në të njëjtin vit u dogjën lokalet e një shoqate të muslimanëve në Hjuston, ku u shkaktua dëm prej mbi 100.000 dollarë amerikanë. Katër ditë më vonë, më 17 shkurt policia amerikane burgosi një person nën akuzën se ka tentuar të vendosë bombë në një qendër islame në Teksas (Texas). Duke marrë parasysh këto dhe raportet e ngjashme mund të vijmë në përfundim se pas 11.09.2001 u shtua numri i sulmeve ndaj muslimanëve në shtetet e Perëndimit. Po ashtu, në bazë të rezultateve të anketës së bërë kohëve të fundit, amerikanët kanë qëndrim më negativ ndaj muslimanëve (në lidhje

~ 31 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

me anëtarët e feve tjera). Ky është fryti i veprimit të kampanjës së theksuar antimuslimane në mediat evropiane dhe amerikane. Pesëdhjetë vitet e fundit agjencitë politike dhe të mediave në Perëndim kanë shpenzuar dhjetëra milionë dollarë për të forcuar ndjenjën antiislame dhe armiqësinë ndaj muslimanëve. Këtu kanë marrë pjesë politikanët dhe gazetarët, megjithatë edhe aktivistët e të ashtuquajturit sektori jo-qeveritar, ekspertët dhe qendrat e kërkimeve shkencore. Kjo urrejtje islamofobike i përdorë mirë edhe lidhjet e mira me policinë dhe agjencitë për zbulim. Në fakt, këto sulme dhe histeria antiislame japin arsyetimet e duhura për ekspeditat hegjemoniste amerikane në Lindjen e Afërt, por edhe për rrezikimin e të drejtave demokratike në vendin e vet. Përdhosja dhe fyerja e të shenjtave islame në viteve të fundit gati është bërë praktikë e zakonshme. Publikimi i filmave dhe karikaturave me çka neveritshëm fyhet Pejgamberi i Islamit ka ndodhur në Francë, Danimarkë, Holandë. Nga ana tjetër, një prift ekstrem i krishterë në Amerikë u drejtua të djegë Kur’anin si një e shenjtë më e madhe islame. Sipas disa parashikimeve përhapja e Islamit në Perëndim mund të rezultojë me atë që në vitin 2015 shumica e banorëve të Evropës do të jenë muslimanë. Ndoshta krejt ngjarjet dhe projektet e përmendura do të duhej të vështrohen në dritën e përpjekjes që diç e tillë të ndalohet me çdo kusht.

3. Ndjenja e obligimit, ndjenja për kohën

Letra e ajatollah Hamneit flet për ndjenjën e përgjegjësisë dhe obligimit si dhe për njohjen e çastit. Kjo na tregon se bëhet fjalë për mendimtarin e brengosur islam i cili vërtetë brengoset për gjendjen momentale të muslimanëve në nivelin global. Andaj kjo letër i tejkalon orvatjet diplomatike dhe duhet vështruar mbi temat politike sikur bisedimet për programin nuklear iranian ose fokusimin e qeverisë iraniane për komunikimin me liderët perën- dimorë. Me diplomaci po edhe me atë populiste bëhen përpjekje të vihet komunikimi me botën që të përmirësohen marrëdhëniet politike. Mirëpo, ajatollah Hamnei në letrën e tij nuk merret me

~ 32 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

politikën e jashtme iraniane dhe me çështjet si ai mbi programin nuklear, por në të flet për Islamin. Aty reflektohet misioni i një lideri dhe mendimtari fetar, duke mos u munduar të imponojë ndonjë mendim të tij, i thërret bashkëbiseduesit e tij të kërkojnë të vërtetën në bazë të natyrës burimore njerëzore dhe arsyes së njeriut.

4. U drejtohet drejtpërdrejtë të rinjve

Kujdesi i veçantë ndaj të rinjve dhe përpjekja për të vënë me ta komunikim intelektual e kulturor s’është asgjë e re në sjelljen e ajatollah Hamneit. Ai edhe para revolucionit ka pasur ligjërata të rregullta dhe është shoqëruar me rininë në xhaminë Kiramet në Meshhed, e në cilësi të liderit shpesh organizon takime me rininë iraniane dhe përgjigjet në pyetjet e tyre. Ajatollah Hamnei në letrën e tij, në mënyrë eksplicite u drejtohet të rinjve në Perëndim, pa marrë parasysh se a ka të bëjë me evropianët autoktonë ose me amerikanët ose me ato të natyralizuar. Gjuha e letrës është gjuhë e fitres (natyrës burimore të njeriut të dhënë nga Zoti) dhe arsyes. Kontaminimi i hapësirës së mediave dhe propaganda e gjërë shtetërore e nxitën një lider fetar që t’iu drejtohet të rinjve në Perëndim, të cilët janë ndërtues të ardhmërisë së vendeve të tyre dhe i fton të mendojnë dhe të kërkojnë të vërtetën. Kjo do të mund të krijojë rrethana të reja dhe tokë pjellore për interaksion intelektual, racional dhe njerëzor në mes Islamit dhe njerëzve në Perëndim. Natyrisht, për të bërë këtë duhet përpjekje serioze, nga të dyja palët.

Në shoqëritë perëndimore politikanët e pengojnë të vërtetën të arrijë te populli. Përpiqen t’i kënaqin interesat e korporatave të mëdha dhe vazhdojnë hegjemoninë e tyre në bazë të liberalizmit dhe shekullarizimit ashtu siç e shohin ata. Në këtë iu ndihmojnë mirë mediat. Kështu shumë të rinj potencialë mbeten të fshehur dhe të pazhvilluar, e pastaj rinia nuk ka vetëdije për mundësitë e ndonjë farë ndryshimi. Të moshuarit, të pjekur, zakonisht janë të prirë të ecin ngadalë në përditshmërinë monotone dhe rrugëve të

~ 33 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

cilat tashmë i kanë mësuar duke injoruar ekzistencën dhe zgjidhjet alternative, ndoshta më të përshtatshme. Ata në të shumtën nuk vështrojnë nga perspektiva “se si mund të jetë bota”, porse nga perspektiva “siç është, ashtu është”. Por, të rinjtë mundohen të provojnë mënyra të ndryshme të jetës me dozën e rëndësishme të kureshtjes. Kjo përpjekje dhe kureshtje i shtyn ata që, pas provimit të paradigmave të ndryshme të sjelljes, të bëjnë në të mirën. Për këtë ekspertët flasin si për “zbulimin e identitetit të vet”. I riu nga qendra e qenies së tij si fokusim i dëshirave të tij që burojnë nga natyra burimore e njeriut e dëgjon vetëm zërin e pastërtisë dhe dashurisë. Ai, falë natyrës së tij të pa degjeneruar dhe shpirtit të shëndoshë, sjelljet e të tjerëve i vështron me sytë e të mirës dhe drejtësisë. I riu është i dashuruar në pastërtinë e plotë dhe nuk pajtohet lehtë me të keqen. Imam Homeini, r.a., për këtë cilësi të të rinjve thotë: “Kjo përshtypje e zemrës dhe ideja e brendësisë më serioze bëhet në rini. Sepse, zemra e të riut është e brishtë, e butë, e thjeshtë dhe e pastër”. Pejgamberi i

Islamit, duke pasur parasysh këtë butësi të zemrave të reja thërriste dhe porosiste që ndaj të rinjve të sillemi mirë dhe me dashamirësi.

“Ju porosis të silleni mirë me të rinjtë, sepse zemrat e tyre janë të buta”. Nga Imam Xhafer Sadiku përcillet: “Përkushtojuni të rinjve sepse ata nxitojnë më shpejt nga çdo e mirë”.

Krahas adoleshencës, transformimeve, tek i riu zhvillohet edhe prirja e fortë për religjionin dhe të përshpirtshmen.

“Në moshën e adoleshencës, tek i riu shprehen ndjenjat dhe prirjet religjioze, kështu ai me shumë dëshirë iu qaset mësimeve shpirtërore. Pas kësaj moshe kjo prirje natyrore qetësohet dhe pakësohet dhe prirja për besimin dhe moralin shndërrohet në një tendencë të zakonshme, të themi, normale. Pejgamberi i Islamit, s.a.v.s., i ka kushtuar shumë energji dhe vëmendje asaj që rininë ta tërheqë në të vërtetën e nxehtë. Ai mirë e ka ditur se i riu ka nivel më të lartë të gatishmërisë për të pranuar të vërtetën. Imam

Sadiku për këtë thotë: “Nëse besimtari i ri mëson Kur’an, ai do të futet në mishin dhe gjakun e tij”. Djaloshi i cili para askujt nuk

~ 34 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

është i gatshëm të ulë kokën dhe me kokëfortësi nuk i përkulet asnjë fuqie, përbrenda ndjen dobësinë e tij, kështu që fuqinë dhe ekzistencën e sheh në besim. Ai dëshiron konceptet e fesë dhe të religjionit të tij t’i rivlerësojë me mendjen e tij, kurse me fuqinë e vrojtimit intelektual në bindjet e tij, e hap para vetes rrugën e përkryerjes personale. Njëkohësisht me moshën adoleshente një forcë e fshehtë e tërheq të riun kah feja dhe udhëtimi shpirtëror. Kësaj nevoje natyrore të njeriut të ri duhet përgjigjur drejt, në mënyrë që të mos gjendet në rrugën e pakalueshme”.

Është fakt themelor se nga pikëpamja e Islamit burimor, një kapacitet i tillë natyror, primordial ekziston te të gjithë të rinjtë. I riu dje, sot, nesër, në Lindje ose në Perëndim, ka predispozicion esencial për mendim dhe për të arritur të vërtetën. Përkundër saj atmosfera kulturore-mediatike në Perëndim i izolon të rinjtë në mënyrë monopoliste, kjo, sipas antropologjisë islame, nuk mund të mbetet përjetësisht kështu.

5. Veprim i pasinqertë dhe mashtrues i politikanëve perëndimor dhe sundimtarëve

Me keqpërdorimin e akteve terroriste që ndodhën decenieve të fundit politikanët në Perëndim treguan se për ta të bësh politikë nuk do të thotë të mbash të vërtetën, por e kundërta. Natyrisht, këtë e vërejnë ata politikanë të cilët me një dozë më të madhe të mendjemprehtësisë dhe sinqeritetit ndjekin e analizojnë ngjarjet dhe dukuritë në botën e politikës. Të kujtojmë vetëm invadimin në Irak me pretekst të asaj që ndodhi më 11 shtator të 2001, por edhe e ashtuquajtura shëtitje paqësore në shenjë të përkrahjes Charlie Hebdo në Paris janë shembuj të këtyre keqpërdorimeve dhe manipulimeve. Disa sundimtarë botëror marshuan në Paris bashkë me Benjamin Natanjahun ushtria e të cilit vetëm në vitin 2014 ka vrarë 60 gazetarë në territorin e okupuar palestinez.

Gjurmëve të zbulimit ose demaskimit të natyrës hipokrite të liderëve politikë në Perëndim, do të duhej parashtruar pyetjet vijuese në Perëndim: Për çfarë arsye vëllimi i prodhimit tuaj është

~ 35 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

shumëfish më i madh në industrinë ushtarake se vëllimi të themi i prodhimeve ushqimore? Cili është shkaku i arsyeshëm, human i vrasjeve masive të njerëzve civilë në Gazë, Jemen, Siri, Irak, Afganistan, Pakistan…, e me pretekst së bëhet fjalë për “vatrat e terroristëve” kërcënim për Perëndimin? Ç’faj kanë fëmijët, pleqtë dhe gratë në Jemen, Afganistan, Palestinë…? Nëse në mesin e tyre të supozojmë se ka edhe terroristë, a është zgjidhje e vetme ajo që vazhdimisht të bombardohen nga fluturaket pa pilot, që t’iu vihet zjarri në dasmë me disa qindra dasmorë dhe gëzimi i tyre të shndërrohet në pikëllim? A nuk janë rrënjët e qëndrimit të këtillë barbar të Perëndimit ndaj jo-Perëndimit, në realitet, në themelet filozofike të Perëndimit modern? Doktrina dominuese filozofike në Perëndim pas renesancës është ajo antropocentrike. Njeriu pra është subjekt subzistent i pavarur, qendër e gjithësisë, kurse roli i Zotit dhe shpirtërores në jetën e kësaj bote sillet në masën më të vogël të mundësisë. Në fakt, humanizmi perëndimor e largon shpirtëroren dhe moralen nga politika e cila bazohet në parimin

“qëllimi i arsyeton mjetet”. Filozofia politike, pastaj edhe praktika politike në Perëndim pas renesancës themelohet në qëndrimet dhe mësimet e filozofëve si: Makiaveli, Hobsi, Loku, Rusoi…

Në mesin e të përmendurve, Makiaveli konsiderohet prijatar në largimin e moralit nga politika. Sipas tij politikani mund të përdorë të gjitha mjetet për të arritur qëllimin. Makiaveli beson se sundimtari i cili do të mbijetojë dhe të ketë sukses s’duhet të ngurojë nga krimet dhe dhuna, sepse pa këto pushteti s’mund të ruhet. Pushteti për qëllime ekzistence, forcimi mund të përdorë cilëndo vepër, duke përfshirë edhe vrasjen, tradhtinë, falsifikimin, terrorin dhe çdo veprim tjetër në do të arrish cakun në politikë, lejohet të harrosh moralin, nderin, drejtësinë. Sipas kësaj filozofie politike, politikani duhet të jetë plotësisht realist dhe serioz në qëllimin e vet saqë të jetë i gatshëm në rrugën e tij të sakrifikojë edhe obligimet dhe ndjenjat fetare e morale. Makiaveli në librin e tij “Prince” propozon parime, të cilave duhet t’iu përmbahet sundimtari i cili dëshiron të jetë i suksesshëm, kurse ato parime janë në kundërshtim me parimet morale.

~ 36 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Kështu, në këtë libër lexojmë: “Duhet të dini se në gara me të tjerët keni dy rrugë, rrugën ligjore dhe rrugën e forcës. E para i ka hije njeriut, e dyta i ka hije egërsirës. Nëse mënyra e parë nuk është e zbatueshme patjetër duhet të kapë tjetrën, dhe një “prince” patjetër të dijë se si të zbatojë edhe metodën e njerëzve edhe atë egërsirave”. Politika dhe politikanët në Perëndim funksionojnë në themele të këtyre ideve. Natyrisht, nuk e mohojmë se mendime makiaveliste ka pasur përherë në historinë e njerëzimit, por ato asnjëherë s’janë shndërruar në një teori konkrete dhe homogjene të cilës i referohen veprimet njerëzore, sidomos politikanët. Idetë makiaveliste, prej renesancës e këndej, janë bërë gurë themeltar i teorisë dhe praktikës së politikës perëndimore. Funksionimi dhe veprimi i kryetarëve amerikanë si reprezentues ligjor të praktikës politike në Perëndim përkon me idetë makiaveliste. E ata për të realizuar qëllimet dhe synimet e tyre politike përdorin të gjitha mjetet e mundshme.

6. Intensifikimi i islamofobisë pas rënies së Bashkimi Sovjetik

Me rënien e BRSS-së lufta e ftohtë mbaroi, e pasi që paria amerikane-politike përherë ka nevojë për kundërshtar (armik) të supozuar, ky rol i është dhënë Islamit. Më herët këtë rol e kanë luajtur vendasit amerikanë, pastaj të zitë dhe emigrantët, pastaj nazistët dhe rusët. Filmat e Holivudit në vitet e 80-ta dhe 90-ta shekullin e kaluar (James Bond, etj.), si dhe seritë sikur Nikita, Homelanda, 24, e të ngjashëm, kanë luajtur rol të rëndësishëm në konceptimin e imazhit të një armiku të tillë të imagjinuar në mendimet e njerëzve. Kjo praktikë vazhdon.

Por edhe historianët në Perëndim pas shkatërrimit të BRSS krijuan tezën e frikës nga Islami (kërcënimi i gjelbër), zëvendësim për rrezikun Sovjetik (kërcënimi i kuq), duke argumentuar këtë, mes tjerash, edhe me shembuj nga historia e Perëndimit që flasin për atë se kapitalizmi liberal si sistem dhe rend për të përforcuar integrimet politike, sociale dhe kulturore të Perëndimit duhet të përdorë vlerat liberale dhe shekullare sikur elemente pozitive të

~ 37 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

identitetit të tij, por edhe elementin “armik” si orientues negativ të identitetit. Me prishjen e BRSS-së, kjo anë negative mbeti e zbrazët, dhe u dashtë të plotësohet me “Islamin”. Sidomos duke pasur parasysh se mësimet islame mund t’i tërheqin në mënyrë të natyrshme zemrat e vetëdijshme dhe mendjet kureshtare. Jean Lebaoufi duke i analizuar efektet e luftërave kryqtare shkruan: “Formësimi dhe afirmimi i identitetit fetar dhe (ose) nacional po kuptohet në përballje dhe konfrontim, e ana e kundërt, do të thotë, kundërshtari ose armiku bëhet nxitës dhe kryerës i paraqitjes dhe formësimit të identitetit”. Ky argumentim i historianëve shpejt u pranua dhe u shndërrua në strategji të caktuar.

Duhet të përkujtojmë se së pari Bernard Lewisi, dhe pastaj Samuel Huntingtoni në këtë hulumtim ofruan kuazi teorinë e tyre mbi “konfliktin e civilizimeve” menjëherë pas rënies së BRSS-së dhe shumë më parë se 11 shtatori. Është thënë se pseudoteorinë i pari e ka përmendur Lewisi në tekstin e tij “The Roots of Muslim

Rage” të botuar në vitin 1990 për ta plotësuar Huntingtoni me tekstin në Foreign Affaires në vitin 1998. Këtë tezë analitike për instalimin e qëllimshëm të Islamit si armik në vend të Bashkimit shumë intelektualë në Perëndim si Halai dhe Saidi. Kështu, p.sh., Muritmeri në tekstin e botuar në International Affairs më 1999, flet mjaft qartë për politikën e kërkimit të armikut. (Wanted new enemy): “Në fillim të viteve 90-ta u paraqit analiza sipas së cilës armiqësia mes Perëndimit dhe BRSS-së, në fakt, bllokut lindor i ndihmoi formësimit të identitetit të Perëndimit, dhe tash kur më nuk ekziston një bërës i tillë do të duhej t’i kërkohej alternativë. Natyra e njeriut është e tillë që grupet shoqërore të përcaktohen vetë në bazë të asaj çka janë, por edhe në bazë të asaj çka s’janë. Madje shumica ndjejnë nevojën për një kërcënim të ri i cili do t’i zëvendësonte Sovjetët. Në këtë aspekt “Islami” është “këtu”.

Aluzionin për çështjen e tillë e gjejmë në letrën e ajatollah Hamneit. Këtu duhet përkujtuar se në analizën e islamofobisë nuk do të na duheshin faktorët e saj që të kufizohemi vetëm në 11 shtatorin, ISIL-in, dhe në dukuri të ngjashme. Islamofobia është

~ 38 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

një levë strategjike në politikën e liderëve perëndimorë të cilën nuk do të duhej reduktuar në kërkesa të kohës dhe ndodhi aktuale. Madje ekzistojnë edhe analiza mjaft serioze që tregojnë se vetë ngjarja e 11 shtatorit mund të jetë pjesë e mendimit të kampanjës që do të arsyetojë dhe mundësojë ballafaqimin me “kërcënim” që anon nga Islami në shoqëritë perëndimore, pastaj me qëndrimin e ashpër dhe të dhunshëm ndaj muslimanëve në përgjithësi. Të përkujtojmë se edhe kryetari i atëhershëm amerikan menjëherë pas kësaj ngjarjeje publikisht e shpalli fillimin e luftërave të reja kryqtare.

Islamofobia nuk është vetëm rezultat i një doktrine siç është ajo mbi konfliktin e civilizimeve, por kjo është e formësuar dhe e zhvilluar në një kontekst të vazhduar të motiveve politike dhe imperialiste. Prandaj teoria mbi mos harmoninë e civilizimeve të Rajmon Aronit (sociolog francez) ose teoria mbi përplasjen e kulturave të Lewisit (orientalist dhe islamolog i njohur) dhe në fund ajo e Huntingtonit mbi konfliktin e civilizimeve, fuqishëm kanë ndikuar në nocionin dhe eskalimin e islamofobisë. S’duhet harruar se tashmë shumë para tyre muslimanët për të krishterët kanë qenë ata të tjerët. Vizioni i krishterë për muslimanët që në njëfarë mënyre është edhe doktrinë kishtare, përfshinë epërsinë e krishterimit. Historia e qëndrimit të krishterë për Islamin dhe muslimanët, në realitet, ofron përgjigje në pyetjen mbi rrënjët e islamofobisë. Mësimet kishtare gjatë shekujve janë përplot me rrëfime mbi Kur’anin dhe Muhammedin si armiq të civilizimit dhe lirisë njerëzore, mbi Islamin si shfaqje anakronike, i cili nuk mund të sjell asnjë përparim. Ndonëse Perëndimi dhe krishterët e njohën Islamin edhe përmes Bizantit, Sicilisë dhe Andaluzisë prapëseprapë luftërat dyqind vjetore kryqtare paraqesin pretekst mjaft serioz nëse jo edhe dominant të imazhit të krishterë mbi Islamin. Duket se si kjo intolerancë mesjetare ka jehonën e saj edhe sot e kësaj dite.

~ 39 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

7. Islami si “të tjerët”

Pasqyrat historike tregojnë se si liderët e botës perëndimore orientimin themelor të identitetit e kanë formësuar dhe ri(definuar) përmes prezantimit “të tjetrit” si kundërshtar dhe armik. Gjithsesi, qëndrimi luftarak ndaj botës islame ka qenë një ndër faktorët e rëndësishëm të formësimit të Evropës perëndimore dhe idesë së

“Perëndimit”. Vetë termi “evropianë” për herë të parë u përdor në shekullin e tetë vis a vis fitores së Karl Martelit në regjionin e Toursit kundër muslimanëve. Evropianët atëherë përballë armikut të jashtëm, u bënë më të vetëdijshëm, e kjo vetëdije i bëri më të homogjenizuar. Afirmimi i identitetit ideologjik i perëndimit të krishterë bëhet pikërisht në konfliktet me “të tjerët” përmes së cilës vendet perëndimore, pavarësisht dallimeve të brendshme, gradualisht gjithë e më tepër e shihnin veten si pjesë të një familje të vetme – të qytetërimit perëndimor. Ky proces shkallë-shkallë simbolikisht mbaroi me shpalljen e Papës së famshëm Piu III nga viti 1458 kur Evropa identifikohet me kufijtë e krishterimit.

Me shekuj nocionet Evropë dhe krishterim janë kuptuar si ekuivalentë. Në fakt, identiteti kulturor i Evropës dhe ajo çka e bën civilizimin evropian ndryshe dhe të veçantë, para së gjithash është orientuesi religjioz – krishterimi. E më vonë në kërkim të ndryshimeve të brendshme dhe të jashtme, ideja “Evropë” do të fitojë definicionin më të saktë gjeografik, politik dhe ekonomik, dhe Evropa dhe Perëndimi e marrin identitetin e tyre shekullar. Identiteti i Perëndimit në kuptimin e sotshëm modern e shekullar po ashtu ka qenë nën ndikimin e faktorit të armiqësisë ndaj “të tjerëve”. Përballja me botën e re praktikisht e forcoi identitetin e ri evropian. Periudha koloniale e ndryshoi identitetin evropian. Në fakt, me përgatitjen e një bazamenti mental për kolonializëm. Identiteti i Perëndimit përjetoi transformimin, nga krishterë në shekullar. Është e vërtetë se me identitetin e krishterë nuk ishte lehtë të bëhen pushtime koloniale. Aty ku krishterimi e pengoi Evropën, duart ia hapi identiteti shekullar romak-grek. Iluminizmi evropian i ishte i kthyer nga e kaluara ku hulumtonte identitetin

~ 40 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

dhe në këtë proces të kërkimit kishte nevojë për armikun, i cili quhej “orient”, dhe manifestimi më i rëndësishëm i të cilit është “Islami”. Krahas islamofobisë qasja koloniale e Perëndimit pas rënies së perandorive të mëdha, vazhdoi në një mënyrë të re dhe ajo sot vërehet edhe brenda Evropës edhe Perëndimit. Qëndrimi diskriminues ndaj emigrantëve dhe pakicave etnike, s’ka të bëjë vetëm me muslimanët (islamofobi dhe antiislamizëm) por edhe me të gjithë evropianët “e tjerë”, bile shumë qytetarë të Evropës lindore përballen me probleme të cilat i shpijnë në përfundim se Evropa dhe Perëndimi edhe nuk janë bash shtëpitë e vërteta të tyre, kurse vendet si Gjermania, Franca dhe Anglia, megjithatë, janë “Evropë evropiane”.

Në kohën dhe botën e proceseve të integrimeve dhe globa- lizimeve, islamofobia ka funksion strategjik në ruajtjen e kufijve të identiteti të Perëndimit. Veç kësaj, pas fitores së revolucionit islamik në Iran, Perëndimi përballet edhe me një sfidë të diskursit islam që e hijeshon racionalizmi dhe intelektualizmi i llojit të vet i cili imponohet si një kritik dhe anketues serioz i themeleve teorike të Perëndimit. Fuqitë e mëdha sollën konkluzionin se për të ngadalësuar dhe ndaluar procesin e përhapjes së disponimit pozitiv ndaj Islamit duhet një qeverisje e sigurt me rrjedha për njohjen e Islamit, edhe atë në dy mënyra të mundshme. E para, diabolizimi mediatik i Islamit dhe islamofobia, e dyta, përhapja e të ashtuquajturit “Islami i moderuar”. Të dy këto projekte janë vënë në kërkim të dhënies grusht Islamit si burim dhe inspirim i rezistencës ndaj arrogancës botërore. Shihet se grupin e synuar të projektit të parë (diabolizimi-islamofobi) e përbëjnë jomuslimanët, e të dytin (imponimin e ideve për muslimanët mesatarë) e përbëjnë muslimanët.

8. Krijimi i imazhit të gabuar për Islamin

Diskriminimi mediatik i Islamit dhe muslimanëve është një dukuri që meriton kujdes të veçantë. Në historinë e botës është vështirë të gjendet shembull i tillë manipulimi me mjetet kulturore

~ 41 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

dhe shpirtërore për realizimin e qëllimeve të errëta politike. Sasia kaq e madhe e instrumentalizimit të artit për të dhënë sugjerime rivalitetesh dhe armiqësish, të ofrimit të imazhit të shtrembëruar për realitetin, vështirë se është regjistruan më parë në historinë e deritanishme. Në shumë raste atmosfera e mediave në Perëndim s’është drejtuar kundër Islamit dhe muslimanëve, por imazhit arbitrar “të tjetrit”. Kështu, drejtori holandez Van Gogi, që më vonë e vrau një ekstremist musliman, muslimanët i karakterizoi si, ata të cilët bëjnë marrëdhënie intime me dhitë! Në çdo mënyrë të mundshme sot bëhen përpjekje për përhapjen e islamofobisë mediatike në Evropë dhe në Perëndim, duke shfrytëzuar termet si Islami politik. Përgjithësisht, islamofobia s’do të kishte kuptim pa mediat. Tregimi islamofobik mbi Islamin promovon imazhin e falsifikuar, shtrembëruar të Islamit. Në fakt, islamofobia do të mund të karakterizohet si një lloj “inxhinierie me përshtypje dhe recepcion”. Veprimi antiislam në kuptimin e ofrimit të fotove të tij të falsifikuara dhe përdhosja e tij do të mund të reduktohen në disa lloje themelore:

– Fyerja direkt e Islamit dhe muslimanëve nga mediat

Karikaturat e publikuara në Holand posten të Danimarkës më 30.09.2005 gjithsesi janë nga shembujt e këtij lloji veprimi kundër Islamit. Kjo gazetë publikoi 12 karikatura ofenduese dhe tallëse të Pejgamberit s.a.v.s., karikatura që edhe sipas mendimit të shumë kritikëve të artit nuk kanë madje as vlerë artistike. Pra, shpallja e karikaturave u shoqërua me fjalën hyrëse të redaktorit në të cilën kritikohen muslimanët për aureolën e shenjtërisë që e kanë krijuar rreth personalitetit të Pejgamberit të tyre. Redaktori i Postenit u bëri thirrje muslimanëve të thyejnë këtë “tabu”, të demaskojnë “historinë e errët të Pejgamberit të Islamit” dhe “t’ia tregojnë opinionit publik botëror të vërtetën”.

Analistët perëndimorë, të ashtuquajtur ekspertë për Islamin, të cilët rregullisht paraqiten në media, kryesisht mundohen për Islamin dhe muslimanët të flasin në një mënyrë interpretimi krejt

~ 42 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

të paramenduar dhe të qëllimshëm. Shpesh i shfrytëzojnë edhe

“muslimanët” e orientuar antireligjiozë si eksponentë të mediave më të përshtatshme për të “shpifur” Islamin. Kështu në Holandë somalianeja Ayaan Hirsi Ali duke lënë Islamin dhe duke punuar në propagandën antiislame u bë heroinë kombëtare. I ngjashëm është shembulli i komikut norvegjez me prejardhje pakistaneze

Sha’ban Rahmani i cili publikon foton e tij ku trupin e zhveshur e mbështjellë me flamurin norvegjez duke e hedhur veshjen e tij tradicionale pakistaneze. Qendra evropiane për monitorimin e racizmit dhe ksenofobisë i kritikoi mediat evropiane për përdorim të stereotipave negativë, shpalljen e muslimanëve terrroristë dhe

“me kolonën e pestë”.

Preteksti historik dhe shkaqet e islamofobisë

Islamofobia është një tezë strategjike e Perëndimit dhe botës krishtere. Ky nuk është vetëm rezultat i një doktrine të veçantë si ajo mbi përplasjen e civilizimeve, por fenomen që ka lind dhe është zhvilluar në kontekstin e gjatë historik. Teoritë mbi mos- pajtimin e civilizimeve (Aroni), konfliktin e kulturave (Lewisi) ose konfliktin e civilizimeve (Huntingtoni) gjithsesi kanë ndikuar fuqishëm në formësimin e fenomenit modern të islamofobisë. Por, të parit e muslimanëve si “të tjerë” në sy të krishterëve dhe nga perspektiva e epërsisë rrënjët e veta i ka në mësimet kishtare. Faktori esencial i islamofobisë bazohet në historinë e një mësimi sipas të cilit Kur’ani dhe Muhammedi janë kundër civilizimit dhe lirisë, e Islami, është religjioni që pamundëson progresin dhe që kundërshton etikën dhe shkencën. Edhe pse njohja e Perëndimit dhe krishterëve me Islamin tek i cili kanë ardhur përmes Bizantit, Sicilisë dhe Andaluzisë, gjithqysh nuk është për ta nënçmuar, por luftërat kryqtare dyqind vjeçare në mënyrë dominonte ndikuan në formësimin e imazhit historik mental të krishterëve për Islamin – imazhin i cili kryesisht është i gabueshëm. Ndoshta është edhe e tepruar për të gjykuar se luftërat kryqtare janë burim i të gjitha recepcioneve dhe interpretimeve armiqësore mes botës islame

~ 43 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

dhe krishtere, por ato vërtetë ishin kulmi i disponimit armiqësor, ndoshta deri atëherë deri diku i kamufluar.

Nga pikëpamja e psikologjisë së mediave, duhet të themi se islamofobinë e mundësojnë edhe keqpërdorimet e mungesës së informacioneve për qytetarin e zakonshëm në Perëndim, niveli i ulët i shkollimit të mediave, madje edhe disa motive psikologjike. Industria e frikës te mediat perëndimore i ka rrënjët e veta në shqetësimet ekzistenciale të popullatës së atjeshme. Mass mediat në Perëndim e krijuan një lloj çrregullimi opsesiv-kompulziv në raport me tjetrin dhe me tjetër fare. Dobësitë, komplekset dhe të metat e brendshme, po ashtu, janë tokë pjellore për manipulimin e mediave dhe për islamofobinë e cila buron prej saj. Schwartz islamofobinë e karakterizon si një industri e re amerikane e frikës, duke e përshkruar kështu: “Islamofobia na thotë se terrorizmi i

Al-Qaedes, në fakt, është prodhim i dukshëm i parimeve islame, Islami për nga vetë qenia e saj është fe e dhunës dhe falë kësaj xhihadistët bëjnë atë që bëjnë; interpretimi radikal i Islamit, në fakt, i vetmi është i vlefshëm dhe logjikisht i drejtë; muslimanët janë ata “kërcënuesit e tjerë”, e lidhja e të cilëve me ideologjinë radikale është e qartë, në këtë temë janë shkruar shumë libra dhe studime. Megjithatë, këtu duhet theksuar se islamofobia s’është vetëm një imazh mental, por fenomen, i cili shkakton pasoja fare objektive dhe reale, të cilat realizohen përmes reaksionit praktik, ekonomik dhe ushtarak të Perëndimit në “kërcënimin islam”.

Islamofobia si u shërben liderëve politikë në Perëndim

Për shembull, interesave të fuqive botërore dhe planeve të tyre hegjemoniste iu pengon koncepti i shehadetit si gatishmëri e muslimanët për t’u flijuar dhe për të vdekur shehid. Ky koncept, në fakt, është treguar shumë efektiv në kundërshtimin e planeve të tyre Shembull i këtij efektiviteti është të themi mbrojtja e Iranit nga agresioni i Sadamit, përkundër përkrahjes që kishte Sadami nga aleatët regjionalë dhe ata nga Perëndimi. Shembulli i dytë është rezistenca e lëvizjes libaneze, Hizbullahu,

~ 44 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

ndaj agresionit sionist. Andaj, fronti hegjemonist/imperialist e futi në përdorim nocionin “aksioni vetëvrasës”, më parë duke vënë në shfrytëzim instrumentalizimin dhe instalimin e grupeve dhe individëve që në sulmet e tyre vetëvrasëse vrasin civilë të pafajshëm. Kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me urdhrin e qartë kur’anor ku Zoti i ndalon njerëzit të luftojnë njëri-tjetrin që të mos vijë deri në shkatërrim (Shiko: Haxh, 40), e sipas ajetit 61 të sures El-Enfal, muslimanët janë të detyruar që t’i japin fund luftës dhe të pranojnë paqen atëherë kur agresori tërhiqet. Me ndërhyrjen e imperializmit u formuan sektarizmi dhe sektet të cilat u larguan nga racionalja në komentimin e burimeve themelore të Islamit, të tjerët janë shembull i instrumentalizimit në përgatitjen e terrenit për islamofobinë. Këto sekte, të ndihmuara direkt ose tërthorazi nga qeveritë marionete, kanë dhënë mjaft kontribut në përhapjen e psikozës dhe frikës nga Islami. Natyrisht, këtu bëhet fjalë për imazhin islam që shkakton një lloj histerie te njeriu i Perëndimit i informuar sipërfaqësisht, e të cilin ia kanë komunikuar mediat dominuese perëndimore.

Njoftimi i drejtpërdrejtë me Islamin

Ajatollah Hamnei në letrën e tij thekson rëndësinë e racios dhe liberalizmit si veti që janë edhe pjesë e habitusit personal të tij. Ai është teoricien dhe përkrahësi më i flaktë i “katedrave për mendim të lirë” të cilat themelohen në mbarë Iranin, e që është kushtëzuar me të kuptuarit e vetë burimeve të njohurive islame.

Duke lexuar Kur’anin Fisnik hasim shumë ajete në të cilët Zoti i Lartësuar e thërret njeriun të mendojë dhe të kuptojë. Kështu, p.sh., në Kur’an lexojmë: “Jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi, të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët, ndjekin atë që është më e mira prej tyre”. Mendimi i lirë është përpjekje aktive intelektuale me çka synohet të arrihet e vërteta, të cilën pastaj duhet promovuar, në përjetësi, duke e dëshmuar me jetën tonë. Njeriu me mendim të lirë është njohës dhe kërkues i diturisë, qoftë hulumtimi i tij i themeluar në perceptimin ndijor ose eksperimental, qoftë ai të

~ 45 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

reflektohet në pranimin e argumentimit racional ose njohurive tradicionale. Në çdo lloj kërkimi të diturisë që u përmend logjika e mendimit të lirë e kërkon braktisjen e kornizave të ngushta të

“racionales së instrumentalizuar” dhe mbështetjen në “racionalen kritike” që në kërkim të racionales së kuptueshme do të gjurmojë pas të vërtetës si parim jetësor. Mendimi i lirë varet nga pranimi i tillë i të vërtetës, por edhe nga vështrimi kritik i saj.

Në kushtet që sot mbizotërojnë botën synohet të imponohet një mënyrë specifike e mendimit si i vetëm i drejtë, që shërben vetëm për të kënaqur interesat e paligjshme të bllokut botëror imperialist. Me këtë bëhet e qartë nevoja për një lëvizje të gjërë dhe të thellë intelektuale të themeluar në lirinë njerëzore të dhënë nga Zoti. Porse, kjo mund të realizohet vetëm me respektimin e kushtëzimeve të vetë lirisë. Imam Aliu ka thënë: “Ai i cili çohet për shkak të lirisë duke i respektuar kushtet e saj, është i denjë për atë liri, e ai i cili çohet dhe i shkelë kushtet e saja, kthehet në robërim dhe shërbëtor”. Pra, për t’iu kundërvënë imperializmit dhe për të përhapë drejtësi është i patjetërsueshëm mendimi i lirë, e mungesa e mendimit të lirë të shpie në robërim dhe varësi nga të tjerët. Kjo gjendje për çështjet e përditshme jetësore dhe për të kënaqur nevojat materiale të shoqërisë është rezultat i pashman- gshëm i varësisë intelektuale, konformizmit, mungesës së dedikuar mendimit të lirë si themel i aftësive prodhuese të çdo shoqërie. Varësia e një shteti nga tjetri, veçanërisht e një shteti musliman njerëzit e të cilit, sipas përcaktimit të tyre religjioz, do të duhej të jenë mbështetësit e idesë për njeriun si qenie që Zoti e krijoi të lirë, vërtetë shkakton keqardhje dhe shqetësim. Po dhe zhytje në mendime. Imam Aliu iu drejtua Imam Huseinit dhe i tha: “Asgjë nuk mund të ta kompensojë atë çka e humbë nga nderi yt dhe dinjiteti yt”, e çka është nder më i madh për njeriun se aftësia e të menduarit dhe lirisë së tij? Çdo musliman në jetën e tij duhet të bëjë përpjekje intelektuale shtesë, bile po aq sa bën përpjekje për të arritur parakushtet materiale për jetë. Imam Sadiku sa i përket kësaj thotë: “Mundohu në rrugën e realizimit të lirisë së mendjes tënde, ashtu si mundohesh të fitosh për sigurinë tënde materiale”.

~ 46 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Dinamizmi dhe efikasiteti i Islamit në kohën e sotshme

Mendimi autentik islam në botën bashkëkohore i udhëhequr me personalitetin e Imam Homeinit, e me përkrahjen e popullit iranian, arriti që në këtë vend, para së gjithash, me një qasje etike dhe intelektuale të përmbysë regjimin vasalë dhe të varur nga Perëndimi të shah Rezah Pahlavit; e pastaj të mbrohet edhe nga agresioni i Sadam Huseinit të ndihmuar më shumë nga qeveritë perëndimore, por edhe nga disa diktatura të Azisë Perëndimore. Asnjë pëllëmbë e vendit iranian nuk është humbur në këtë luftë. Ky vend edhe atëherë edhe më pas, përfshirë edhe kohën, e cila

është shënuar me të ashtuquajturit sanksione “paralizuese”, siç i trajton Perëndimi, mbeti komplet dhe stabil. Irani nuk u rrënua, mirëpo arriti një përparim të dukshëm në fushat e ndryshme të zhvillimit shkencor, nga teknologjia luftarake deri te teknologjia nukleare e kohës së paqes, e të ngjashme. Pra, Irani ka vështirësi ekonomike dhe të tjera, mirëpo përkundër të gjitha sanksioneve, përpjekjeve për izolim, kërcënimeve të shumta, luftës tetëvjeçare, të ashtuquajturave intriga dhe përpjekje për nxitjen e tekfirizmit të përmendur, etj., të gjitha këto përparime janë bërë vetëm duke falënderuar i lirisë intelektuale, duke ruajtur mendimin burimor islam, duke bërë Iranin shembull të dinamizmit dhe efektivitetit islam në botën bashkëkohore.

Grupet tekfiriste si mjet për përhapjen e islamofobisë

Ajatollah Hamnei në letrën e tij e përdor fjalën “angazhim” duke treguar në faktin se terroristët tekfiristë janë të angazhuar për detyrë të caktuar (falsifikim dhe shtrembërim të koncepteve të vlefshme të mësimeve islame si xhihadi dhe shehadeti), duke u përpjekur që këtë interpretim të gabuar ta tregojnë si burimor. Qeveritë e shteteve të Perëndimit për të imponuar idenë e ndarjes së fesë nga politika përdorën një lloj inxhinierie dhe prodhimi të

“Islamit mesatar”. Frikën e tyre të vërtetë nga Islami e shkaktoi fuqia dhe aftësia e tij me çka sfidon rendin botëror të paraqitur

~ 47 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

mbi themelet e evrocentrizmit. Ata ballafaqimin me këtë sfidë dhe daljen nga kjo situatë e shohin në nxitjen e sektarizmit midis muslimanëve dhe, nga njëra anë, i përkrahin grupet ekstremiste të muslimanëve duke prezantuar Islamin si religjion dhune dhe johuman; kurse në anën tjetër, arrijnë të themelojnë struktura të vetëquajtura medhhebe me çka synojnë krijimin dhe instalimin e atyre interpretimeve islame të cilat do të eliminojnë potencialin e tij përmbajtjesor për t’u përballur me tiranët e kësaj bote. Në këtë kontekst mediat perëndimore kanë rol mjaft të rëndësishëm.

“Tekfiri” në historinë islame daton që nga gjeneratat e para të muslimanëve. Në historinë e hershme islame tashmë dolën në skenë grupe muslimanësh të cilët kundërshtarët e tyre ideor dhe politikë i shpallnin jobesimtarë. Ngjarje e rëndësishme historike në lidhje me këtë me siguri është paraqitja e Harixhive. Pjesa më e madhe e tyre e shpallnin heretik dhe jobesimtar çdonjërin që do të bënte ndonjë “gjynah të madh”.

Po ashtu, disa Mu’tezilitë dhe Esh’aritë do ta shpallnin jo- besimtar çdonjërin që do t’i përshkruante Zotit ndonjë atribut të antropomorfizmit. Një shembull i tekfirit nga shekujt e parë të Islamit është edhe fetva e Muhamed ibën Musës (kadiut hanefit, vdiq më 506H.) me të cilën hanbelitë shpallen jobesimtarë. Idetë tekfiriste të periudhave të mëvonshme, në disa shekuj të kaluar kryesisht teorike janë rrënjosur në mendimet e Ibën Tejmijes dhe, për t’i kuptuar pikëpamjet tekfiriste moderne duhet t’i kthehemi pikërisht Ibën Tejmijes dhe veprave të tij. Në shekullin 12 hixhrij me paraqitjen e Muhamed ibën Abdulvehabit në Nexhd idetë e tilla tekfiriste kaluan nga teoria në praktikë. Ai i shpallte shumë lehtë muslimanët idhujtarë dhe jobesimtarë, duke e lejuar, duke e arsyetuar dhe duke promovuar vrasjen e tyre, plaçkitjen e mallit të tyre dhe përvetësimin e grave të ligjshme të tyre. Librat dhe traktatet e tij nga fusha e besimit (akaidit) janë përplot akuza ndaj popullatës islame, por edhe të ulemave muslimanë për tradhti. Muhamed ibën Abdulvehabi nuk qëndroi besnik as ndaj bazave teorike të Ibën Tejmijes, duke shpallur të lejuar vrasjen, plaçkitjen dhe çnderimin e muslimanëve dhe muslimaneve me akuzën për

~ 48 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

mosbesim. Ai në traktatin “keshf al-shubehat” i shpallë ulematë muslimanë idhujtarë të kohës së tyre, pastaj jep fetva për daljen e tyre nga besimi islam. Edhe pse prej fitneve të kohëve të fundit të “tekfirit” kanë kaluar tashmë tre shekuj, kurse në atë kohë kjo ideologji ka pasur shumë batica dhe zbatica – asnjëherë koha as ndryshimet e shumta të brendshme dhe të jashtme nuk pakësuan ndryshimin ekstremist të kësaj ideje. Këtu duhet pasur parasysh se ka dallim mes “vehabizmit” dhe “tekfirizmit”, dhe çdo grup vehabist nuk mund të konsiderohet tekfirist. Sot jemi dëshmitarë se si disa grupe ithtarësh të Abdulvehabit, reagojnë në realitetin e botës islame dhe të shoqërive ku jetojnë, largohen nga tekfiri dhe natyrisht anojnë nga mesatarja, ata ende nuk kanë arritur të imponohen si rrymë dominuese vehabiste. Nga ana tjetër, gjatë evaluimit të gjendjes tekfiriste në botën bashkëkohore duhet bërë i vetëdijshëm për faktin se në njëqind vitet e fundit bota islame po përjeton disa rrethana të reja. Ekzistimi dhe veprimi i armiqve të mëdhenj të përbashkët, pastaj përhapja e valëve të islamofobisë dhe veprimi antiislam në Perëndim, dhe, nga ana tjetër, pjekuria e rilindjes islame, krijojnë parakushte dhe tokë pjellore për procese integruese, afruese dhe përfshirëse në mes popujve dhe grupeve muslimane, po ashtu, veprimi i mbrapsht i grupeve tekfiriste siç janë Al-Qaeda, Sepahe Sehabe, Hizb Al-Tahriri e të ngjashme, shkaktojnë rënien e popullaritetit të tekfirizmit në botën islame.

Transmetimet islame dëshmojnë se grupet tekfiriste s’kanë baza dhe bazat e tyre teologjike janë të gabuara sa i përket fesë – besimit dhe mosbesimit duke vërtetuar se veprimi i gabuar nuk fshinë vetë thelbin e besimit. Siç transmeton Buhariu, kur hazreti

Ali ibën Ebi Talibi mori urdhrin që të pushtojë Hajberin dhe t’i ndalojë komplotet e mëtejshme, Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Shko dhe mos shiko prapa. Zoti i Lartësuar me duart tua do t’i marrë fortifikatat e Hajberit”. Hazreti Aliu pyeti: “E deri kur të luftojë kundër tyre?” Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj: “Deri kur të thonë shehadetin – Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij. Kur të thonë këtë, të ndalohet të derdhësh gjakun e tyre dhe të përvetësosh pasurinë e tyre”. Ka

~ 49 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

shumë transmetime prej të cilëve mund të nxirret përfundimi se shpallja e dikujt jobesimtar është në kolizion me parimet bazike islame, vetëm nëse për këtë gjë ka argumente të pamohueshme.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Muslimani për muslimanin është vëlla; nuk i bën padrejtësi, as që ia dorëzon (tjetrit)”. Ose “Sharja e Muslimanit është mëkat, e vrasja mosbesim”; më pastaj “Me të vërtetë e keni të ndaluar (haram) të vriteni mes vete, t’ia merrni pasurinë njëri-tjetrit dhe ta çnderoni njëri-tjetrin” ose “Kushdo që akuzon besimtarin për tradhti, është sikur ta ketë vrarë”, e në

Sahihun e Buhariut lexojmë edhe këtë thënie të Pejgamberit a.s.: “Kushdo që dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut Një dhe kthehet nga kibleja jonë, falë namazin tonë, dhe hanë nga ajo, të cilën ne e therim, ai është musliman, atij i takon ajo çka i takon muslimanit, dhe e dëmton ajo çka e dëmton muslimanin”.

Grupet më me rëndësi tekfiriste, të paraqitura me përkrahje nga Perëndimi në vitet e fundit në mënyrë dominuese kontribuojnë për të treguar imazhin e shtrembëruar mbi Islamin dhe janë shfrytëzuar lehtë për realizimin e qëllimeve të Perëndimit. Të tillët janë, p.sh., Al-Qaida, ISIS, e të ngjashme.

Kur’ani

Njohuria e realizuar duke depërtuar në burime jo-autentike dhe “sekondare” në përgjithësi, nuk është domosdoshmërisht e saktë. Përkundrazi, ajo është e lënduar dhe jokredibile. Që ne të njohim Islamin si fe/religjion dhe të paraqesim qëndrimet tona për të, më parë duhet të depërtojmë në burimet e tij themelore.

Kur’ani Fisnik dhe hadithet e besueshëm (sahih) të Pejgamberit a.s., në fakt, transmetimet e imamëve të dëlirë të mbledhura në përmbledhjet autentike janë burime primare dhe të drejtpërdrejta të njohurive islame. Asnjë kërkim, njoftim as prezantim i Islamit pa iu drejtuar këtyre themeleve, nuk mund të jetë imazh autentik i Islamit, as imazh mbi Islamin, as që mund të dëshmohet në bazë të kërkimeve të tilla të mangëta se çfarë qëndrimi ka Islami për ndonjë pyetje. Natyrisht, duke pasur parasysh se teksti kur’anor

~ 50 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

është në gjuhën arabe, të cilin shumica nuk e dinë, është e udhës që të përdoren edhe përkthime referente në gjuhë tjera, por mjaft me kujdes, sepse në mesin e përkthimeve ka edhe prej atyre që janë shumë të dobët dhe nuk i kënaqin standardet minimale që do të duhej ta stolisin përkthimin e një teksti kaq me rëndësi. Më mirë do të ishte që gjithnjë të punohet në përkthime të reja, më të modernizuar në çka do të duhej të bashkëvepronin njohësit më të mirë të gjuhës dhe letërsisë arabe si dhe ekspertët më të mirë të gjuhës në të cilën përkthehet Kur’ani. Këtu dikush do të mund të mendonte se t’i drejtohesh Kur’anit dhe hadithit për të njohur

Islamin, pa pasur një pasqyrë të mësimeve propedeutike islame, edhe nuk është bash e diskutueshme, por, të themi për shkak të ekzistimit të paragrafëve kur’anor, të cilët kategorizohen si “të përgjithshëm” dhe “të posaçëm”, “të qartë” dhe “amfibolikë”, “absolutë” dhe “të kushtëzuar”…, ashtu që do ta çonte njeriu në drejtim të gabuar. Por, në përgjigjen për vërejtjen e tillë eventuale themi: në vetë Kur’an ajetet “e paqartë dhe amfibolikë” sqarohen me anë të ajeteve “të qartë dhe pa mëdyshje”, kurse vetë Kur’ani na tregon se shpjeguesi dhe sqaruesi burimor i tekstit kur’anor

është vetë Pejgamberi i All-llahut. Andaj, me njohjen e thënieve autentike të Pejgamberit s.a.v.s., sidomos ato të transmetuar me anë të imamëve të nderuar nga fëmijët e tij, mundet të kuptohet domethënia e ajetit konkret. Veç kësaj, sa ka përgjithësisht ajete kur’anore të cilët janë të paqartë dhe që do të mund të kuptohen dhe komentohen në mënyra të ndryshme dhe atë i cili iu qaset në mënyrë partikulariste, do ta shpinin në rrugë të gabuar? Ky problem është rezultat vetëm i një qasjeje partikulare të ngushtë të ajeteve kur’anore, qasje që neglizhon faktin se Kur’ani është një tërësi kompakte e përkryer, dhe ashtu edhe duhet lexuar atë. Me fjalë tjera, nuk mundet vetëm sipas disa ajeteve, të nxjerrë nga universi i përgjithshëm kur’anor, të dëshmohet se Kur’ani për ndonjë çështje ka këtë e këtë qëndrim. Përkundrazi, qëndrimi kur’anor për cilëndo çështje mund të kuptohet kur të shqyrtohet i tërë teksti kur’anor, me një qasje të plotë holistike. Nëse këto përgjigje do të mund të kërkohen në atë mënyrë që hulumtuesi

~ 51 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

të fokusohet vetëm në ajetet tematike, atëherë të gjitha ajetet që flasin për një temë do të duhej të merren parasysh, po edhe nëse bëhet fjalë për ajete të deroguar dhe derogues, të përgjithshëm ose të posaçëm, dhe me këtë, të bëhet një pasqyrë e transmetimeve të besueshme të Pejgamberit, të cilët flasin për temën e dhënë dhe shpjegojnë kuptimet e atyre ajeteve.

Duhet pasur parasysh se vetë Kur’ani Fisnik e thërret njeriun të mësojë, të lexojë tekstin e tij dhe të mendojë për ajetet e tij. Nuk na urdhëron Kur’ani të kërkojmë ndonjë mufessir, por na thotë:

“Lexo/mëso Kur’an sa të mundesh” ose “a nuk përsiatin ata për Kur’anin!” (En-Nisa, 82). Në fakt, mrekullia e Kur’anit qëndron në atë se çdo person i cili i qaset drejtpërdrejtë, pa paragjykime, me qëllim të pastër, pa përfundime të përgatitura që më parë dhe hipoteza të imponuara, do të shfrytëzojë mësimet dhe urtësitë e tij frymëzuese, gjithsesi brenda kufijve të pjekurisë e gatishmërisë së tij mendore dhe shkencore: “Ne e kemi bërë Kur’anin të lehtë për t’u kuptuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!” (El-

Kamer, 17). Kur’ani është libër udhëzimi, i shpallur për të gjithë njerëzit dhe është fare e natyrshme që çdo njeri të jetë në gjendje të shfrytëzojë atë në pajtim me kapacitetet e tij. Ajetet e Kur’anit

Fisnik janë përplot me nocione që përfitojnë zemrat e të rinjve që kanë vullnet për të vërtetën. Edhe pse për krijimin e imazhit të shtrembëruar mbi Islamin në botën perëndimore janë përgjegjës makineritë propaganduese të qeverive të atjeshme, në çka kishin ndihmën me gjithë zemër të formalistëve të mashtruar muslimanë, por nuk duhet të harrojmë as përgjegjësinë e mendimtarëve dhe artistëve muslimanë. Në fakt, as këta nuk kanë bërë sa duhet për të nxitur të rinjtë në Perëndim që e duan të vërtetën, e ata s’janë pak, që t’i kthehen studimit të Kur’anit dhe teksteve tjera primare dhe themelore të traditës konstitutive të Islamit. I riu në Perëndim, duke depërtuar në tekstin kur’anor, shumë lehtë mund të kuptojë se çka na këshillon Islami për fjalën e lirë: “Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje, ti mbroje, që të dëgjojë fjalën e All- llahut, e pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Sepse ata janë njerëz që nuk dinë” (Et-Tevbe, 6).

~ 52 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Ky djalosh, duke hyrë në Kur’an, do të marrë vesh se xhihadi në kuptimin e luftës kundër dikujt në Kur’an do të thotë që t’iu kundërvihesh atyre të cilët synojnë të rrënojnë këtë liri në botë dhe nuk lejojnë që fjala e Islamit të arrijë te çdo njeri: “Luftojini ata derisa të zhduket mosbesimi dhe derisa të mbretërojë besimi vetëm për All-llahun!” (El-Bekare, 193). E si të mos e prekin këtë djalosh fjalët e Kur’anit: “Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devot- shmërisë” (El-Maide, 8). Si të mos preket, natyra e tij e pastër në thellësitë më intime të tij, me këto fjalë: Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm All-llahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të All-llahut!” (Ali Imran, 64). Si mund ky djalë i ri ta konsiderojë Islamin si religjion të dhunës dhe të ndjejë neveri ndaj tij, nëse lexon, ashtu për vete dhe në vetvete këto fjalë kur’anpre: “Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të All-llahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë All-llahun armiqësisht nga padija” (El- En’amë, 108). E si ky djalë i ri në Perëndim edhe më tutje do të pohojë se Islami është religjion, i cili bie ndesh me logjikën dhe arsyen, nëse depërton në ajetet kur’anore që shumë herë i bëjnë thirrje njeriut të logjikojë, mendojë, kuptojë, përvetësojë njohuri dhe shkencë: “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija” (El-Muxhadele, 11); “A nuk mendoni?!” (El-Bekare, 44, 76 dhe një sërë ajetesh tjerë). Ky djalë i ri në Perëndim, me zemër të pastër dhe qëllimmirë, si të mos preket me anën shpirtërore islame kur të lexojë ajetet të cilët i japin shpresë dhe vetëbesim, e udhëzojnë njeriun të jetë i qetë dhe i kënaqur shpirtërisht: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e All- llahut! All-llahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti” (Ez-Zumer, 53); “Kur robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë” (El-Bekare,

~ 53 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

186). “…dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e All-llahut. Shpresën në mëshirën e All-llahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve” (Jusuf, 87). Si mund të mbetet indiferent ky djalë i ri në mësimet morale të Kur’anit: “E kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet” (El-Ankebut, 8). “Silluni mirë me to!” (En-Nisa, 19); “Mos e shtyp jetimin, lypësin mos e shty me ashpërsi” (Ed-Duha, 9-10); “Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se All-llahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët! Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit!” (Lukman, 18-19). “Mos iu qasni pasurisë së jetimit, veçse me qëllim të mirë, derisa të arrijë moshën e pjekurisë. E përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës!” (El-Isra,

34). “Saktësojeni matjen, kur matni dhe peshoni me peshore të rregullt. Kjo është e mira që çon në përfundimin më të bukur” (El-Isra’, 35). Ajeti kur’anor që flet për moralin, marrëdhëniet shoqërore, sjelljen personale, marrëdhëniet politike dhe juridike të tëra meritojnë kujdes dhe tërheqin me kuptimet e tyre zemrat dhe mendjet e njerëzve të cilët me të vërtetë kërkojnë udhëzimin dhe “dritën në fund të tunelit”. Thirrja e Kur’anit në Islam nuk është proselitizëm përfitues as i dhunshëm, por përpjekje për t’i ndihmuar njeriut, kushdo që të jetë ai dhe sido që ta ketë emrin. Ky lloj i ndjenjës së përgjegjësisë ndaj njeriut, ndaj njerëzisë e ka shtyrë edhe ajatollah Hamenein që t’iu drejtohet djemve të ri në Perëndim dhe t’i thërret për të studiuar Kur’anin, në kohën kur pseudo-informimet dhe pseudo-dituritë dominojnë në përmbajtjet e mediave. Thirrja e tij është qëllimmirë dhe i drejtuar për pajtim mes njerëzve dhe për pajtimin e njeriut me Zotin, pajtimin i cili shpie në shpëtim. Zgjidhjen në këto kohë të trishtueshme e sheh në atë që vendosë Pejgamberi fisnik i Islamit: “Kur t’ju mbulojnë telashet si errësira e natës, e ju drejtojuni Kur’anit, sepse Kur’ani

është ndërmjetësues, ndërmjetësimi i të cilit është i pranuar dhe informues, informimi i të cilit është i vërtetuar”.

~ 54 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Jetëshkrimi i Pejgamberit

Studimi i jetëshkrimit të Pejgamberit të Islamit, do të thotë, studimi i sjelljes së tij ndaj familjes, njerëzve të thjeshtë, shokëve, kundërshtarëve, ithtarëve të feve tjera, madje edhe qëndrimi i tij ndaj qenieve dhe subjekteve tjera, gjithsesi meriton t’i kushtohet kujdes i veçantë. Ajatollah Hamenei në letrën e tij bën thirrje të studiohet praktika e Pejgamberit a.s. menjëherë pas studimit të

Kur’anit, duke përkujtuar të rinjtë në Perëndim se te Pejgamberi i Islamit dhe në praktikën e tij jetësore mund të gjejnë shembullin praktik të veprimit në pajtim me Kur’anin Fisnik. Është shembull i cili vërteton se mësimet kur’anore nuk janë diç abstrakte dhe idealiste që nuk mund të praktikohen, si në jetën individuale dhe familjare ashtu edhe në atë shoqërore, ekonomike, politike dhe në të gjitha segmentet e jetës dhe veprimit njerëzor. Në Kur’anin Fisnik thuhet: “Ju në të Dërguarin e All-llahut keni një shembull të mrekullueshëm” (El-Ahzab, 21).

Mediumet sioniste si mjet mashtrimi

Politikanët dhe zyrtarët shtetëror në Perëndim shpesh duan të lëvdohen se si njeriu në Perëndim është i informuar mirë. Por, duhet pyetur, në fakt, se me invadimin mediatik dhe bombardimin propagandistik të informacioneve në sasi të mëdha, a nuk i kanë privuar njerëzit nga çfarëdo mundësie që në paqe dhe qetësi të mendojnë rreth asaj që shohin dhe dëgjojnë? A është e gjithë ajo që informojnë shtëpitë e mediave zyrtare, në realitet, e vërtetë? Në fakt, sa ka hapësirë në të ashtuquajturat mediume Main stream për programe të cilët mundësojnë diskutime serioze intelektuale dhe mendime kritike? A nuk janë kanalet satelitore që emetojnë nga Perëndimi të themi në gjuhën perse, në fakt, vetëm mjet dhe instrument për realizimin e qëllimeve hegjemoniste të fuqive të Perëndimit? Për këto dhe pyetjet e ngjashme, njeriu i sinqertë e ka lehtë të gjejë përgjigje të duhura.

~ 55 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Roli islam në përparimin qytetërues të njerëzisë

Në përparimin shkencor e qytetërues dhe zhvillimin e Iranit, pas ardhjes së Islamit, rol të pamatshëm kanë pasur mendimtarët dhe shkencëtarët muslimanë si: Xhabir ibën Hajjani, Havarizmi, el-Farabiu, Raziu, Firdusi, Ibën Sina, Shejh Tusi, Ibën Arebiu, Haxhe Nasiriu, Mevlana Xhelaluddin Rumiu, Muhamed Hafiz Shirazi, Ibën Halduni, Mulla Sadër Shirazi, Shejh Behaiu, Al-lame Mexhlisiu dhe shumë të tjerë, e në kohën e re dijetarët e mëdhenj si: Al-lame Tabatabai, Imam Homeini, Al-lame Muhamed Taki Xhaferi, profesor Hesabiu, Mutahhari dhe shumë të tjerë.

Në letrën e ajatollah Hameneit, rinia në Perëndim thirren që me shqyrtimin e teksteve themelore, të burimeve primare islame – Kur’anit dhe fjalëve të Pejgamberit, praktikës së tij jetësore – të konstatojnë se si imazhet e shtrembëruara mbi Islamin të cilat iu plasohen me anë të forcave politike dhe makinerive dominuese të mediave, nuk i përgjigjen realitetit islam. Ajatollah Hamenei, në pjesën e dytë, e merr edhe një argument shumë praktik dhe të verifikuar me përvojë. Ai, në fakt, konstaton. Nëse Islami është aq i prapambetur, reaksionar dhe i dhunshëm si e prezantojnë në Perëndim, si ka mundësi që për pesë shekuj pikërisht kjo kulturë islame në kuptimin më të gjërë të lind në qytetërim aq të madh dhe përparimtar, të themeluar në dituri dhe arsye? Në fakt, mu kjo përvojë e shkëlqyeshme objektive dhe historike plotësisht e vërteton tezën e mësimeve dhe vlerave madhore, përparimtare dhe humane të Islamit që ai promovon. Po të mos i mësonte këto vlera madhështore, Islami kurrë nuk do të ishte në gjendje që të krijojë këtë qytetërim. Nxitjet dhe elementet ndërtimore të këtij qytetërimi duhet kërkuar pikërisht në burimet themelore islame, në thirrjen këmbëngulëse të njeriut për dituri, mësim, mendim si dhe në ngritjen intelektuale dhe shpirtërore. Me thirrje të këtilla janë përplot fletët e Kur’anit dhe hadithet e Pejgamberit: “Thuaj: a janë të njëjtë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!” (Ez-Zumer, 9); “All-llahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija” (El-Muxhadele, 11); “Më i vlefshëm

~ 56 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

është ai që ka më shumë dije” (hadith); “Kërkojeni diturinë edhe sikur ajo të jetë në Kinë, sepse kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman” (hadith).

Masa e kredibilitetit, autoritetit e statusit shoqëror në mesin e muslimanëve që kanë jetuar mes shek. IX dhe XIII sipas Isait, kanë qenë librat. Njerëzit janë çmuar sipas asaj se sa dhe çfarë librash ka në bibliotekën e tij personale. E ato, edhe privatisht edhe publikisht, dilnin si kërpudhat pas shiut. Atëherë nuk kishte asnjë qytet muslimanësh e të mos kishte një bibliotekë, porse në shumë qytete kishte edhe më tepër biblioteka publike. Dhe në to kishte dhoma leximi ku do të shkonin njerëzit dhe do ta kalonin kohën duke lexuar dhe studiuar, e dikush ka mundur të marrë libra me vete në shtëpi për të lexuar. Haxhe Nasirudin Tusi tuboi në bibliotekën e observatorit në Maraqi katërqind mijë libra. Është regjistruar se fundusët disa bibnlioteka të atëhershme iraniane kanë numëruar edhe deri në një milion e gjashtëqind mijë vëllime, e biblioteka e famshme Bejt al-hikma në Bagdad ka pasur madje katër milionë vëllime, por sa i përket kontributit të shkencëtarëve muslimanë në zhvillimin e përgjithshëm të shkencës botërore, do të përmendim këtu vetëm disa prej tyre:

Në matematikë: Sabit ibën Kurra, Muhamed ibën Ibrahim Hazari, Ebu Kamili, Muhamed ibën Musa el-Havarizmi, Al-Bit- tani, Buzxhani, Kurxhi, Ibën Sina, Ebu Rejhan Biruni, Omer ibën Hajjami, Nasawi, Haxhe Nasiruddin Tusi, Gijasuddin Xhamshid Kashani, shejh Behauddin Amoli…;

Në astronomi: Sabit ibën Kurra, Al-Bittani, Ibën Hejthem, Haxhe Nasiruddin Tusi, Abdurrahman Sufi, Biruni, Al-Kindi, Omer ibën Ibrahim Fejjasi, Havarizmi…;

Në fizikë e mekanikë: Korxhi, Biruni, Al-Kindi, Musa ibën Shakiri, Sabit ibën Kurra, Mensur Hazni, Ebu Hamid Muhamed el-Gazaliu…;

Në kimi: Xhabir ibën Hajjani, Zekerija Raziu, Biruni, Mu- hamed ibën Asil Temimi, Salih Havarizmi, Tugraji…;

~57 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Në botanikë dhe biologji: Reshiduddin el-Suri, Idrisi, Ibën el-Awani, Abdullah ibën Ahmed Maliku, Ebu Hanife Dasturi, Muhamed ibën Muhamed ibën Ahmed Tusi…;

Në medicinë: Xhabir ibën Hajjani, Ali ibën Rejn Taberi, Ebu Bekr Zekerija Raziu, Ali ibën Abbas Mexhusi, Ebul-Kasim Zahravi, Ibën Sina, Ibën Zuhriu, Ibën Nefisi, Husejn Xhurxhani, Kutbuddin Shirazi, Ebu Hamid Muhamed Samarkandi…;

Në gjeografi: Hisham ibën Muhamed Kelbi, Ebu Abdullah

Jakut Hamawi, Jakubi, Muhamed ibën Hawkali, Mes’udi, Al- Zuhri, Ibën Xhubejri, Abu Abdullah Idrisi, Ebu Fida Shami…;

Në historiografi: Ibën Esiri, Taberi, Jakubi, Mes’udi, Ibën

Asakiri, Balazuri, Ibën Halduni…;

Në ekonomi: Safwan Xhemali, Ebu Jusuf Jakub ibën Ibrahimi, Ebu Ubejd Kasim ibën Selami, Ibën Jahja Dimeshki.

Historiani i famshëm britanik Wiliam Montgomery Wati në lidhje me të arriturat shkencore të muslimanëve shtron pyetjen për atë se sa, në fakt, muslimanët kanë qenë vetëm transmetues të shkencës helene, e sa është kontributi i vërtetë i tyre si fryt i kreativitetit personal? Në përgjigjen dhënë në këtë pyetje Wati i përkujton se shumë historianë evropianë të cilët kanë shkruar në këtë temë, në realitet, janë të njëanshëm dhe të pasionuar. Sigrid Hunke për njoftimet e Evropës me Islamin shkruan: Përkundër asaj që islami me shekuj po ndodhet para syve të Evropës, njohuritë evropiane për Islamin janë më të pakta sesa njohuritë për qytetërimet e tjera. E edhe ajo pak çka dinë evropianët mbi Islamin, është kryesisht e gabuar. Situata e këtillë është pasojë e historiografisë perëndimore që të bëmat e mëdha të qytetërimit islam mundohet t’i tregojë shumë të vogla dhe të pavlefshme. E sipas Hankeit mospërfilljet e tilla dhe heshtja mbi kontributin e Islamit për civilizimin botëror vazhdon edhe sot, gjë që vërehet qartë edhe nga veprat e historianëve modern perëndimor. Askush nuk thotë asgjë për atë se si në mesjetë fqinjët e parë evropianë, muslimanët, gjatë tetëqind vjetëve zhvilluan një civilizim të madh dhe avangardë gjatë asaj kohe.

~58 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

Lulëzimi i qytetërimit islam ishte shumë më i madh nga ai lulëzim i civilizimit të cilin dikur e kanë realizuar grekët e vjetër. Muslimanët drejtpërdrejtë dhe në një masë më të madhe ndikuan në botën perëndimore. Por, historianët evropianë e neglizhojnë këtë fakt dhe në veprat e tyre theksojnë se roli i muslimanëve ka qenë në atë që thesarin e civilizimit helen e kanë bartë në Evropë. Natyrisht, ky është zvogëlim i rolit të muslimanëve në zhvillimin e civilizimit botëror. Dhe duke reduktuar rolin e muslimanëve në transponim të filozofisë dhe shkencës greke në Evropë, heshtet kontributi i vërtetë i muslimanëve në themelimin dhe zhvillimin e shkencës në kohën e re. Muslimanët, në fakt, mësimet të cilat i morën prej grekëve, më tej i kultivuan, zhvilluan dhe përparuan, në mënyrë që me të drejtë do të mund të flitet për shkencëtarët muslimanë si pionierë të shkencës empirike në tërësi. Qytetërimi islam trashëgiminë e pasur greke e ka ruajtur, e ka përkthyer dhe e ka shpëtuar nga shkatërrimi, pastaj e kanë sistematizuar dhe ua kanë përcjellë evropianëve. Por, në atmosferën e civilizimit islam u paraqitën edhe kimia dhe fizika empirike, aritmetika, algjebra, gjeologjia, madje edhe hulumtimet e para empirike sociologjike. Hunke thekson se shkencëtarët muslimanë bënë shumë zbulime, të cilat më vonë shkencëtarët evropianë padrejtësisht ia atribuuan vetes. Për këtë, në të njëjtën mënyrë, flet Sarteni, duke theksuar se si mund të flitet mbi të bëmat e mëdha të qytetërimit islam të paraqitura vetëm për dy shekuj, dhe se si përkujtesat e tilla s’janë aspak të mjaftueshme që me dinjitet të tregohet respekt ndaj asaj që ky qytetërim i kontribuoi njerëzimit. Wati flet se si evropianët në aspektin kulturor janë borxhlinj të Islamit dhe muslimanëve, por, se si ky kontribut i muslimanëve shpeshherë nënvlerësohet. Ai beson se si prej shek. XII e këndej në Evropë ka mbizotëruar imazhi plotësisht i gabuar dhe i falsifikuar mbi Islamin. Nga ky kënd Islami është falsifikues i realitetit, përkrahës i dhunës dhe shpatës, kurse muslimanët janë ekstremistë dhe radikalë, kurse Pejgamberi i Islamit prezantohet si kundërshtar i krishterimit. Prandaj, kur u ballafaquan me përparimin e mrekullueshëm të muslimanëve, evropianët e ndien veten të nënshtruar. Zhvilluan

~ 59 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

kompleksin e inferioritetit të ngjashëm me atë që kanë shtresat e mohuara, margjinalizuara dhe më pak të zhvilluara në një shoqëri. Këtë ndjenjë të të nënshtruarit u munduan që ta zëvendësojnë me krijimin e imazhit krejtësisht të shtrembëruar dhe falsifikuar për Islamin dhe muslimanët. Shekulli i njëmbëdhjetë ishte shekull i admirimit evropian ndaj qytetërimit dhe përparimit shkencor të muslimanëve, që në shek. XII të fillojë procesi i përkthimeve të veprave nga autorët muslimanë në gjuhët evropiane. Sipas Watit, ndikimi i muslimanëve nuk kufizohej vetëm në shkencat ekzakte dhe empirike, por, para së gjithash, vërehej edhe në filozofi dhe mendim në përgjithësi, ashtu që muslimanët e detyruan Evropën të hapë një imazh të ri për vetveten. Mirëpo, Evropa vendosi të injorojë dhe të lë pas dore rolin e muslimanëve, duke e theksuar tepër rolin e qytetërimit grek dhe romak në krijimin e Evropës së re. Wati konsideronte se Evropa e ka obligim ta kompensojë të humburën dhe t’i përmirësojë gabimet nga e kaluara, kështu që më në fund të pranojë rolin e vërtetë dhe vlerën e muslimanëve dhe të qytetërimit islam në pjekjen e vet. Edhe Bertrand Rasseli dikur insistonte në këto ndikime, duke përkujtuar se muslimanët arritën të zhvillojnë një qytetërim të shëndoshë dhe frytdhënës në kohën e cila në Perëndim (me të drejtë) konsiderohet kohë e errët e mesjetës.

Portretizimi pezhorativ i Islamit

Orientalistika në Perëndim dhe si duket katedrat e atjeshme akademike janë tokë mjaft e përshtatshme për shtrembërimin e fakteve historike dhe për falsifikimin e imazhit mbi Islamin dhe muslimanët. Në lidhje me këtë është e udhës t’i referohemi veprës së Edward Saidit “Orientalizmi” në të cilën mund të gjejmë baza të besueshme për këtë pohim dhe dëshmi të cilat tregojnë se me shekuj orientalistët në Perëndim kanë kontribuar për krijimin e imazhit pezhorativ dhe krejtësisht të gabuar mbi Islamin që, për fat të keq, dominon me atmosferën kulturore të asaj pjese të botës. Shembuj të vizualizimit dhe të portretizimit pezhorativ të Islamit

~ 60 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

me anë të mediave sioniste viteve të fundit gjejmë edhe në ekspo- zimin e degës shiite të Islamit përmes skenave ku shiitët në disa rite i shkaktojnë dhimbje vetes, pa theksuar faktin se sjelljet dhe

“ritet” e tilla janë të braktisura nga prijësit e mësimeve islame shiite dhe autoritet e mëdhenj shiitë si ajatollah Hamenei. Është punuar dhe punohet, veçanërisht nga themeli dhe afatgjatë, në krijimin e imazhit të shtrembëruar dhe ofendues për Pejgamberin e Islamit, jetën e tij familjare dhe bashkëshortet e tij. Shembuj të tillë në historinë më të re gjejmë në disa filma dhe realizime tjera pseudo-artistike, sidomos në prodhimin e Holivudit që favorizon rrëfimet antiislame dhe islamofobike. Dhe në bazë të teorisë mbi

“sundimin e imazhit” përmes formave të ndryshme të artit vizual bëhen përpjekje për të vënë shenjë barazimi midis muslimanëve dhe terroristëve, që gjithsesi ndikon në formimin e imazhit dhe mendimit mbi Islamin dhe muslimanët në modelet mendore të njeriut perëndimor. Për fat të keq, portretizime të tilla gjejmë ende në literaturën e teksteve të disa vendeve evropiane ku fëmijët në tekstet e historisë lexojnë për Islamin si fe e cila e shtyp gruan dhe i shkelë të drejtat e saj, e cila promovon skllavërinë, etj.

Urat e respektimit/ drejtësisë dhe mendimit (të lirë) mbi plasaritjet e dhunshme

Kundrejt pesimizmit mbizotërues (i cili thërret në modelet e rrënjosura kulturore dhe të mediave që sot përmbysin botën e Perëndimit) në lidhje me mundësinë që me përpjekje individuale të kapërcehen këto plasaritje të mëdha, autori e letrës për të rinjtë në Perëndim (ajatollah Hamenei), këto ndërmarrje individuale i konsideron të dobishme dhe efektive. Në perceptimin e tij, që vjen nga qëndrimet kur’anore për këtë çështje, çdo individ, pa marrë parasysh pushtetin dhe pikëpamjet mbizotëruese të botës, si dhe presionet e caktuara, është në gjendje dhe i detyruar të bëjë përpjekje personale intelektuale në rrugë për të njohur të vërtetën. Trimat në këtë rrugë me siguri i pret edhe ndihma dhe mbrojtja e Zotit. Ajatollah Hamenei në një pjesë të kësaj letre u drejtohet

~ 61 ~

Të rinjtë dhe sfidat moderne

edhe të rinjve muslimanë që jetojnë në Perëndim, por, si pasivë dhe të izoluar, e kanë harruar misionin e tyre. Po të ishin pikërisht këto gjenerata të reja të muslimanëve në Perëndim, në mjedisin e tyre, në shkolla, në universitete, në ambientin profesional dhe të punës dhe në angazhime, lojalë ndaj misionit të tyre dhe besnikë ndaj parimeve islame, do të mund të flitej për krijimin e një vale të re, e cila do të ishte në gjendje që t’i kundërvihet në mënyrën më të mirë islamofobisë. Këta djem të ri do të duhej të kishin në mend urdhrin kur’anor: “të cilët kumtuan shpalljet e All-llahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. All-llahu mjafton si llogaritës” (El-Ahzab, 39). E në atë rrugë: “kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë” (El-Zilzal, 7).

Ndërveprimet e ardhshme mes Perëndimit dhe Islamit

Në pjesën e fundit të letrës së ajatollah Hameneit gjejmë një vështrim për ardhmërinë e raporteve dhe ndërveprimeve në mes Perëndimit dhe Islamit. Nga kjo pjesë e letrës shihet qartë se autori me optimizëm shikon në ardhmëri, duke pritur dhe shpresuar se gjendja e këtyre raporteve do të përmirësohet. Kjo është shpresë e vetëdijeve të zgjuara, e natyrës së pastër origjinale njerëzore, shpresë e përpjekjeve shkencore, njoftimit gradual të djemve të ri në Perëndim me imazhin real për Islamin. Ky optimizëm është i themeluar edhe në vetë burimet e mësimeve të Islamit. Mund të shpresojmë në një qasje të drejtë, universale, holistike për Islamin në Perëndim, sidomos në mesin e të rinjve të arsimuar, qasje që do të nënkuptojë kthimin nga burimet primare islame për shkak të njoftimit të tij real. Ekziston shpresa te të rinjtë, te njerëzit pa ngarkesa me paragjykime, të cilët do të jenë në gjendje jo vetëm të njohin Islamin, por edhe t’i mundësojnë Evropës e Perëndimit që edhe një herë të shfrytëzojë vlerat dhe mësimet islame, aty do të gjejë motivacion për përmirësimin e gjendjes së shoqërive të veta dhe botës në përgjithësi. Në kërkim të solidaritetit, dashurisë, humanitetit dhe drejtësisë në botë. Kjo, natyrisht, po kërkon një qasje serioze dhe me përgjegjësi të vetë muslimanëve.

~ 62 ~

 

te rinjte
90