Tension i lartë në Irak, palët shumë pranë luftës

Pas referendumit të jashtëligjshëm në Irak në rajon përjetohet një tension i lartë.

Në provincën Tuzhurmatu të qytetit Salahaddin, pas përleshjeve të nxehta të përjetuara ndërmjet forcave peshmerge dhe forcave Hashdi Shabi, tani palët janë ballë për ballë njëra tjetrës në Kirkuk.

Ushtria irakiane kërkoi që forcat peshmerge në Kirkuk të boshatisin aeroportin e qytetit dhe të tërhiqen nga jugperëndimi i qytetit, në të kundërt kërcënuan se do të fillojnë operacion.

Bëhet e ditur se peshmerget i kanë refuzuar këto kërkesa.

Sipas lajmit të agjencisë turke të lajmeve Anadolli (AA), forcat që varen nga ushtria e Irakut, kanë rritur dërgimin e ushtarëve në frontin Meyrem Beg në jug të Kirkukut.

Bëhet e ditur se distanca ndërmjet peshmergeve dhe forcave Hashdi Shabi që varen nga ushtria irakiane herë pas bere bie deri në 10 metra, ndërkohë që të dyja palët janë duke hapur hendeqe kundër njëra-tjetrës.

Ndër informacionet e tjera që vijnë nga rajoni, bëhet fjalë edhe për fluturimet të ulëta mbi Kirkuk të avionëve luftarakë të ushtrisë së Irakut./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne