Terroristët masakrojnë një fshat të tërë

Nga John Andrew Morrow

Për vite me radhë, militantët u përhapën në perëndim, ku përdhunuan, sakatuan, vranë, ndërsa shtrinin mbretërimin e tyre të terrorit. Pasi që njerëzit e tij ishin të pambrojtur, më i vjetri i fshatit vendosi se dorëzimi ishte e vetmja mundësi. Duke pasur parasysh se fshati i tij ishte në vijën e parë të frontit të luftës midis fanatikëve të huaj dhe rezistencës kombëtare, vdekja dhe shkatërrimi ishin dicka e sigurtë.

Meqënëse pushtuesit i tejkalonin forcat luftarake lokale, i tejkalonin teknologjikisht, dhe fshati ishte në prag të pushtimit, i pari i tyre së bashku me shumë pleq, organizuan një takim me udhëheqësin terrorist. Për aq kohë sa fshatarët ishin të zhvendosur në territorin terrorist 40 milje larg, dhe valëvisnin flamurin e pushtuesve të huaj, atyre u garantohej mbrojtje.

Siç edhe u udhëzuan, udhëheqësi lokal marshoi me njerëzit e tij në një zonë të kontrolluar nga fanatikët fetarë. Grupi i corganizuar përbëhej nga pleq, të cilët ishin shumë të moshuar ose të sëmurë për të luftuar, së bashku me gra dhe fëmijë. Të rinjtë e fshatit refuzuan të dorëzoheshin dhe vendosën të bashkoheshin me rezistencën.

Të lodhur nga marshimi rraskapitës dhe pasi që kishin lënë pas shumicën e sendeve të tyre, anëtarët e fisit ishin në një gjendje mjaft të dëshpëruar. Ata ngritën çadra të improvizuara në periferi të një fshati të kontrolluar nga ekstremistët. Valevitën flamurin e të huajve madje ngritën edhe një flamur të bardhë për të informuar militantët e tjerë se ishin një popullatë paqësore që u ishte dorëzuar atyre.

Ditën tjetër, ndërsa flamujtë valviteshin në qiell, vendi i refugjatëve i cili numëronte 200 pleq, gra dhe fëmijë, u rrethua nga rreth 700 militantë. Papritur në këto momente tronditëse, një komandant terrorist dha urdhër për të sulmuar. Dy nën komandantë refuzuan t’i bindeshin dhe urdhëruan që njerzit e tyre të mos hapnin zjarr. Komandanti bërtiti: “Dreqin (damn), ju paskeni simpati për të Pafetë! Unë kam ardhur të vras të pafetë dhe besoj se nën qiellin e zotit është e drejtë dhe e ndershme të përdor çdo mjet të munduar për ti vrarë këta të pafe … Vritini dhe hiquani skalpin e kokes të gjithëve, si të mëdhenjve ashtu edhe të vegjëlve “.

Me tërbim të madh, terroristët filluan të vrisnin popullatën e pambrojtur. A po ndëshkoheshin për faktin që të rinjtë e tyre ishin bashkuar me rezistencën? A po ndëshkoheshin sepse i përkisnin nje race apo nje grupi tjetër etnik? Po ndëshkoheshin për mos praktikimin e besimeve të njejta fetare me besimin e fanatikëve? E gjitha që tashmë dihej ishte se atyre u ishte pregatitur një kasapanë nga njerëzit që u premtuan mbrojtje në këmbim të dorëzimit. Besnikëria nuk i mbrojti ata prej tradhëtisë.


Sa për atë që ndodhi më pas, dëshmia e gjashtë dëshmitarëve të mëposhtëm hedh dritë mbi errësirën e asaj dite,

Pashë të gjithë trupat e tyre tek qëndronin aty të prishur dhe aq keq ishin të gjymtuar sa nuk kisha pashë asnjëherë më parë; gra të prera në copa … Me skalpin e coptuar nga thikat; truri i dale jashte kafkave; fëmijët që nga dy-tre muaj; prej të gjitha moshave pra nga foshnjat e gjirit dhe deri tek më të rrituritt i shihje të shtrirë nëpër toke gjithandej … Prej kujt ishin masakruar?

Pashë një grua të pafe që qëndronte afër një grumbulli te vrarësh, këmbën e kishte të thyer. Një ushtar i armatosur i shkoi. Ajo e ngriti krahun për të mbrojtur veten por ai e goditi dhe ja theu krahun. Ajo u rrokullis poshte dhe e ngriti përsëri krahun tjetër që të mbrohej; ai e goditi përsëri, duke ja thyer edhe atë, pastaj e la në atë gjendje. Pashë një të pafe me barkun që ja kishin prerë ku një fëmijë të palindur i rrinte pranë krahut të saj.

Pashë një fëmijë, ndoshta mund të ishte tre vjeç, që mundohej të ecte dhe një fëmijë tjetër afër tij i zhveshur krejtësisht që ecte nëpër rërë. Pashë një njeri që e beri gati pushkën për ti qëlluar por kur qëlloi nuk e shtiu do në shenjë. Doli një tjetër dhe tha: “Më lejoni të mundohem ta marr në shenjë djalin e kurvës. Une mund ta qëlloj. “U ul në gjunjë dhe gjuajti por edhe ky e humbi shenjën. U ngrit një i tretë i cili u bëri disa vërejtje dhe gjuajti, atehere ai femija u rrezua në tokë i vdekur.

Gishtat dhe veshët ua kishin prerë për bizhuteritë që mbanin. Trupi i një njeriu, shtrirë në një anë krejt i vetëm kishte qënë një objektivë kryesore. Përveç se i kishin hequr skalpin, ushtarë i kishin prerë hundën, veshët dhe testikuj.

Pjeset private të burrave, grave dhe femijëve ua kishin hequr. Dëgjova dikë të thotë se kishte prerë pjesët private të një gruaje dhe i kishte ekspozuar majë një shkopi. Dëgjova rastin e një fëmije, disa muajsh, që e kishin hedhur në një karroce, dhe pasi u transportuan deri diku, e lanë në tokë që të vdiste; Dëgjova gjithashtu raste të shumta ku grave ua kishin prerë pjesët intime dhe më pas i kishin tendosur mbi kapelet e tyre.
Imagjinoni se si ai qen dhe larot e tij të pisët qëllonin mbi ato qenie njerëzore dhe se si ua plasnin trutë fëmijëve të pafajshëm.

Pasi i kishin masakruar të gjithe refugjatet, komandanti dhe njerëzit e tij plaçkitën cdo gjë që u perkiste refugjateve të dobët. Ndërsa tymi ra ata kërkuan të plagosurit dhe i vranë një e nga një. Shume prej të vdekurve nga gratë, fëmijët dhe foshnjat ua hoqen skalin. Ato dhe pjesë të tjera të trupit përfshirë fetuse njeriu dhe pjesë mashkullore dhe femërore i përdorën për të dekoruar armët, kapelet dhe pajisjet e tyre. Pas përdhunimit të grave, ua prenë organet e tyre gjenitale dhe i shtrinë mbi kapistallet e kuajve. Pjesë të tjera i perdoren si kopsa për pjesët e përparme. Militantët i prenë testikjtë e burrave dhe i përdornin ato për të bërë kuleta. Gjithë këto pjesë të trupit i shfaqën publikisht në të gjithë qytetin si trofe të luftës.

“Islami është nga djalli.” “Muslimanët janë të gjithë të këqinj.” “Ndalojini të gjithë.” “Vritini të gjithë.” Më vjen keq, lexues i mirë, kjo mizori nuk ndodhi në Siri apo Irak në vitin 2017. Ajo ngjau në juglindje Territorit të Kolorados më 29 nëntor 1864. Komandanti në fjalë ishte John Milton Chivington (1821- 1894), një pastor i krishterë. Viktimat e identifikuara si të Pafe ishin Indianë ose vendasit Amerikanë sic njihen: dy të tretat e tyre ishin gra dhe fëmijë. Përdhunuesit psikopatë, kasapët dhe vrasësit që kryen këto krime nuk ishin myslimanë. Ata ishin të krishterë. Ishin nën komandën e një Ministri të caktuar Metodist. Cdo gjë e bënë në emër të Jezusit. Ishin ata që ne Amerikano-Indianët i quajmë grykësit e bardhë ose Djajtë e bardhë.

Ndryshe nga supremacistët e bardhë që demonizojnë të gjithë jo të bardhët, dhe ndryshe nga supremacistët e krishterë që demonizojnë të gjithë jo të krishterët, ne Indigjenët vendas nuk përgjithësojnë njeri. Ata që përgjithësojnë nuk dinë asgjë për rrugët tona. Ne besojmë se të gjitha qëniet njerëzore, pavarësisht nga raca e tyre, janë fëmijët e Krijuesit. Disa janë të drejtë. Të tjerët janë të këqinj. Ne i gjykojmë njerëzit për nga përmbajtja e karakterit të tyre, jo nga ngjyra ose besimi i tyre. Ndërsa disa të ashtuquajtur pasues të Krishtit janë vërtet pasues të Anti-Krishtit. Ne si të krishterë kemi mjaft dallim, prej të krishterëve të rremë dhe djallëzorë. Nëqoftëse është gabim për jo të bardhët dhe jo të krishterët që ti shohin gjithë të bardhët dhe gjithë të krishterët si djaj, është gabim edhe për të bardhët dhe të krishterët ti shohin të gjithë muslimanët si djaj. Dhe “All-llahu është gjykatësi më i drejtë” (95:08).

Dr. John Andrew Morrow është Amerikano-Indian me shtetësi kanadeze dhe amerikane. Ka kryer doktoraturën në Universitetin e Torontos në vitin 2000. Ka punuar si Asistent, Profesor dhe Profesor i Lartë i Gjuhëve të Huaja për më shumë se një dekadë e gjysmë në Universitetin Park, Universitetin Northern State, Universitetin Eastern New Mexico, Universitetin Virginia, dhe Kolegjin Komunitar Ivy Tech. Ai është autor i mbi tridhjetë librave akademikë në fushat e studimeve hispanike, islame dhe indigjene. Një figurë publike dhe aktiviste, ai jep leksionon në të gjithë botën dhe vepron si këshilltar i lidereve botërorë. Për arritjeve të tij, Dr. Morrow në vitin 2016 mori një cmim vleresimi nga ISNA Interfaith Leadership Award. / Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne