Dëbora  ka bllokuar zonën turistike të Thethit në veri të vendit, duke shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve.

Zona e Thethit vijon të jetë e bllokuar prej dy javësh nga dëbora e cila ka arritur një trashësi rreth 80 cm, ndërkohë që autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën.

Banorët apelojnë për ndihmë nga shteti duke u bërë thirrje instancave përkatëse që të bëjnë të mundur hapjen e rrugëve.

Bllokimi i rrugës nga dëbora përveç të tjerave ka lënë pa punë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth.
Ndërkohë bëhet me dije se akset e tjera në Razëm dhe Bogë janë të kalueshme pa probleme por këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë zinxhirë.

Reshje dëbore kanë rënë ditët e fundit edhe në disa zona të tjera të vendit, por nuk raportohet për probleme në qarkullim.

21