Tirana mund Kukësin në finale fiton Superkupën e Shqipërisë

Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë përballë Kukësit me rezultatin 0-1.

24 herë kampionët e Shqipërisë shënuan golin e fitores në fund të ndeshjes, ndërsa të dy ekipet e mbyllën me nga 10 lojtarë për shkak të daljeve me kartonë të kuq.

Heroi i ekipit bardheblu ishte Hoxhallari, i cili në minutën e 90 të ndeshjes shënoi një super gol me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone, rreth 25 metra duke mposhtur verilindorët.

Portieri i Kukësit, Koliçi nuk kishte se cfarë të bënte tjetër veçse të shoqëronte me sy topin që u ndal të rrjetë.

Kështu Tirana ekipi më me më shumë tituj në kampion, e mbyll edicionin me dy trofe, Kupën dhe Superkupën, por në shtator do ta nisë nga Kategoria e Parë, pasi ra nga Superiorja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne