nga Robert Bridge.

Ndryshe nga kryengritja e vitit 2014 në Ukrainë, e cila dëshmoi ndërhyrjen invazive nga ana e politikanëve dhe diplomatëve amerikanë, mbështetja perëndimore për protestat franceze të jelekëve të verdhë ka qenë dukshëm e munguar.

Rrugët e Parisit po përflaken për të katërtën fundjavë rresht, pasi një turrmë e madhe jelekësh të verdhë kanë dolë kundër qeverisë franceze, e cila sipas argumentimeve të tyre është shkëputur gjithnjë e më shumë nga shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm. Megjithatë, mbështetja e kryqeqyteteve perëndimore për protestuesit nuk gjendet kërkundi.

Kjo është pak e çuditshme, pasi “gilets jaunes” (jelëkët e verdhë) nuk po protestojnë vetëm për planet e Macronit për taksën e karburantit, por edhe për një listë prej 42 kërkesash që ata duan të zbatohen. Këtu përfshihet rritja të pagës minimale, pensioneve dhe pagave, si dhe ndalimi i emigracionit të paligjshëm në vend. Me fjalë të tjera, këta nuk janë anarkiste që lëvizin nëpër rrugët e Francës, por qytetarë të rregullt. Lëvizja gëzon një nivel të lartë mbështetjeje midis francezëve, me një sondazh që tregon se 72 për qind mbajnë anën protestuesve.

SHBA dhe aleatët e saj do ta kenë të vështirë të shpjegojnë të shurdhëtin përballë këtyre shqetësimeve të ligjshme nga ana e miliona qytetarëve francezë. Heshtja e tyre e akullt zbulon standarde të dyfishta dhe hipokrizi pasi Perëndimi rrallë herë e humbet një mundësi për të ndërhyrë në punët e shteteve të huaja – kryesisht në Lindjen e Mesme – kur ‘demokracia’ supozohet që të vihet në linjë.

Merrni parasysh qëndrimin e stërmadh të Uashingtonit ndaj revolucionit Maidan në Ukrainë në vitin 2014, i cili rrëzoi qeverinë e Viktor Janukoviçit nëpërmjet mbështetjes së qartë të Shteteve të Bashkuara, si dhe të një numri OJQ-sh me ndikim që vepronin në vend.

Janukoviçi bëri një gabim të pafalshëm kur mendoi se do të lejohej të ndiqte një kurs të pavarur për vendin e tij, pavarësisht faktit se që nga viti 1992, SHBA kishte shpenzuar mbi 5 miliardë dollarë që mbështesnin “programet e ndërtimit të demokracisë” në Ukrainë.

Mos vallë Kievi mendonte vërtetë se Uashingtoni priste më në fund diçka në këmbin për gjithë ata dollarë, sikur ndoshta do të vendoste se kush do të qeveriste përfundimisht vendin e Evropës Lindore në kufirin e Rusisë? Dhe kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi.

Kur Janukoviçi sinjalizoi se ai nuk do të nënshkruante për Ukrainën një marrëveshje tregtare me BE-në, ai zgjoi nga gjumi një gjigant nën këmbët e tij. Disa javë pas njoftimit, ndërsa vendi i tij po përballej gjithnjë e më shumë me disa ndasi opsionesh të ndryshme, senatori i ndjerë Xhon Mekein u shfaq në Kievin qëndror tek i hidhte dru të thatë zjarrit që digjej, ku në një tubim në Sheshin e Pavarësisë deklaronte se “Ukraina do ta bënte Evropën më të mirë, dhe Evropa do ta bënte Ukrainën më të mirë … Amerika është me ju. ”

Çfarë mund ta kishte motivuar Uashingtonin që të ndërhynte hapur në çështjet e Ukrainës, ndërkohë që sot injoron ‘gilets jaunes’ francezë, të cilët po e ndezin krejt Francën, duke protestuar ndaj politikave neo-liberale të Presidentit Emmanuel Macron? A mundet që përgjigja të ketë lidhje me diçka të thjeshtë si paraja? Kjo sigurisht që duket se është pjesa kryesore e ekuacionit.

Si përfundim, zyrtarët perëndimorë e kuptuan se të larguarit e Kievit prej Rusisë, do jepte fryte të cmuara për institucionet perëndimore të huadhënies, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili tashmë i kishte dhënë miliarda dollarë hua Kievit. Perëndimi e kundërshtoi ashpër idenë e Rusisë dhe Kinës që të bëheshin ‘huadhënësit e fundit’, një funksion financiar dhe politik që bota perëndimore e lakmon më shumë se çdo kush tjetër, me përjashtimin e mundshëm të ndërhyrjes ushtarake kundër shteteve sovrane.

Përpara një viti pasi Xhon MekKein kishte nxitur tubimet në Kiev dhe Victoria Nuland u kishte shpërndante protestuesve biskota, Ukraina u gjend nën udhëheqjen e re të presidentit të miratuar nga SHBA, Petro Poroshenkos, e cili i mori borxh 17.5 miliardë dollarë FMN-së, së bashku më masa të tjera të ashpra shtrënguese që gjithmonë shoqërohen me çanta parash kesh.

Aktualisht në Francë nuk ka nxitje të tilla financiare që do ti bindnin kryeqytetet perëndimore të ‘tuboheshin bashkë në emër të demokracisë’ siç kishte bërë pa u vonuar në Ukrainë.

Ky pozicion i dukshëm prej hipokriti në lidhje me protestuesit francezë zbulon një aksiomë perëndimore me të meta të mëdha, e cila urdhëron: “çdo gjë që punon në dobi të institucioneve perëndimore dhe elitës politike të saj automatikisht është e mirë për demokracinë”. Kjo nuk përjashton trazirat sociale dhe revolucionin. Nëse dhuna në rrugë përkthehet në fuqizimin e institucioneve perëndimore, po ashtu edhe të institucioneve financiare globale, atëherë veprime të tilla do të shpërblehen me përkrahjen perëndimore.

Sot, 40 vjeçari Emmanuel Macron, ish-bankier i investimeve Rothschild, i njohur nga bashkatdhetarët e tij si “presidenti i të pasurve”, po përballet me perspektivën e një shkatërrimi të hershëm të karrierës së tij politike, jo më ndryshe se përballja që hasi Viktor Janukoviçi në vitin 2014. Nëse thua se popullariteti i Macronit mes francezëve sot ka renë në tualet, kjo do të ishte një situatë e mirë.

Një revistë franceze në gjuhën angleze e përmblodhi situaten me fjalët: Macroni është “i urryer nga grupet e ekstremit të majtë për shkak të së kaluarës së tij si bankier … i urryer nga e djathta ekstreme për shkak të bindjeve të tij pro-evropiane, globaliste dhe tani urrehet nga shumë njerëz të zakonshëm francezë, të cilët e shohin atë si njeri arrogant, që qëndron larg halleve dhe problemeve të tyre “.

Megjithatë, asnjë politikan i vetëm perëndimor nuk është paraqitur në kryeqytetin francez, për të protestuar dhe për të kërkuar që Macron të largohet. Madje nuk shihet as edhe ndonjë diplomat amerikan i rangjeve të larta që të shpërndaje biskota në turmën franceze, sic bëri Victoria Nuland në Kiev në kulmin e tensioneve në Ukrainë.

Me imazhe të tilla të zymta në mendje, është normale që SHBA me pafytyrësi të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në çështjet e saj politike, pa pasur asnjë provë për të mbështetur pretendimet. Megjithate unë nuk po futem këtu.

Arsyeja e thjeshtë pse asnjë vend perëndimor nuk ka dalë për ta dënuar Macronin është sepse ai ndjek vijën e neo- liberalizmit dhe ekonomisë ekstreme të tregut të lirë e cila e ka dërrmuar klasën e mesme franceze në një pikë të ulët. Rritja e cmimit të karburantit ishte vetëm njëra anë e realitetit për francezët protestues.

Nuk do të ishte ekzagjerim të thuhej se të gjitha segmentet e shoqërisë franceze janë përzier në këto protesta. Sot po shohim për shembull qindra shkolla franceze që po mbyllen pasi studentët po marrin rrugët për të protestuar kundër reformës të arsimit të Macronit. Në mesin e protestuesve numërohen edhe pensionistë pasi Macron ka folur edhe për shkurtime pensionesh, në të njëjtën kohë që shkurton taksat për të pasurit.

Natyrisht që tek Macroni udhëheqësit perëndimorë nuk gjejnë dicka të papëlqyer. Ai po kryen me butësi reforma të dhimbshme liberale dhe programe shtrënguese, ndërsa programin e tij politik ai po e zbaton vetëm nën diktatin e dhimbjes. Megjithëse presidenti francez mund ta imagjinojë veten e tij si ndonjë Napoleon i kohëve moderne, që u zhvat të nenshtruarve të tij atë që dëshiron, në fund të fundit janë rrugët franceze ato që vendosin fatin e tij, i cili për momentin duket shumë i zymtë.

Një thirrje e tillë brutale për zgjim mund të jetë shumë e vlefshme në javët dhe muajt që vijnë edhe për shumë liderë jo-liberalë perëndimorë, të cilët deshtojnë të masin impulsin e popullit të tyre, kur mbrojnë politikat e tyre jopopullore./rt/Gazeta Impakt

31