Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nënshkruar sot vendimin e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për statutin e Trepçës.

Ky vendim rikonfirmon pronësinë 100 përqind të Republikës së Kosovës në kombinatin më të madh metalurgjik në Kosovë, Trepça, e cila tani e tutje do të jetë Shoqëri Aksionare me aksione 100 përqind të Republikës së Kosovës.

Një ditë më parë, është diskutuar për idenë e Serbisë se për Trepçën mund të diskutohet në dialogun final Kosovë-Serbi duke shkaktuar reagime të shumta nga udhëheqësit në Kosovë si dhe nga sektori civil.

42