Trump autorizon Pentagonin për t’i dhënë armë terroristëve të PYD/PKK

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar ditën e djeshme urdhrin për dhënien e armëve PYD-së, e cila në Siri është krahu organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White, në një deklaratë me shkrim është shprehur se “Ditën e djeshme presidenti (Trump) ka autorizuar Departamentin e Mbrojtjes që të pajisë elementët kurdë të Forcave Demokratike të Sirisë (FDS) nëse do të vërehet e nevojshme për të arritur një fitore të hapur në Rakka përballë DEASH-it.”

Wite ka pretenduar se FDS e cila udhëhiqet nga PYD/PKK-ja “është fuqia e vetme e cila mund të marrë në mënyrë të suksesshme në një kohë të afërt Rakka-n.”

Duke vënë në dukje se janë të vetëdijshëm për shqetësimet e Turqisë për sigurinë në çështjen e PYD/PKK-së, White ka vlerësuar se “dëshirojmë t’i japin siguri popullit dhe qeverisë turke në çështjen e angazhimit të SHBA-ve për të penguar rreziqet shtesë dhe në çështjen e mbrojtjes të aleatit tonë të NATO-s.”

Ndër të tjera duke pretenduar se SHBA-ja ende iu njeh përparësi elementëve arabë të FDS-së, White është shprehur se Rakka dhe drejtimi i të gjitha rajoneve të çliruara duhet t’iu lihen arabëve sirianë lokalë.

Deklarata në lidhje me armët

Ndërsa në anën tjetër një zyrtar i Pentagonit, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, tha se “Armët e dhëna do jenë armë të vogla, municione, pushkë automatike, mjete të blinduara dhe jo të blinduara dhe pajisjet teknike.”

Theksohet se zyrtarizimi i ndihmave që SHBA-ja ka kryer “fshehurazi” për organizatën terroriste PYD/PKK, mund të tensionojë edhe më tej lidhjet mes Ankarasë dhe Washingtonit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne