Trump i përdor luftëtarët e huaj si ‘kartë’ kundër Evropës

Oytun Orhan, Koordinatori i Studimeve për Sirinë nga Qendra e Studimeve Strategjike për Lindjen e Mesme (ORSAM), tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Donald Trump po i përdor terroristët e DAESH-it si ‘kartë të fortë’ kundër Evropës.

Në një reportazh për agjencinë turke të lajmeve (AA) Orhan tha se momentalisht në burgjet e organizatës terroriste separatiste YPG/PKK në Siri mbahen rreth 800 luftëtarë të huaj terroristë, fati i të cilëve mbetet ende i pasigurt.

Vendet evropiane janë kundër apelit që ka bërë Trump për kthimin e terroristëve pjesëtarë të DAESH-it, të cilët tani ndodhen në duart e YPG/PKK-së, në vendet e origjinës (Evropë), theksoi Orhan dhe shtoi:

“Ekziston risku që kur anëtarët e DAESH-it, të cilët për momentin mbahen në burgjet e YPG/PKK-së, të kthehen në vendet e tyre, ti nënshtrohen një procesi normal gjykimi dhe të lirohen pas një kohë të shkurtër. Evropianët duan që këta luftëtarë të mbeten në Siri, me mendimin se ata (në rast të rikthimit) do të përbëjnë një risk të madh sigurie për vendet e tyre.”

Presidenti Trump,- nënvizon Orhan në reportazhin e tij për AA,- po i përdor terroristët e DAESH-it si një ‘kartë’ kundër Evropës.

“Duke e sjellë në rend të ditës këtë çështje Trump kërkon nga Evropa trupa (ushtarake) për zonën e sigurt që do të krijohet në Siri. Presidenti Trump e trajton çështjen e pjesëtarëve të DAESH-it për të thyer rezistencën e Evropës në lidhje me këtë çështje dhe për ti bindur evropianët. Mirëpo unë nuk mendoj se ShBA-ja nuk do të këmbëngulë që Evropa të marrë në dorëzim pjesëtarët e saj të DAESH-it. Luftëtarët e huaj ata (amerikanët) i përdorin vetëm për negociata”,- përfundoi Oytun Orhan, Koordinatori i Studimeve për Sirinë nga Qendra e Studimeve Strategjike për Lindjen e Mesme (ORSAM)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne