Trump kërkon përmirësimin e raporteve me Rusinë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump shprehu dëshirën e tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë gjatë takimit të së mërkurës me ministrin e Jashtëm rus, njofton Shtëpia e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi u përqendrua në zhvillimet në Siri dhe Ukrainë, ku SHBA dhe Rusia me sa duket mbështesin anët e kundërta në konfliktet përkatëse.

Sa i përket Sirisë, Trump theksoi “nevojën që Rusia të frenojë regjimin (e presidenti Bashar al-Assad), Iranin dhe grupet iraniane”, thuhet në deklaratën e rezidencës, pas takimit ballë për ballë në Zyrën Ovale.

Trump “ngriti gjithashtu mundësinë e bashkëpunimit më të gjerë në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe gjetkë”, shtohet më tej.

Takimi i Trumpit me Lavrovin erdh sapo diplomati i lartë rus u takua me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson në Departamentin e Shtetit në një takim që zgjati më shumë se një orë.

Zyrtarët e lartë “diskutuan rëndësinë e mposhtjes së DEASH-it, dhënien fund të dhunës në Siri dhe sigurimin e shpërndarjes të ndihmës humanitare për qindra mijëra civilë në të gjithë vendin”, thuhet në deklaratë.

Tillerson më tej theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Minskut në Ukrainë, tha zëdhënësja Heather Nauert.

“Sanksionet do të mbeten në fuqi ndaj Rusisë derisa ajo të ndërpresë mbështetjen për rebelët në Ukrainën lindore dhe të heqë dorë nga aneksimi i Gadishullit të Krimesë nga Ukraina”, shtoi ajo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne