Trump-Stoltenberg takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 prill, në fokus rritja e kontributit për NATO-n

Zyra për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë njoftoi përmes një komunikate të shkruar se Stoltenbegu, i cili do të shkojë në SHBA për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Uashington, do të ketë një takim me Trumpin.

Sipas komunikatës, gjatë takimit të tij me kreun e NATO-s, presidenti amerikan do të theksojë edhe një tjetër herë rëndësinë e Aleancës, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të saj, në aspektin e sigurisë ndërkombëtare.

E njëjta komunikatë potencon se Trumpi dhe Stoltenbergu do të diskutojnë gjithashtu për “rritjen e kontributit të shteteve anëtare për NATO-s”.

Në prononcimet e tij të mëparshme rreth çështjes në fjalë, presidenti i SHBA-së pati akuzuar disa shtete anëtare të Aleancës duke thënë se “paguajnë kontribut më pak sesa duhet”. Këto fjalë të Trumpit i shkaktuan atij mosmarrëveshje me jo pak vende evropiane dhe sidomos me Gjermaninë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne