Turqi, improvizon pajisje ortopedike për qenin që nuk mund të ecte

Një dashamirë i kafshëve në Kırıkkale të Turqisë ka improvizuar “rrethore për ecje” duke përdorur një karrocë tregu për qenin e rrugës që i ka vendosur emrin “Kostak”, i cili nuk mund të ecte me këmbët e pasme, raporton Anadolu Agency (AA).

Mehmet Köksal, 49 vjeçari që jeton në Kırıkkale, ka gjetur zgjidhje në karrocën e tregut për qenin e rrugës i cili nuk mund të ecë me këmbët e pasme si pasojë e goditjes nga një makinë. Köksal, i cili ka mundësuar që qeni të lëvizë sërish përmes karrocës me rrota për treg, pret ndihmë nga institucionet relevante për trajtim më të mirë për kafshën në mënyrë që të përmirësohet.

Duke rrëfyer se prej dhjetë vitesh kujdeset për qentë pa pronarë në rrugën e fshatit Ahılı pranë Kırıkkales, Köksal për AA tha se paradite kujdeset për kafshët, ndërsa pasdite punon në një kompani private.

Ai rrëfen se përgjatë rrugës së fshatit ka shumë qenë pa pronarë dhe se atyre çdo ditë u jep ushqim. “Çdo ditë shëtis çdo lagje, mbledh bukët që njerëzit i lënë dhe të gjitha ua jap kafshëve. Përveç kësaj, një mik i imi kasap çdo ditë më jep falas mish të pulës me eshtra, të cilat po ashtu ua sjellë qenëve. Gjithsesi, këto mjaftojnë”, tregon Köksal.

“T’i gjejmë zgjidhje kësaj kafshe”

Köksal rrëfen se një qen për të cilin ishte kujdesur qysh më parë është goditur nga një makinë para një kohe, dhe se qeni tani nuk ecën me këmbët e pasme.

Ai tha se për kafshën ka improvizuar një protezë për ecje duke përdorur karrocë tregu.

Köksal tha se në këtë mënyrë ka mundësuar që qeni të ecë. “Meqë nuk më lejonin mundësitë, unë mendova një sistem të këtillë. Lutja ime deri te institucionet relevante dhe dashamirët e kafshëve është që t’i gjejmë zgjidhje kësaj kafshe. Zoti na ruajtë nga një zvarritje e këtillë, qoftë njerëzit apo kafshët”, u shpreh Köksal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne