Turqi – Zëdhënësi i AK Partisë reagoi ashpër ndaj deklaratave të zyrtarëve amerikanë

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik deklaroi se “Dua të njoftoj që jemi shumë të ndjeshëm në lidhje me lajmet për trajnimin e 35-40 mijë njerëzve në verilindje të Sirisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)”.

Çelik tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më herët kanë dërguar ndihma me mauna për organizatat terroriste me pretekst të luftës kundër DAESH-it dhe se këtë e kanë realizuar me një vizion të ngushtë.

“Gabimet e njëjta ata i bënë edhe në të kaluarën në Afganistan. Zyrtarët e burokracisë amerikane të sigurisë duhet të nxjerrin mësime nga këto”, – tha Çelik, ndërsa vijoi duke thënë se në Afganistan janë mbështetur disa organizata terroriste për të luftuar me një organizatë tjetër terroriste, por këto tani janë jashtë kontrollit dhe të janë duke e trazuar botën.

Duke potencuar se metodat që janë vërtetuar gabimisht shumë herë nuk duhet të përdoren përsëri, zëdhënësi Çelik tha: “Bërja fjalë për trajnimin e 35-40 mijë vetëve në Siri nga ana e Turqisë perceptohet si një mbështetje e re për organizatat terroriste. Nuk ka dyshim që Republika e Turqisë do të vihet menjëherë në veprim për të mënjanuar çdo lloj kërcënim ndaj sigurisë së saj kombëtare pavarësisht forcës dhe fuqisë që i qëndron përballë. Askush të mos pret që Turqia të qëndrojë indiferente ndaj strukturimeve në kufijtë e saj të cilat kërcënojnë sigurinë e saj kombëtare dhe ndaj deklaratave të zyrtarëve më të lartë ushtarak amerikanë se do të trajnojnë rreth 35-40 mijë vetë, ndërkohë që me muaj të tërë po dërgojnë ndihma në armë me mauna për organizatat terroriste”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne