Turqia bëhet partner sektorial për dialog i ASEAN-it

Turqia është bërë partner sektorial i Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), tha të dielën ministri turk i Punëve të Jashtme , Mevlut Çavusoglu. “Turqia zyrtarisht është bërë partneri sektorial për dialog i ASEAN-it”, tha Çavusoglu për Anadolu Agency në kryeqytetin filipinas, Manila, ku ai mori pjesë në takimin e 50-të të Ministrave të Jashtëm të organizatës.

Çavusoglu tha se Turqia aplikoi për herë të parë në vitin 2015 dhe që atëherë ishte duke punuar intensivisht. “Kjo është sigurisht një iniciativë që i përshtatet politikës së jashtme shumëanëshe dhe proaktive të Turqisë”, tha ministri.

ASEAN, bllok rajonal i dhjetë shteteve që përbëhet nga Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami, u themelua më 8 gusht të vitit 1967 në Bangkok, Tajlandë.

Çavusoglu tha se marrëdhëniet me anëtarët e ASEAN-it do të zhvillohen edhe më tej dhe se biznesmenët turq do të përfitojnë mundësi kyçe në të ardhmen.

“Në periudhën e ardhshme, vëllimi i tregtisë dypalëshe me vendet e ASEAN-it do të rritet më shpejt dhe gjithashtu do të shfaqen mundësi të rëndësishme për biznesmenët tanë”, theksoi ai.

Turqia krijoi lidhje me ASEAN-in në vitin 1999 dhe mori pjesë në samitin e saj të parë në vitin 2013.

Më vonë, në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Turqisë e mirëpriti vendimin, duke thënë se hapi në fjalë paraqet moment historik “në aspektin e marrëdhënieve tona me organizatën”.

“Turqia e konsideron ASEAN-in si një mekanizëm efektiv integrues në rajonin e saj”, thuhej në deklaratë, në të cilën është vlerësuar roli që organizata ka luajtur në ruajtjen e stabilitetit politik, prosperitetit ekonomik dhe stabilitetit shoqëror në rajonin e Azisë Juglindore.

Ministria tha se zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis Turqisë dhe organizatës do të afronte dy anët e Azisë. “Si partneri i ri i sektorial për dialog i ASEAN-it, përpjekjet e Turqisë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me vendet e ASEAN-it dhe për të forcuar lidhjet institucionale me organizatën do të vazhdojnë”, thuhet më tej në deklaratë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne