Turqia cak i sulmeve të princave dhe mbretërve arab

Organet shtetërore turke me vëmendje të madhe po përcjellin sulmet agresive dhe publike të Emirateve të Bashkuara Arabe kundër Turqisë, shkruan përditshmja arabe Al-Quds-al Arabi, duke u thirrur në burimet e afërta të qeverisë turke. Qeveria turke vëmendje të posaçme i ka kushtuar informatës për takimin sekret të disa liderëve arab të mbajtur në një jaht në Detin e kuq në vitin 2015 me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimit kundër Turqisë, ndërsa iniciator i takimit ishte udhëheqja e Emirateve të Bashkuara Arabe, shkruan kjo gazetë.

Javën e kaluar portali Middle East Eye ka zbuluar informatën se biznesmeni amerikan me prejardhje libaneze George Nader, këshilltar i Muhamed ibn Zejdit, në vitin 2015 ka organizuar takimin në jaht në Detin e kuq. Në takim kanë marrë pjesë Muhamed ibn Zejd, Muhamed ibn Selman, Abdulfetah Sisi, Abdullahu i II-të i Jordanisë dhe trashëgimtari i fronit i Bahrejnit Selman ibn Hamed. Biznesmeni amerikan të pranishmëve ju ka propozuar që të formojnë aleancën në të cilin do të mbështeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kundërshtimin e tyre ndikimit në rritje të Turqisë dhe Iranit.

Në kontestin e rritjes së tensioneve në mes Ankarasë dhe Athinës në detin Egje, poashtu analizojnë informatën e cila ka të bëjë lidhur me pjesëmarrjen e Emirateve në manovrat ushtarake të cilët do të mbahen në Greqi, në të cilat, krahas Emirateve do të marrin pjesë Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Italia, Qiproja, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.

Mediat saudite dhe emirate me seli në Dubai dhe Abu Dabi, këto ditë po udhëheqin fushatë të fuqishme mediale kundër Turqisë. E gjitha nisi me ndërprerjen e emetimit të serialeve turke në kanalet e rrjetit medial MBC( me rreth 20 kanale televizive dhe disa radio stacione, në mesin e të cilëve Al Arabija TV është pjesë e rrjetit MBC). Vendimi, dukshëm është i motivuar politikisht dhe është pjesë e planit kundër ndikimit turk në rajon, në kuadër të cilit është planifikuar edhe prodhimi i programeve të cilët do të trajtojnë ngjarjet e caktuara historike në të cilin Turqia do të tregohet si armiq i arabëve.

Propaganda mediale kundër Turqisë ka kulmuar pasi që forcat turke kanë pushtuar Afrinin në veri të Sirisë, kur mediat nga rrjeti MBC kanë mirëpritur dy liderë kurd të YPG-së, të cilët kanë deklaruar se qëllimi i Ankarasë është okupimi i territorit arab, e cila është qesharake pasi që organizata kurde është e gatshme të shpall shtetin e vet në Siri, e cila do të përfshinte edhe rajonin e Afrimit, po t’ju jepej rasti historik.

Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, e ka kundërshtuar akuzat e ministrit emirat të punëve të jashtme Abdullah ibn Zejdit se Turqia po përzihet në punët e brendshme të vendeve arabe, duke shtuar se “të gjithë janë të vetëdijshëm për marrëdhëniet historike dhe vëllazërore të Turqisë ndaj botës arabe”. Aksoy ka thënë se “akuzat e ibn Zejdit se Turqia po përzihet në punët e brendshme të vendeve arabe nuk mund të kuptohet dhe se nuk shpreh parimin e qëllimit të mirë në marrëdhëniet ndërmjet tyre.

“Njëkohësisht ka tërhequr vërejtjen se zyrtarët e EBA-së në periudhën e kaluar kanë dhënë deklarata në të cilin kanë ndyrë reputacionin e Turqisë dhe historia e saj dhe marrëdhëniet e saja me botën arabe janë prezantuar në dritë të gabuar”.

Burimi : SAFF/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne