Turqia ndihmon Palestinën me 10 milionë dollarë

Sipas vendimit të publikuar sot në Fletoren Zyrtare mbi hyrjen në fuqi të “Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Shtetit Palestinez”, Turqia do ti japë Palestinës një ndihmë të pakthyeshme (grant) me vlerë deri në 10 milionë dollarë në përshtatje me legjislacionin e brendshëm dhe fondet që parashikon buxheti vjetor.

Palestina këtë grant do ta përdorë me qëllim financimin e buxhetit dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale për të përmbushur nevojat urgjente dhe për të ndihmuar në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, duke marrë në konsideratë edhe nevojat e Gazës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne