Turqia ngushëllon Filipinet për viktimat e Uraganit Mangkhut

Turqia i shprehu ngushëllimet Filipineve për jetët e humbura si pasojë e Uraganit Mangkhut, që ka ndikuar brigjet veriore të këtij vendi që prej ditës së shtunë.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme shprehet keqardhja për viktimat e shumta dhe humbjet e mëdha të shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si pasojë e Uraganit Mangkhut, që ka përfshirë Filipinet.

“Ne u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta të afërmve të atyre që humbën jetën dhe popullit të Filipineve si dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve” shkruhet në deklaratë.

Policia e Filipineve kishte bërë të ditur se 70 persona kishin humbur si pasojë e uraganit ndërsa 71 të tjerë kishim mbetur të plagosur, kurse në lajmet e medias lokale ishte bërë e ditur se numri i viktimave kishte arritur në 81.

Qendra Reciproke e Paralajmërimit të Uraganit në Havai kishte bërë të ditur se uragani në veri të Oqeanit Paqësor ishte në fuqinë e 5 cikloneve dhe ishte kthyer në “super uragan”.

Dy ditët e para, shpejtësia arrinte në 255 kilometra në orë ndërsa para 3 ditësh shpejtësia ra deri në 100 kilometra në orë dhe arriti në jug të Kinës dhe Hong Kong.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne