Turqia reagon ndaj pranisë së Qipros greke në ceremoninë e NATO-s

urqia ka bërë të ditur se ftesa që i është bërë administratës grekoqipriote, e cila nuk gëzon asnjë status në kuadër të NATO-s, në ceremoninë e dorëzim-marrjes së detyrës organizuar në Shtabin Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) është një shkarje e rëndë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy i është përgjigjur me shkrim një pyetjeje lidhur me ftesën që i ishte bërë administratës grekoqipriote në ceremoninë e ndërrimit të detyrës në misionin SACEUR.

“Ftesa që i është bashkë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian (BE) edhe administratës grekoqipriote, e cila nuk gëzon asnjë lloj statusi në kuadër të NATO-s nga Shtabi Suprem (SHAPE) për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzim-marrjes së detyrës nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) organizuar sot në selinë e këtij shtabi (SHAPE), që ndodhet në qytetin Mons të Belgjikës, është një shkarje e rëndë që nuk mund të shpjegohet në kuadër të vullnetit të mirë”, shkruan Aksoy në përgjigjen e tij.

Ne e dënojmë këtë veprim larg gjykimit të shëndoshë, që me sa duket shtabi i SHAPE e ka ndërmarrë me iniciativën e vet,- vijon Aksoy dhe shton se “Me këtë rast ne rikujtojmë se shtabi në fjalë është nën kontrollin politik të vendeve anëtare të NATO-s, përfshi edhe Turqinë, si dhe është në përgjegjësinë e tij që të veprojë me këtë mirëkuptim.

Pasi është informuar lidhur me këtë zhvillim Turqia nuk ka marrë pjesë në ceremoninë në fjalë, sqaron Aksoy dhe shton: “Janë ndërmarrë nismat e duhura për të siguruar zbardhjen e rastit, se si e ka bërë Shtabi i SHAPE këtë gabim të palejueshëm”.

Kuptohet shumë qartë se varja e shpresave nga ‘fakte të kryera’ të këtij lloji, nuk do të jetë në dobi të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së, thekson zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe e përfundon kështu përgjigjen e tij me shkrim lidhur me incidentin në fjalë:

“I ftojmë autoritetet e NATO-s të sigurojnë që të gjitha strukturat e Aleancës të veprojnë sipas vendimeve kolektive dhe Kornizës Konsensuale ndërmjet dy organizatave”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne