Turqia u thotë ‘mirupafshim’ të gjithëve që preferojnë terroristët

“Ti tenton të sakrifikosh një Turqi me 81 milionë banorë për një pastor që ka lidhje me organizatat terroriste. Ne do të bëjmë atë që kërkon shteti ligjor. Nuk mund ta gjunjëzoni Turqinë me direktiva. Ne u themi ‘mirupafshim’ atyre që për hir të lidhjeve me organizatat terroriste sakrifikojnë partneritetin strategjik me një vend si Turqia me 81 milionë banorë”, ishte mesazhi që u dha nga Trabzoni Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat nuk po e ‘përtypin’ dot procesin ligjor që vazhdon në Turqi për një pastor amerikan, i cili akuzohet për lidhje me organizatat terroriste FETO dhe PKK.

Erdogani përsëriti edhe një herë thirrjen për një takim të gjerë me përfaqësuesit e OJQ-ve dhe të biznesit për një qëndrim kombëtar kundër sulmeve që po i bëhen ekonomisë së vendit përmes kursit të këmbimit.

Në lidhje me luftën kundër terrorizmit Erdoani tha se nuk do ti lënë shteg terrorizimit si në Turqi, ashtu edhe në Siri.

“Fuqitë e huaja nuk do të krijojnë dot një korridor terrorist në kufijtë jugor të Turqisë,”- nënvizoi kreu i shtetit turk./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne