“Uashington Post”: Turqia ka dëshmi se Kashogi është vrarë

Qeveria turke ka informuar zyrtarë të lartë amerikanë se posedon video dhe audio incizime, të cilët dëshmojnë se gazetari saudit Xhamal Kashogi është vrarë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, shkruan gazeta “Uashington Post”.

Gazeta, pronar i të cilës ishte Kashogi, thekson se incizimet tregojnë se pjesëtar të shërbimeve saudite të sigurisë e kanë arrestuar Kashogi pas arritjes së tij në Konsullatë më 2 tetor për të siguruar dokumentet e nevojshme për kurorëzim, më pas e kanë vrarë dhe kanë prerë trupin e tij.

“Incizimet e zërave në Konsullatë bëjnë të ditur se çfarë kishte ndodhur me Xhamal pas arritjes së tij, pohon një burim i gazetës i njoftuar me përmbajtjen e të dhënave, i cili ka kërkuar të jetë anonim.

I njëjti burim thekson se në incizimet mund të dëgjohet se si Kashogi është arrestuar, është marrë në pyetje, është torturuar dhe në fund është vrarë.

Zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kallan dje njoftoi se me propozimin e Arabisë Saudite është vendosur që të formohet një grup i përbashkët turko-saudit për zbardhje të rastit.

Mediat ruse publikuan fotografi nga një grup i dyshuar saudit “ekipi i vrasjes, i përbërë nga 15 persona, ndërsa gjithashtu publikuan edhe foto dhe incizimin për “lëvizje të dyshuara” në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll pas zhdukjes të Kashogi.

Arabia Saudite nuk e komentoi publikimin e fotografive dhe video incizimeve, duke mbetur në qëndrimin se gazetari është larguar nga ndërtesa pa lëndime.

Paraprakisht, shefi i diplomacisë turke Mevlud Çavushoglu deklaroi se pret bashkëpunim të plotë me Arabinë Saudite për këtë rast.

“Dëshirojmë të bashkëpunojmë me Arabinë Saudite, sepse kjo ndodhi në Konsullatën e Përgjithshme Saudite. Arabia Saudite duhet të bashkëpunoj me ne”, theksoi Çavushoglu.

Kashogi (59), i cili nga viti i kaluar jeton në mërgim në SHBA, është gazetar për një kohë të gjatë. Ai është i angazhuar në “Uashington post” dhe është i njohur nga tekstet kritike për autoritetet saudite. Në tekstet e tij ai e kritikonte Arabinë Saudite dhe për shkak të luftës me Jemenin dhe kontestin me Kanadanë.

Ai është i njohur për nga intervistat me liderin e mëparshëm të Al Kaedas, Osama bin Laden dhe udhëtimet me të gjatë periudhës prej vitit 1987 deri më vitin 1995. Në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar madje kishte bërë përpjekje për të bindur Bin Laden të pajtohet me familjen mbretërore të Arabisë Saudite dhe të kthehet në atdheun e tij, por ai kishte refuzuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne