Analisti Fatos Lubonja thotë se mungesa e mbështetjes për banorët e ‘Unazës së Re’ në Tiranë, është humbje për të gjithë shoqërinë. Në rubrikën “Opinion” në News 24, Lubonja theksoi se nëse qytetarët e tjerë do i bashkohen asaj proteste, banorët do të shpallen fitues.

“Është një ngjarje që na bën humbës të gjithëve. Ata mund të ishin fitues, nëse do ishim edhe ne bashkë me ta atje. Kjo qeveri ka humbur edhe atë minimumin e asaj që mund të quhet empati e njerëzve të qeverisë. Kanë një strategji të kalkuluar ftohtë, se si do të punojnë në formë konstante me ata që njëherë i quajnë biznesmenë, njëherë ofsh-orista, na grabisin dhe nuk respektojnë ligjet”, tha Lubonja.

Kur popullin e ke si populli ynë, tha Lubonja, atëherë ai reagon vetëm kur i preket kuleta.

Analisti deklaron se shqiptarët janë po aq të nënshtruar sa në periudhën e komunizmit, kur sundoheshin nga diktatori Enver Hoxha.

“Forcë është ajo që është në Francë. Këtu kanë mësuar se populli është i nënshtruar si në kohën e Enver Hoxhës. Strategjia e tyre është e qartë: Kafsho këtu, kafsho atje”, tha ai.

Fatos Lubonja kërkoi uljen e çmimit për projektin e ‘Unazës së Re’ dhe kërkoi transparencë për tenderin.

36