Ushtria izraelite arreston një fëmijë të mitur palestinez

Një 14-vjeçar nga Palestina është arrestuar nga ushtarët izraelitë në Jerusalem

Siç shihet në fotografi, 20 ushtarë izraelitë me armë në duar arrestuan 14-vjeçarin palestinez Jacsi. Po ashtu, të miturit sytë ia kanë lidhur.

Siç njoftojnë mediet e huaja, forcat e sigurimit palestinez dhe izraelit janë përleshur sot në Bregun Perëndimor.

Kujtojmë që, vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ka ngjallur reagime brenda komunitetit ndërkombëtar, me përjashtim të Izraelit, transmeton Indeksonline.

Gjermania, Franca, Italia e shumë shtete të tjera nuk e kanë përkrahur vendimin e Trump-it.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne