Varrezë e re për ushtarët grekë në Dragot të Tepelenës

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës greko-italiane(vërejtje: në përgjithësi historiografia shqiptare e ka njohur si lufta italo-greke) të viteve 1940-1941, parashikon ndërtimin edhe të një varreze tjetër në Dragot të Tepelenës.

Qeveria nuk e ka bërë publik më parë këtë gjë, por kjo zbulohet në Vendimi nr. 764, datë 27.12.2018, “Për miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2019”, në kuadër të të cilit parashikohet edhe një Projektvendim i posaçëm “Për shpronësiminm, për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “varreve greke në Dragot, Tepelenë në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy qeverive…”.

Në argumentimin e vet, qeveria thekson se kjo varrezë është pjesë e detyrimeve të marrëveshjes që rrjedh nga një ligj i ratifikuar në vitin 2010, kur në qeveri ishte Sali Berisha.

Propozues të projektaktit, pra ministritë e linjës që do të propozojnë janë Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Infrastrukutrës dhe Energjisë, gjatë katëmujorit të dytë të vitit 2019. Duhet thënë se në Dragot është planifikuar edhe ndërtimi i një ure të re nga ARRSH.

Në Shqipëri janë ndërtuar deri më tani dy vendprehje për ushtarakët grekë, në Bularat të Gjirokastrës dhe në Këlcyrë të Përmetit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne