Opinion Rajoni

Varri i Rinasit i gërmuar me duar dhe lotët e nënës

nga Dragan Bursaq

Nëna e fëmiut të vrarë ka udhëheq bisedimet çfarë nuk udhëhiqen dhe për logjikën e shëndosh janë të paimagjinueshme që kriminelët t’i lejojnë ta varros djalin në oborr të shtëpisë së saj me duar dhe lotët e saj.

Kohë me diell, mëngjes i bukur në fshatin Mojstir në Kosovë. Ka qenë 8 prilli i vitit 1999. Lumnije Musaj gërmon dheun në oborr. Dielli i bie në flokët e saja të bukur, por të lënë pas dore dhe zbulon gjurmën e gjakut i cili nga supet e saja derdhej gjer te gishtat e këmbëve. Ndërsa në kyçin e këmbës është vrimë e hapur. Më saktësisht vrima nga predha nëpër të cilin gjaku në intervale të kohë pas kohshme, duke ndjekur pulsin e zemrës, rrjedh dhe përthithet me tokën.

Vrima në këmbë është kurrgjë në krahasim me atë që gruaja po hap varrin për fëmiun e saj të vrarë i cili sikur një bosht i vogël i kuq i lëmshit qëndron i shtrirë pran saj. Kohë me diell të një mëngjesi i bukur dhe Lumnija gërmon me duar të thata varrin për djalin e saj pesëvjeçar.

Ndërsa mbi atë varr të improvizuar të thurur nga dhimbja e nënës për vdekjen e fëmiut të saj dhe asaj limfe gjaku e cila përthith tokën e shtrënguar, qëndrojnë katër ushtar serb, pinë duhan, zgërdhihen dhe shikojnë në orë. Ja, vrasësit, monstrumët kanë arritur marrëveshje me Lumnijen, në rast se ajo me duart e veta të thata hap varrin për fëmiun e saj të vrarë në afat kohe prej një orë, do ta lënë atë të varros Rinasin e saj në oborr. Në rast se jo, do të çojnë djalin e saj të vrarë në drejtim të panjohur.

Kohë me diell i një mëngjesi të bukur, Lumnija e sfilitur, pranë trupit të fëmiut të saj të vrarë, e varros në përzierjen e dheut, barit dhe shtresës së gjetheve të vitit të kaluar. Më mirë e ka që fëmiu i saj të jetë i varrosur ashtu, se sa qentë t’ia hanë kufomën apo të mos dijë ku do të jetë, mendon në vete Lumnija, gjersa sipër saj bishat në uniforma serbe vetëm zgërdhihen gjersa vështrojnë në orë….Dy ditë më parë….

Me 6 prill 1999, ushtria jugosllave ka rrethuar fshatin në të cilën para luftës kanë jetuar të përzier popullata shqiptare dhe serbe. Dhe më pas filloi granatimi sistematik dhe i shënjestruar. Janë granatuar natyrisht shtëpitë në të cilin kryesisht kanë jetuar shqiptarët, ata pak veta që kanë mbetur në fshat dhe të cilët nuk kanë arritur të ikin në kolonat e refugjatëve drejt Shqipërisë.

Predha e parë ka qëlluar mua dhe të tjerët. Kam parë shpërthimin e barkut të njomë të Rinasit. I thash vjehrrës sime të merr fëmijët tjerë dhe me ta së bashku të ikin në mal. Unë kam vendosur të vdes me fëmiun tim”, ka rrëfyer Lumnije Musaj për BIRN-in. Ajo predhë e dytë e ka prerë fëmiun tim dhe e ka kthyer përmbys tërë një botë, botën e jetesës së qetë në Mojstir. Ja, se si ushtria jugosllave e armatosur me topa vrastar dhe me predha ka vendosur të granatojë shtëpitë e shtetasve të saj, fermerëve të shkretë që për kurrgjë nuk ishin fajtor para Zotit të dashur, përveç se quheshin me emra tjerë.

Rinasi pesëvjeçar ulëritke: Nënë, shumë po dhemb”, gjersa brendësia nga barku po derdhej në tokë. Nëna nga gjaku i shumtë i derdhur nuk ishte në gjendje bile as të përqafojë atë para vdekjes. Dhe vetëm në atë çast Lumnija sheh se përveç vjehrrit të vdekur ishte vrarë edhe fqinja e saj njëzetvjeçare Ganimetja. Lumnija nuk ka më kohë, e merr me veti Rinasin e saj, e nxjerr nga shtëpia e cila akoma është nën gjuajtjen e predhave dhe ec nëpër terr.

Lumnija vrapon, rrëzohet, vrapon, rrëzohet, gjersa Rinasi në gjoksin e saj gjithnjë e më vështir, më ngadalë dhe më me zvarritje e thirr emrin e saj. E din, në rast se ndalet, në rast se kthehet fëmiu do të vdes. Në atë vuajtje, nëna kupton se është e plagosur, këmba e majtë me vrull po i gjakos. Por kjo nuk është me rëndësi kundrejt Rinasit dhe jetës së tij i cili rrjedh nëpërmjet duarve të nënës. Lumnija në agoni imagjinon për malin, për lirinë, larg nga këto bisha me uniforma që i shkatërrojnë sikurse të ishin qenie më të ulëta.

“Nënë, kurrgjë nuk shoh”, me zë plotësisht të qetë dhe disi me një zë tjetër nga gjiri i saj, lajmërohet Rinasi i përgjakur dhe hesht. Heshtja e cila shpon natën, brendinë dhe jetën. Lumnija u ndal në rrugën e pyllit. Nuk mundet më. Nuk ka arsye. Mjaft ishte ikja! Me fëmiun e vrarë në gji u kthye prapa drejt rrugës së fshatit të lindjes. Tani e gjitha është absurde.

Por, në këtë absurditet ekziston ajo e fundit, kuptimi ultimatues, të përcjell fëmiun ashtu si i ka hije Zotit dhe popullit. Lumnija Musaj e ka pru trupin e fëmiut të vrarë dhe e vendosi pran vjehrrit dhe fqinjës së vrarë.

I vështronte aty ushtarët serb se si zgërdhihen, përqeshen, bërtitnin dhe shtinin mbi të mbijetuar. Lumnijes tashmë i dukej gjithë e njëjtë. Edhe më mirë të mos mbijetojë, paso që ka humbur shumë gjak të vetin dhe djalin e tij Rinasit , ashtu njëjtë e kishte më a do të jetojë apo jo.

Por gjakatar serb kishin ide dhe qëllime tjera. Plani i tyre ishte që kufomat të merren dhe të dërgohen në drejtim të panjohur dhe me siguri përgjithmonë të humben. Nëna Lumnija në çastin e fundit me atomet e fundit të fuqisë së saj luan vallen e vdekjes me vrasësit e djalit të saj. Udhëheq bisedimet çfarë nuk udhëhiqen dhe për logjikën e shëndosh janë të paimagjinueshme- që kriminelët t’i lejojnë ta varros djalin në oborr të shtëpisë së saj me duar dhe lotët e saj.

Njëri nga ata u kujtua “të biberos” këtë lojë të tmerrshme, dhe tregoi në orë. “Ke kohë 1 orë, shqiptare, dhe jo vetëm për djalin, por edhe për këto dy të tjerë, në rast se nuk arrin, do t’i marrim kufomat me vete!”

Ashtu Lumnija nëpër ditën e bukur me diell të prillit, gërmon jo një, por tre varre, me duar të thata, vetëm që të fitojë atë orë të mallkuar, që fëmiu, bile i vdekur të mbetet pranë shtëpisë së saj.

Më në fund e arriti qëllimin! Kriminelët me uniforma shkuan, pranuan arritjen e marrëveshjes. E varrosi djalin e saj për një orë me duar të thata!

Lumnija më pas shkoi refugjate në Shqipëri, në rrugën e kaluarit të saj nga e cila doli mezi e gjallë në të cilin arrit të shpëtoj dinjitetin e eshtrave të djalit të saj.

Sot, përveç kujtimeve për vrasjen e djalit i cili kurrë nuk do të venitet, përkujtimi i përhershëm i mbetet nga tmerret e luftës dhe vrima e mbetur në këmbën e saj. Katër intervenimet kirurgjike ia shpëtuan këmbën nga amputimi.

Kurrë u kthye në fshat, shtëpia e saj ishte plotësisht e shkatërruar. Tri kufoma të varrosura në oborrin e saj ishin aty përgjatë gjashtë muajve. Në mesin e tyre edhe kufoma e djalit të saj të vogël pesëvjeçar, Rinasit të shkretë. Më tej kufomat i kanë zhvarrosur ekspertët nga Gjykata Ndërkombëtare për krime të luftës.

“Është e trishtueshme të kesh varrin e djalit të vet në oborr. Diç çdo ditë të ngrenë drejt atij”, ka rrëfyer Lumnija për BIRN-in.

Po të kishte mbijetuar Rinasi në tetor të këtij viti do të kishte mbushur plot 25 vjet. Ai bosht i vogël i kuq i lëmshit nga gjaku dhe vuajtjet, i cili sfilitke emrin e nënë në atë natë të errët të kobshme, sot do të ishte madhor i ri. Por, nuk është! Dhe kurrë nuk do të jetë!

“Më së vështiri e kam për ditëlindjen e tij. Shumë më vështirë nga përvjetori i vdekjes së tij. Vështirë e kam të shikoj tani bashkëmoshatarët e tij”, thotë Lumnije Musaj.

A duhet fare të theksohet se për këtë krim gjer më sot askush nuk është dënuar. Drejtësi nuk ka, dhe si po qëndrojnë gjërat as që do të ketë. Në këtë mënyrë është sjell ushtria jugosllave me shtetasit e vet, me fëmijë të pafajshëm të cilët askujt kurrgjë nuk i kanë bërë. Kështu një fuqi ushtarake gjuan në fëmijë. Dhe ashtu pjesëtarët e ushtrisë serbe luanin me orë dhe nënën e fëmiut të vrarë.

Para shtëpisë së Lumnije Musaj sot ekziston përmendorja me fotot e fëmiut, vjehrrit dhe fqinjës të vrarë. Pranë fotografisë së djalit Rinas qëndron vetëm një pyetje njerëzore:

“Çfarë bëri Rinasi i vogël që ta ndani nga lodrat e tij?

Burimi : Aljazeera Balkans / ML

OPINIONE